Gjyqtari i Gjykatës së Lartë dorëhiqet nga shqyrtimi i çështjes së Veliajt/ Ja kush caktohet relator
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda ka dhënë dorëheqj...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda ka dhënë dorëheqj...

Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një fond prej 200 milionë dollarësh si asistencë sigurie për shtetet e Baltikut, teksa intensifikohet aktiviteti rus në krahun lindor të NATO-s.
Fondet, që janë miratuar këtë javë në kuadër të shpenzimeve për vitin fiskal 2026, garantojnë fonde për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë nën Iniciativën për Siguri të Baltikut.
Paketa prej 838.7 milionë dollarësh, e nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 3 shkurt, parasheh rritje të bashkëpunimit me tri shtetet baltike, pavarësisht përpjekjeve të kaluara të Pentagonit për t’i eliminuar ato.
Rreth 10 milionë dollarë shtesë i janë ndarë Estonisë nga programin për financim të ushtrive të huaja, fonde të cilat Tallini i ka përdorur më parë për të blerë pajisje HIMARS, raketa Javelin dhe predha artilerie të kalibrit të madh.
“Ky është parandalim shumë i mirë për aleatët tanë të Baltikut”, ka thënë kongresisti Don Bacon në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Ai ka thënë se kjo çështje është kthyer në prioritet pasi Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka dhënë sinjale për ndalje të fondeve për programin.
“Kongresi është i përkushtuar për aleancë të fuqishme të NATO-s dhe ne e dimë që duhet vëmendje më e madhe sa i përket Baltikut”, ka thënë ai, duke shtuar se historia është dëshmi për rrezikun që kanoset nga braktisja e angazhimeve globale.
“Shumica në Kongres janë të përkushtuar për NATO-n dhe ne e dimë që kemi nevojë për miq për ta luftuar Kinën, Rusinë dhe Iranin. Nuk mund ta bëjmë vetë. Amerika vetëm është një Amerikë e dobësuar”, ka thënë Bacon.
Tri shtetet baltike, të gjitha anëtare të NATO-s dhe mbështetëse të Ukrainës, kanë parë shkelje të hapësirave të tyre territoriale nga aeroplanët dhe dronët rusë në muajt e fundit.
Bacon ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që shpejt po hyn në vitin e pestë, është kërcënim përtej kufijve të Ukrainës. Ai ka thënë se mënyra se si përfundon konflikti, më i përgjakshmi në Evropë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, do të formësojë ambientin e sigurisë për shtetet baltike dhe fqinjët tjerë më të brishtë.
“Nëse Ukraina humb, atëherë duhet ta dimë që Moldavia do të jetë e radhës”, ka thënë ai.
“Ne nuk duhet të jemi neutralë. Ne duhet të qëndrojmë në anën e lirisë dhe kundër një banditi diktator”.
Për shtetet baltike, miratimi i fondeve shkon përtej vendimeve buxhetore.
Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 4 shkurt se vendimi vërteton se ky rajon përbën linjën e frontit të NATO-s. Budrys i ka përmendur edhe rreziqet tjera që i kanosen rajonit, përfshirë operacionet hibride ruse dhe bjelloruse.
Kristen Taylor, nga Iniciativa për Siguri Transatlantike në Këshillin Atlantik, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se legjislacioni është miratuar në kohën e urgjencës në rritje, për shkak të aktivitetit rus. Sipas saj, ky financim është miratuar për t’i rritur kapacitetet ushtarake për aleatët e Baltikut. /REL
Ukraina dhe Rusia kanë filluar sot ditën e dytë të bisedim...
I dërguari i BE-së për sanksionet, David O’Sullivan, tha s...
Autori i atentatit ndaj presidentit amerikan Donald Trump ...
Pavarësisht kërcënimeve reciproke bisedimet ndërmjet Teher...
Autoriteti i Imigracionit (ICE) dhe agjencia e mbrojtjes s...
Popullsia gjermane është mbi mesataren e moshës, dhe sigur...
Të paktën 17 të burgosur politikë u liruan të mërkurën si ...
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, deklaroi se rre...
Më shumë se 160 persona janë vrarë në dy fshatra në Nigeri...
Disa të shtëna më armë zjarri në rrugën Gjilan-Kamenicë ka...
Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri një paralajmërim t...
Autoritetet në Qipro njoftuan se trupi i gjetur janar në n...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi këtë të mërku...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e p...
Dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-...
Spanja ka propozuar ndalimin e përdorimit të mediave socia...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump zhvilloi ...
Bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësua...
Lajmet e fundit nga Uashingtoni mund të shihen anembanë në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...