Protestuesit largohen nga Kryeministria/ Nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Pas gati tre orësh thirrjesh dhe fjalimesh protestuesit po...
Pas gati tre orësh thirrjesh dhe fjalimesh protestuesit po...

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të Serbisë lidhur me “kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviç”.
Sipas Sveçlës, i arrestuar V.M., ishte integruar në Policinë e Kosovës, në bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje. Sipas tij, ai u arrestua gjatë një operacioni të Policisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në Leshak.
“Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Millan Vukashinoviç, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sipas autoriteteve të Kosovës, Vukashinoviç dyshohet se u rrëmbye në brendësi të territorit të Kosovës më 1 nëntor.
“Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kanë kapacitetet për të adresuar secilin kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim”, shkroi Sveçla.
Ai tha se dyshohet që V.M. ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe të ushtrisë, “ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë”.
Autoritetet e Kosovës më herët i kishin bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë trysni ndaj Beogradit pas plagosjes dhe rrëmbimit të dyshuar të Vukashinoviqit nga Xhandarmëria e Serbisë.
Dyshohet se Vukashinoviç u plagos dhe më pas u rrëmbye më 1 nëntor në fshatin Jellakcë afër Leposaviqit, para se të dërgohej më pas në spitalin e Prokuples, e më vonë në Qendrën Klinike të Nishit. Serbia nuk ka reaguar për këtë rast.
Familja e Vukashinoviçit, përmes avokatit Ivan Niniç, kanë dorëzuar padi në Prokurorinë e Lartë Publike të Prokuples
Niniç ka thënë se meqë shteti serb ka heshtur, padia është dorëzuar kundër personave të panjohur, anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiçit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023.
Vukashinoviç ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.
Pasi autoritetet bën publike rastin e Vukashinoviçit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ai u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.
Radio Evropa e Lirë, duke përdorur mjete forenzike për identifikimin e fytyrës, ka vërtetuar se Vukashinoviq është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që kishte pasur, në një intervistë me gazetarin dhe ish-deputetin serb Nemanja Sharoviq, për televizionin KTV nga Serbia.
Gjatë asaj interviste, ai kishte deklaruar se serbët ishin detyruar të largoheshin nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 nën presionin e Listës Serbe, dhe se edhe ai vetë kishte qenë viktimë e presioneve, duke shtuar se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi sepse kishte refuzuar të jepte dorëheqje.
“Kanë shpifur për shumë gjëra, më kanë lidhur me shqiptarët, nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam këtu në Kosovë, e anashkaloj Serbinë”, kishte thënë ai. /REL
Përleshje midis protestuesve dhe policisë janë shënuar në ...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio në prag të bised...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar dhe sekuestru...
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka parala...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 20 dhje...
Në Strasburg, Viktor Orbán po shkakton një “tërmet politik...
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë...
Komuniteti ndërkombëtar është përqendruar sot në Miami, nd...
Rusia sulmoi të shtunën portin jugor ukrainas Pivdeni, tha...
Disa fotografi të publikuara së fundmi tregojnë ish-Presid...
Departamenti i Drejtësisë ka publikuar një grup të ri foto...
SHBA-ja ka ndërmarrë një seri sulmesh ajrore të përmasave ...
Ekonomia e Gjermanisë do të dalë ngadalë nga një recesion ...
Lëvizjet e fundit nga Uashingtoni dhe Brukseli tregojnë se...
Bashkimi Europian do t’i japë Ukrainës një kredi pa intere...
Autoritetet turke arrestuan aktoren Ezgi Eyupoglu dhe shta...
Një burrë me thikë dhe një granatë tymi sulmoi sot turmat ...
Fermerët europianë kanë demonstruar me traktorë që kundërs...
Kosova është njohur sot zyrtarisht edhe nga një tjetër sht...
Reshjet në ishullin Hormuz transformuan plazhin e tij të k...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar sh...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...