Përplasje për reformën zgjedhore, PS merr vendimin e vetme
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...

Gjiganti shtetëror i Rusisë, Gazprom, ka thënë se e ka pezulluar furnizimin e Evropës me gaz përmes gazsjellësit që kalon nëpër Ukrainë, pasi Kievi ka refuzuar të nënshkruajë vazhdimin e kontratës që ka skaduar në fund të vitit 2024, dhe e cila është arritur para se të niste lufta e Moskës kundër Ukrainës.
Ky vendim i Gazpromit, i bërë publik më 1 janar përmes një postimi në Telegram, nuk pritet të shkaktojë probleme të mëdha te konsumatorët evropianë, për shkak të përpjekjeve të tyre afatgjata që t’i shmangen varësisë nga gazi rus.
Sllovakia, Hungaria, Austria, dhe disa vende të Ballkanit kanë vazhduar të blejnë gazin rus përmes Ukrainës – ndonëse të sasi të zvogëluara – edhe pas nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022. Megjithatë, Moldavia rrezikohet, meqë një central i madh i saj funksionon me gazin rus. Zyrtarët moldavianë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar, pasi është kuptuar se marrëveshja mes Moskës dhe Kievit nuk do të vazhdohet.
Centrali në rajonin e shkëputur, Transdnjestër, e ka ndalur punën më 1 janar, dhe operatori i tij ka bërë të ditur se është detyruar të ndalë ngrohjen dhe furnizimet me ujë të ngrohtë për të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat administrative të rajonit, duke përjashtuar spitalet.
“E kemi ndalur trasitin e gazit rus. Është zhvillim historik”, ka thënë Ministria ukrainase e Energjisë përmes një deklarate.
“Rusia është duke humbur tregje, do të përballet me humbje financiare”.
Gazsjellësi i kohës sovjetike, ka bartur gaz nga Siberia në Sudzha të Ukrainës, dhe ka qenë i vetmi funksional, pas dëmit të gazsjellësit Rrjedha Veriore në fund të vitit 2022.
Puna në një tjetër gazsjellës, që ka bartur gazin nga Rusia në Poloni, përmes Bjellorusisë, është pezulluar, po ashtu, për shkak të nisjes së luftës.
Rusia e ka furnizuar dikur gjysmën e vendeve të Bashkimit Evropian me gaz natyror, mirëpo blloku i ka zvogëluar importet në mënyrë drastike, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Shumë vende evropiane u janë kthyer burimeve alternative, duke përfshirë blerjen e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Norvegjia.
Ministria e Energjisë e Austrisë ka thënë se furnizimet e saj janë të garantuara, falë blerjeve që i ka bërë për rrjedhje të gazit përmes Italisë dhe Gjermanisë.
Sllovakia, kryeministri i së cilës, Robert Fico, e ka bërë një vizitë të pazakonshme në Moskë muajin e kaluar, pritet të mos përballet me ndonjë mungesë, ndonëse zyrtarët sllovakë kanë thënë se furnizimet alternative do të kushtojë 184 milionë dollarë më shumë.
Fico ka thënë se ky hap do të ketë ndikim “drastik” në BE, por jo në Rusi.
Hungaria dhe vendet tjera vazhdojnë të pranojnë gazin rus përmes një gazsjellësi tjetër, TurkStrem, që shtrihet në Detin e Zi.
Vendimi i marrë nga Kievi nënkupton që Ukraina do të humbë rreth 800 milionë dollarë në vit, që i siguronte nga taksat e transitit.
Gazpromi, në anën tjetër, do të humbë rreth 5 miliardë dollarë nga zvogëlimi i shitjes.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Rel
FBI ka reaguar mbi sulmin në SHBA, i cili shkaktoi 10 vikt...
Ish-ministri dhe ish-kryetari i bashkisë së Romës, Gianni ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Orleans, SHBA.CBS Ne...
Donald John Trump ka lindur më 14 qershor 1946, është ...
Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët ...
Ukraina është ende në këmbë pas më shumë se 1 mijë ditësh ...
Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione ndaj enti...
Konflikti i vazhdueshëm mes Izraelit dhe grupit palestinez...
Ekonomia botërore po përballet me sfida që pritet të n...
Viti 2024 ishte një vit zgjedhor. Më shumë se 70 proce...
Auklandi është qyteti i parë i madh që mirëpret vitin 2025...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të martën se vendimi i ...
Pas Zelandes së Re dhe Australise Viti i Ri ka trokitur e...
Zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA ishin më...
Spektakël fishekzjarrësh në portin e Sydneit në Australi. ...
Zelanda e Re është shteti i parë që ka pritur Vitin e Ri 2...
Sapo ka kaluar ora 10:00 në Londër dhe shteti ishullor i K...
Një gjykatë në Korenë e Jugut ka lëshuar të martën urdhër ...
Autoritetet serbe kanë marrë vendim për burgosjen e prindë...
Udhëheqës botërorë dhe politikanë amerikanë reaguan ndaj v...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...