Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Senatorët amerikanë Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së dhe senatori amerikan Gary Peters, anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA-së, vizituan të martën Tiranën, si pjesë e një turi në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Një ditë më parë ata ishin në Kosovë, ndërsa do të vizitojnë dhe Malin e Zi dhe Serbinë. Senatori Murphy do të shkojë më pas dhe në Maqedoninë e Veriut.
Në Shqipëri, siç bën të ditur ambasada amerikane përmes një postimi në "Facebook", senatorët u takuan me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe deputetë. Ata u takuan gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, si dhe me të evakuuar afganë në Shqipëri.
Presidenti Begaj shkroi në "Twitter" pas takimit se “mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të begatë”.
Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim vuri në dukje se “si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimi ynë për çështjet rajonale dhe globale - nga mbështetja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, te refuzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, te largimi i miqve afganë nga rreziku, te forcimi i mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike. - është më e rëndësishme se kurrë”, shkruajti ambasadorja Kim në "Twitter", duke cituar senatorin Murphy se “SHBA-të, nuk kanë mik më të mirë në botë se Shqipëria”.
Vizitat e dy senatorëve amerikanë në Ballkan kanë si qëllim diskutimet me udhëheqësit e vendeve të rajonit mbi atë se si SHBA-të mund të promovojnë stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon. “Ne kurrë nuk mund ta marrim paqen në Ballkan si të mirëqenë dhe vizita jonë vjen në një moment kyç për shumë nga këto vende. Ndërsa ka pasur përparim të mirë drejt normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në rrugën e pranimit në BE, ka ende një rrugë për të bërë. Senatori Peters dhe unë do të dërgojmë mesazhin e fortë se Shtetet e Bashkuara janë investuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe mbështesin rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, deklaroi senatori Murphy, sipas një njoftim për shtyp të Senatit amerikan mbi vizitën e tij dhe senatorit Peters në rajon.
“Jam krenar që përfaqësoj komunitetet e lulëzuara shqiptare dhe kosovare në Michigan dhe ky udhëtim është një mundësi e rëndësishme për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit Perëndimor dhe për të diskutuar qëllimet tona të përbashkëta strategjike”, tha senatori Peters, duke shtuar se “ne vazhdojmë të mbështesim një paqe të qëndrueshme dhe marrëdhënie të normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të punojmë së bashku me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor për të thelluar lidhjet ekonomike, sociale dhe të mbrojtjes”./ Voa
Organizata Freedom House në raportin e saj ka trajtuar dis...
Mozaiku “Shqipëria”, siç e quan kryeministri Rama, në ...
Inceneratorët janë një aferë korruptive që fillon në E...
Blendi Fevziu u është përgjigjur ofendimeve të Arjan Ç...
Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar një turp kolektiv m...
Ekspertja e Komunikimit, Jonila Godole, ka reaguar ashpër ...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe min...
Shoqata e Himariotëve u ka bërë thirrje bashkëkombësve të ...
Drejtori i OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi stra...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka luajtur sërish rolin...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zbardh...
Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona për vepra...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka bërë me dije se ka paraq...
Sot, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është pa...
Mirel Mërtiri është konsideruar shpesh në media si “njeriu...
Nesër fillon ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave a...
Ashtu si gjykata e Vlorës, edhe GJKKO vendosi masën e ...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Ulet numri i nxënësve në arsimin bazë, parauniversitar dhe...
Pandi Gjiza është një personazh ikonik në qytetin e Ko...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...