Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha në botë, G20, mbyll...

Mijëra ushtarë të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet me artileri në pjesën finlandeze të Arktikut, që nga shumë po shihet si një sinjal për Rusinë fqinje lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.
Në peizazhin me dëborë të rajonit Lapland të Finlandës, dëgjohen zhurmat e topave dhe raketave, ndërsa 3600 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Suedia, Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s po kryejnë stërvitjet që do zgjasin përgjatë gjithë nëntorit.
Ato janë pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO-s me artileri në Evropë, e emërtuar Fronti Dinamik 25, që përfshin stërvitje edhe në Estoni, Gjermani, Rumani, dhe Poloni, ku marrin pjesë gjithsej rreth 5 mijë ushtarë.
Joel Linnainmaki nga Instituti Finlandës për Marrëdhënie Ndërkombëtare tha se stërvitjet masive duhet të konsiderohen si një mesazh për Rusinë, me të cilën Finlanda ndan një vijë kufitare prej 1,340-kilometrash.
“Këto stërvitje të NATO-s kanë synim t’u dëshmojnë vendeve të tjera, në këtë rast veçanërisht Rusisë, që aleanca është e bashkuar dhe në gjendje që të mbrojë anëtarët e saj”, tha ai.
Këto janë stërvitjet e para në shkallë të gjerë që po kryhen në Finlandë që kurse vendi nordik iu bashkua aleancës vitin e kaluar, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
Koloneli Janne Makitalo që drejton stërvitjen Dinamic Front 25 në Finlandë, tha se qëllimi kryesor është trajnimi dhe rritja e ndërveprimit operacional mes njësive të artilerisë së aleancës si dhe përgatitja e trupave për kushtet e vështira në Arktik, tani që Norvegjia, Suedia dhe Finlanda janë vende anëtarë të NATO-s.
“Sigurisht dërgohet mesazhi se jemi në gjendje të trajnohemi së bashku dhe që po forcojmë kapacitetet tona”, u tha ai gazetarëve.
“Artileria është në thelb "mbreti dhe mbretëresha" e fushës së betejës, siç e kemi parë nga përvoja e luftimeve në Ukrainë", tha zoti Makitalo.
Ai hodhi poshtë idenë se NATO-ja mund të provokojë Moskën duke shfaqur fuqinë e saj ushtarake në prag të Rusisë.
"Kjo nuk është asnjë lloj shfaqje force", këmbënguli ai.
"Thënë këtë, anëtarësimi i Finlandës në aleancë shtoi "280,000 ushtarë në krahun verior të NATO-s", tha ai./ VOA
Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha në botë, G20, mbyll...
Ambasada e SHBA-së në Kiev është mbyllur përkohësisht pasi...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të mërkurën...
Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kthyer për ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar in...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, iu bash...
Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme ...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në parlamentin e Zela...
Donald Trump ka zgjedhur bashkëthemeluesen e World Wrestli...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka rënë dakord t'i japë U...
Djali 27-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë ...
Gjykata e Lartë e Hong Kongut të martën dënoi me deri në 1...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump e ka nominuar...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është duke u përballur...
Presidenti rus Vladimir Putin uli zyrtarisht pragun për pë...
Shtetet e Bashkuara vendosën ta lejojnë Ukrainën të përdor...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka kryer k...
Gjermania thotë se dy kabllo komunikacioni nën detin Balti...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka miratuar ndryshime n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...