Zelensky akuza Rusisë: Ka shkelur armëpushimin e ndërmjetësuar nga Trump, sulmoi sistemet energjetike
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Rus...

Lajmet e fundit nga Uashingtoni mund të shihen anembanë në Indi: SHBA-ja dhe India kanë arritur një marrëveshje historike tregtare. Vetëm pak kohë pas marrëveshjes me BE-në, çuditërisht shpejt, e ndoshta jo edhe rastësisht, arrihet marrëveshja mes tyre.
Marrëveshja u njoftua në mënyrën tipike nga Trump-i, në "Truth Social", platformën e Presidentit amerikan. Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të ulë ndjeshëm tarifat doganore për mallrat e Indisë: nga 50 për qind në 18 për qind. Një tarifë ndëshkuese e vendosur më parë prej 25 për qind do të eliminohet plotësisht, sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë.
SHBA-ja e kishte vendosur këtë tarifë, sepse India vazhdoi të blinte naftë dhe gaz rus të lirë pavarësisht sanksioneve perëndimore. Një tarifë shtesë, e përgjithshme, do të ulet gjithashtu nga 25 për qind në 18 për qind.
Marrëdhëniet e ftohura mes SHBA-së dhe Indisë
Marrëdhënia midis Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, dhe Trump-it konsiderohej se ishte ftohur ndjeshëm kohët e fundit. Tarifat drastike të SHBA-së kishin tensionuar marrëdhëniet dhe një marrëveshje dukej më pak e mundur. Por tanimë nuk flitet për një atmosferë të ftohtë në kampin amerikan.
Në vend të kësaj, ambasadori amerikan, Sergio Gor, theksoi afërsinë personale midis dy udhëheqësve në kanalin e lajmeve "NDTV" në Indi. "Gjithmonë kam thënë se Kryeministri dhe Presidenti ndajnë një miqësi të ngushtë. Disa nuk e besuan, por kjo miqësi është rritur gjatë shumë viteve, ka vazhduar dhe në fund të fundit është arsyeja pse u arrit kjo marrëveshje", tha Gor.
Ndalimi i importit si levë kundër Rusisë?
Vetëm miqësia me sa duket nuk e shpjegon marrëveshjen. Siç deklaroi Trump, Modi kishte rënë dakord më parë të mos importonte më naftë nga Rusia. Ambasadori amerikan Gor nuk deshi të komentojë detajet e marrëveshjes. Mjafton të thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord prej kohësh për dëshirën për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
"Kryeministri gjithashtu dëshiron të shohë paqe atje, ashtu si edhe Presidenti", theksoi Gor. Prandaj, marrëveshja e arritur tani është një shkak për festim. Gor shtoi: "Për ta kuptuar më mirë, dua t'ju kujtoj se Bashkimit Europian dhe Indisë iu deshën 19 vjet për të negociuar marrëveshjen e tyre."
Megjithatë ekspertët e konsiderojnë të pamundur që India të ndërpresë menjëherë të gjitha blerjet e naftës bruto nga Rusia.
Në një reagim në platformën "X", Kryeministri Modi shprehu kënaqësinë e tij për uljet e tarifave. Ai ende nuk ka komentuar të dhënat për blerjen e naftës ruse. Ministri i Tregtisë i Indisë, Piyush Goyal, deklaroi se marrëveshja do të krijojë lidhje më të ngushta midis dy ekonomive dhe do të krijojë mundësi të papara për kompanitë indiane.
Sipas Presidentit të SHBA-së, Trump, India po angazhohet të ulë tarifat e importit për mallrat amerikane në zero dhe të importojë produkte me vlerë 500 miliardë dollarë.
India është hapur
Për ekspertin e tregut financiar Arvind Sanger, pakti tregtar ka implikime afatgjata: "Në vitet e fundit, India ka hezituar të marrë riskun e hyrjes në marrëveshje të tregtisë së lirë. Vetëm pak muaj më parë, vendi mezi ishte i pranishëm në shumë marrëveshje ndërkombëtare tregtare", shpjegon ai. Tani India është hapur dukshëm më shumë - "me BE-në, me Britaninë e Madhe dhe tani përsëri edhe me SHBA-në. Nga një perspektivë afatgjatë, kjo është me rëndësi të madhe."
Pak më shumë se një javë më parë, BE-ja dhe India arritën një marrëveshje të gjerë që eliminon tarifat për pothuajse të gjitha mallrat. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e quajti atë "nënën e të gjitha marrëveshjeve". /DW
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Rus...
Ndryshimi i udhëheqjes në Rusi kurrë nuk ka qenë proces i ...
Fakti që shtetet e rëndësishme të Gjirit Persik, Arabia Sa...
Elon Musk ka sulmuar ashpër kryeministrin spanjoll Pedro S...
Një tragjedi ka ndodhur në brigjet greke pas përplasjes së...
Policia Metropolitane ka nisur një hetim penal ndaj Peter ...
Një sulm me dron rus vrau dy persona të moshës 18 vjeç dhe...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se po përgatitej të...
Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, kolo...
Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës n...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe i dërguar spe...
Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve dhe soc...
NATO ka filluar planifikimin ushtarak për një mision të mb...
Një tërmet me magnitudë 6 goditi Myanmarin të martën, tha ...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprov...
Zyrat franceze të kompanisë "X" të Elon Musk janë bastisur...
Qeveria spanjolle njoftoi se do të ndalojë përdorimin e pl...
Policia e Kosovës ka kryer sot inspektim në një bodrum të ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, sërish ka pa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndodhet në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...