"Ata tjerët të rrinë në rrugë deri në 2029"/ Rama me banorët e Zvërnecit: Sapo të jetë gati projekti do të vijë te ju, jo në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...

Donald John Trump ka lindur më 14 qershor 1946, është një politikan, biznesmen dhe personalitet i medias amerikane që shërbeu si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021 dhe është presidenti aktual i zgjedhur pas zgjedhjeve të 2024.
Ai pritet të marrë detyrën si presidenti i 47-të më 20 janar 2025. Anëtar i Partisë Republikane, Trump është presidenti i parë në historinë e SHBA-së pa përvojë paraprake ushtarake ose qeveritare, dhe i vetmi i dyti që u zgjodh dy herë në mandate jo të njëpasnjëshme, pas Grover Cleveland në 1892.
Në qershor 2015, Trump vendosi të kandidojë si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve. Më 8 nëntor 2016, ai u shpall si presidenti i 45-të i SHBA-ve duke mposhtur kandidaten demokrate Hillary Clinton. Ai mori postin më 20 janar 2017. Për nga mosha, Trump është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së.

Lindi dhe u rrit në New York dhe morri diplomën Bachelor në ekonomi në shkollën Wharton në Universitetin e Pensilvanisë në vitin 1968.
Donald Trump ka pesë fëmijë prej tri martesave dhe tetë nipa dhe mbesa. Së pari u martua me modelen çeke Ivana Zelniskova më 7 prill 1977. Ata kishin tre fëmijë Donald Trump, Jr., Ivanka Trump dhe Eric Trump, të cilët janë zv.presidentët ekzekutiv në ''The Trump Organization''. Ata u divorcuan në vitin 1991.
Pas divorcit, Donald u martua me aktoren amerikane Marla Maples në vitin 1993. Ata kanë një vajzë Tiffany Trump. U ndanë në maj 1997 dhe u divorcuan në qershor 1999.
Donald Trump u fejua me Melania Knauss në prill 2014 dhe u martua me të në vitin 2015. Së bashku kanë një djalë, Barron Trump.
Trump e filloi karrierën e tij në biznes, si trashëgimtar i pronave të lëna nga babai i tij, atij dhe vëllezërve të tjerë e fëmijëve të tyre. Në një deklaratë ka thënë se e ka filluar karrierën e tij me një borxh prej 1 milion dollarësh prej babait të tij. Në momentin e kandidimit për president, pasuria e tij e deklaruar zyrtarisht arrinte në 8,737,540,000$.

Asetet kryesore të pasurisë së tij përfshijnë godinat e shumta dhe pasuri të patundshme. Pothuaj në cdo qytet kryesor të Shteteve të Bashkuara ndodhet një godinë e lartë e organizatës Trump, e cila drejtohej prej Donald Trump që prej viti 1971. Organizata e tij zotëron gjithashtu dhe një numër të madh objektesh të tjera luksi si kazino, fusha golfi etj.
Trump është angazhuar dhe në fushën e medias, duke qenë ideator i një reality show të quajtur “The Apprentice” dhe gjithashtu përmes zotërimit të të drejtave të transmetimit të programit “Miss Universe”, të cilat i shiti në vitin 2015
Pas zgjedhjes si president, fëmijët e tij drejtojnë organizatën Trump.
Në dhjetor 2015, Trump tha në një intervistë se ai kishte një "konflikt interesi" në marrëdhëniet me Turqinë dhe presidentin turk Tayyip Erdo?an për shkak të Kullave të tij Trump në Stamboll, duke thënë "Unë kam një konflikt të vogël interesi sepse kam një ndërtesë madhore në Stamboll dhe është një punë jashtëzakonisht e suksesshme ... Quhet Kullat Trump – dy kulla në vend të një ... Unë e kam njohur Turqinë shumë mirë.
Trump ka ndryshuar parti disa herë në karrierën e tij. Ai u regjistrua si republikan në Manhattan në vitin 1987, kurse dy vite më vonë kaloi te Partia e Reformës. Në vitin 2001, ai u bë pjesë e Partisë Demokratike para se të kalonte sërisht te republikanët në vitin 2009.

