PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka lëshuar të martën urdhër për arrestimin e presidentit të vendit, Yoon Suk Yeol, dhe për bastisjen e rezidencës dhe zyrës së tij, për dyshimet për kryengritje në lidhje me shpalljen jetëshkurtër të ligjit ushtarak.
Kjo është hera e parë që lëshohet fletarrestim për një president në detyrë në Korenë e Jugut. Megjithatë, ekspertët thonë se ka pak gjasa për arrestim apo bastisje, nëse Yoon nuk shkarkohet nga detyra fillimisht.
Gjykata e Qarkut në Seul dha urdhrin për arrestimin e Yoonit dhe për bastisjen e zyrës presidenciale dhe rezidencës së tij në qendër të Seulit, sipas një komunikate nga Zyra për Hetimin e Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë, e cila po e udhëheq hetimin bashkë me policinë dhe autoritetet ushtarake.
Ajo thotë se po kryen hetim për të parë nëse shpallja e ligjit ushtarak nga Yoon më 3 dhjetor përbën kryengritje. Sipas ligjit koreanojugor, lideri i një kryengritjeje mund të përballet me dënim me vdekje apo me burgim të përjetshëm, nëse shpallet fajtor.
Kryengritja është njëra prej akuzave ndaj të cilave presidenti koreanojugor nuk ka imunitet.
Yoon u pezullua nga të gjitha detyrat presidenciale pasi u shkarkua nga Parlamenti për shkak se vendosi përkohësisht ligjin ushtarak në vend.
Ligji ushtarak zgjati vetëm disa orë, pasi Parlamenti votoi për ta rrëzuar atë dhe Yoon u tërhoq.
Sipas ligjit, presidenti në Korenë e Jugut lejohet ta shpallë ligjin ushtarak vetëm gjatë kohës së luftës, apo emergjencave të ngjashme, dhe nuk ka të drejtë ta pezullojë punën e Parlamentit qoftë edhe me ligj ushtarak.
Yoon ka ngulur këmbë se shpallja e ligjit ushtarak nga ai ishte vepër e ligjshme, duke e cilësuar atë si paralajmërim për partinë kryesore opozitare, Partia Demokratike, të cilën e ka quajtur “përlindeshe”, duke thënë se ajo e ka përdorur shumicën e saj legjislative për t’i rrëzuar zyrtarët e lartë dhe për ta minuar buxhetin e Qeverisë.
Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut pritet të vendosë për shkarkimin apo kthimin në detyrë të Yoonit.
Ekspertët thanë se Yoon me shumë gjasë do ta shpërfillë fletarrestimin. Yoon i ka shpërfillur tashmë kërkesat e vazhdueshme nga hetuesit për t’u marrë në pyetje, ndërsa shërbimi presidencial i sigurisë nuk i ka lejuar ata ta kontrollojnë as zyrën e as rezidencën e Yoonit, duke u thirrur në ligjin që ndalon bastisjet në vendet ku ka sekrete shtetërore.
Yoon Kap-keun, avokat i presidentit, e quajti fletarrestimin të “pavlefshëm dhe jashtëligjshëm”.
Shërbimi presidencial i sigurisë ka thënë se do t’i ofrojë siguri Yoonit në përputhje me ligjin.
Agjencia kundër korrupsionit ka thënë se nuk ka plane të menjëhershme se si t’i zbatojë urdhrat për arrestim dhe bastisje ndaj tij.
“Nëse Yoon nuk i lejon vullnetshëm ta arrestojnë, atëherë nuk ka mënyrë se si ata mund ta arrestojnë”, tha Choi Jin, drejtor i Institutit për Lidership Presidencial në Seul./ Rel
Autoritetet serbe kanë marrë vendim për burgosjen e prindë...
Udhëheqës botërorë dhe politikanë amerikanë reaguan ndaj v...
Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer sërish qindra të burgosur, ...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Jimmy Carter, i cili ndërroi jetë në moshën 100-vjeçar...
Hetuesit në Korenë e Jugut kanë kërkuar të hënën lëshimin ...
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, ...
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, ...
Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare ish-presidenti i SH...
Një tjetër aksident ajror ka ndodhur pasditen e sotme, ku ...
Njëmbëdhjetë persona u vranë në një shpërthim në një depo ...
Gjatë fushatës, në muajin gusht, Donald Trump bëri një pre...
Austria është në negociata për të blerë 12 avionë luftarak...
Një tren i linjës Brightline është përplasur me një zjarrf...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump duket se është radhitur...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka akuzuar...
Banorët e Beit Hanounit, në veri të Gazës thanë se ishin u...
Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Prokuro...
Tre persona kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar K...
Është thelluar bilanci i viktimave nga rrëzimi i avionit n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...