Në 1987, Trump në mediat më të njohura në amerikane reklamoi idetë e tij për të mbrojtur paqen në Amerikën Qendrore, përshpejtuar bisedimet e çarmatimit bërthamor me Bashkimin Sovjetik dhe uljen e deficitit të buxhetit federal duke i bërë aleatët amerikanë të paguanin "pjesën e tyre të drejtë" për mbrojtjen ushtarake. Ai përjashtoi mundësinë për të kandiduar për zyrën lokale por jo për presidencën.
Në vitin 1999, Trump ngriti një komitet hulumtues për të kërkuar nominimin e Partisë së Reformës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2000. Një sondazh i kryer në korrik 1999 e vendosi atë kundrejt kandidatit të mundshëm republikan George W. Bush dhe kandidatit të mundshëm demokrat Al Gore; Trump kishte 7% mbështetje. Ai hoqi dorë nga gara për president në shkurt 2000.
Fitorja e zgjedhjeve nga Trump në 2016, shkaktoi protesta në Shtetet e Bashkuara. Amerikanët kundërshtonin politikat e tij si dhe disa nga fjalimet që ai mbajti gjatë fushatës. Trump shkroi në Twitter se ata ishin "protestues profesionistë, të nxitur nga media" dhe "të padrejtë", por më vonë shtoi: "Më pëlqen fakti se grupet e vogla të protestuesve kanë pasion për vendin tonë të madh. Shërbeu si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021.
Fushata e vitit 2020, për të kandiduar për një mandat nisi me një tubim në Melbourne, Florida, më 18 shkurt 2017, më pak se një muaj pasi mori detyrën. Në dy vitet e tij të para në detyrë, komiteti i rizgjedhjes së Trump njoftoi ngritjen e 67.5 milion dollarë, duke e lejuar atë të fillonte vitin 2019 me 19.3 milion dollarë para në dorë. Nga fillimi i vitit 2019 deri në korrik të vitit 2020, fushata e Trump dhe Partia Republikane mblodhën 1.1 miliard dollarë, por shpenzuan 800 milion dollarë të kësaj shume, duke zbehur avantazhin e tyre të mëparshëm të parave mbi ish-nënkryetarin e nominuar demokrat, Xho Baiden.

Trump u bë i nominuari Republikan më 24 gusht, 2020. Në pranverën e atij vit filloi të ngrinte dyshime në lidhje me zgjedhjet, duke paralajmëruar vazhdimisht se do të "manipuloheshin" dhe duke pretenduar se përdorimi i pritur i përhapur i votimit me postë do të prodhonte "mashtrim masiv zgjedhor".
Kur Dhoma e Përfaqësuesve votoi për një grant prej 25 miliardë dollarësh për Shërbimin Postar të SHBA, për ta lejuar atë të trajtojë rritjen e pritshme të votimit me postë, Trump bllokoi financimin. Në atë që New York Times e quajti një "shkelje të jashtëzakonshme të dekorit presidencial", Trump ngriti idenë më 30 korrik të shtyrjes së zgjedhjeve.
Reklamat e fushatës Trump janë përqendruar në krim, duke pretenduar se qytetet do të kalonin në paligjshmëri nëse kundërshtari i tij Biden, fitonte presidencën. Trump ka keqinterpretuar pozicionet e Biden gjatë fushatës. Disa burime e përshkruan mesazhin e fushatës së Trump si zhvendosur në "retorikë raciste" në një përpjekje për të rimarrë votuesit e humbur nga baza e tij.
Më 7 nëntor 2020, pas katër ditëve të numërimit të votave, shumica e mediave kryesore parashikuan Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale. Trump tregoi se nuk e pranon këtë rezultat dhe tha "këto zgjedhje nuk kanë mbaruar kurrë". Ai ringjalli pretendimet e tij për mashtrime zgjedhore dhe tha se do të nisë sfidat ligjore në shtetet kryesore në lëvizje.
Trump vendosi të garonte përsëri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ai zgjodhi J.D Vance, një senator nga Ohio, si shokun e tij të garimit. Pikëpamjet politike të Vance janë të ngjashme me ato të Trump, veçanërisht për sa i përket çështjeve si emigracioni, tregtia dhe mbrojtja e interesave të amerikanëve të klasës punëtore.

Ai ka kritikuar ashpër politikat e administratës Biden për emigracionin dhe ka premtuar të rishikojë politikat e kufirit dhe sigurisë për të luftuar migracionin ilegal. Një prej pikave të tij kryesore është rinovimi i ekonomisë amerikane pas pasojave të pandemisë dhe inflacionit të lartë. Trump ka premtuar të ulë taksat për bizneset dhe individët, duke kërkuar një politikë më pro-biznes. Ai gjithashtu ka premtuar të rrisë prodhimin vendas dhe të krijojë vende pune duke nxitur investimet në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.
Trump ka bërë thirrje për një qëndrim të fortë ndaj Kinës, duke theksuar nevojën për të "ristrukturuar marrëdhëniet tregtare" dhe për të mbrojtur interesat amerikane në nivel global. Ai ka kritikuar gjithashtu politikën e jashtme të administratës Biden, duke e quajtur atë të dobët në menaxhimin e krizës në Ukrainë dhe marrëdhëniet me aleatët.
Fushata e Trump mbajti sloganin "Make America Great Again" dhe ka vazhduar të përdorë këtë platformë për të mobilizuar mbështetje nga grupe konservatore, përfshirë ata që janë të shqetësuar për ndryshimet shoqërore dhe politike që ndodhën gjatë administratës së Biden. Ai ka premtuar të mbrojë të drejtat e amerikanëve të zakonshëm dhe të kundërshtojë përpjekjet për të shtrënguar liritë themelore, siç është e drejta për të mbajtur armë.

Pavarësisht se është përballur me akuza dhe procese ligjore, Trump ka vazhduar të paraqitet si një kandidat që lufton kundër "elitarëve" dhe "sistemit të kalbur", duke mbrojtur veten si një viktimë të ndjekjes politike. Ai ka përdorur fushatën e tij për të mobilizuar mbështetje nga ata që e shohin si një lider të qartë kundër sistemit të drejtësisë dhe administratës aktuale. Fushata e Trump ka ofruar gjithashtu kritika të forta për Kamala Harris, kandidate e Partisë Demokratike pas tërheqjes së Joe Biden nga gara. Trump ka përdorur një ton të ashpër ndaj politikave të saj dhe ndaj mënyrës se si administrata Biden ka trajtuar çështje të tilla si emigracioni, siguria dhe ekonomia.
Në zgjedhjet e 4 nëntorit 2024, Trump fitoi bindshëm ndaj kanidates presidenciale të demokratëve Kamala Harris. Më 20 janar 2025, Donald Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, për të shërbyer si presidenti i 47 I SHBA, në mandatin e e tij të dytë në krye të një nga shteteve më të fortë në botë.
Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët ...
Ukraina është ende në këmbë pas më shumë se 1 mijë ditësh ...
Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione ndaj enti...
Konflikti i vazhdueshëm mes Izraelit dhe grupit palestinez...
Ekonomia botërore po përballet me sfida që pritet të n...
Viti 2024 ishte një vit zgjedhor. Më shumë se 70 proce...
Auklandi është qyteti i parë i madh që mirëpret vitin 2025...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të martën se vendimi i ...
Pas Zelandes së Re dhe Australise Viti i Ri ka trokitur e...
Zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA ishin më...
Spektakël fishekzjarrësh në portin e Sydneit në Australi. ...
Zelanda e Re është shteti i parë që ka pritur Vitin e Ri 2...
Sapo ka kaluar ora 10:00 në Londër dhe shteti ishullor i K...
Një gjykatë në Korenë e Jugut ka lëshuar të martën urdhër ...
Autoritetet serbe kanë marrë vendim për burgosjen e prindë...
Udhëheqës botërorë dhe politikanë amerikanë reaguan ndaj v...
Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer sërish qindra të burgosur, ...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Jimmy Carter, i cili ndërroi jetë në moshën 100-vjeçar...
Hetuesit në Korenë e Jugut kanë kërkuar të hënën lëshimin ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...