Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Kush kërkon një banesë në një zonë të mirë banimi në Berlin duhet të ketë shumë para. "Jepet menjëherë me qira" shkruhet në një platformë online "një apartament i mrekullueshëm me hapësirë me 4 dhoma" në lagjen Charlottenburg është në ofertë. 182 metra katrorë i mobiluar, me qira mujore 8.190 euro. Plus kostot e ngrohjes, korentit, ujit dhe shërbimeve të tjera e rrisin çmimin në 50 euro për metër katror.
Si një qira e përballueshme sociale në Gjermani aktualisht konsiderohet nga 6,50 deri në 7,50 euro për metër katror. Por me një çmim të tillë aktualisht në Berlin nuk arrin të gjesh as "ofertën e ofertave të muajit". Me të tilla çmime ofrohen aktualisht banesat me 96 metra katror në skajin më lindor të qytetit me një qira mujore prej 725 eurosh. Meqënëse apartamenti ndodhet në katin e gjashtë pa ashensor kërkohet "një familje sportive". Familjes mundësisht duhet t'i vijë përdoresh edhe punët e ndërtimit, sepse apartamenti duhet të rinovohet.

Sipas Entit Federal të Statistikave, të ardhurat mesatare neto në Gjermani, pra ato që mbeten pas zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, janë 2.165 euro. Rreth një e treta e të ardhurave shpenzohet për qira. Megjithatë, kur bëhet fjalë për qira të reja, kjo shpesh nuk është më e mjaftueshme.
Në Mynih, një metër katror kushton 19 euro me qira, në Shtutgart 18 euro, në Dyseldorf dhe Këln 12 deri në 13 euro dhe në Berlin 11 euro. “Kërkesa e lartë për hapësirë ??jetese të përballueshme plotëson rritjen historike të qirasë dhe ofertën që është shumë e pakët”, thuhet në një deklaratë aktuale nga portali online Immoscout24.
Gjermania tradicionalisht është një vend i qiraxhinjve. Ndërsa kuota e pronësisë në Europë mesatarisht është rreth 70 përqind, në Gjermani vetëm 46 përqind jetojnë në banesa e tyre private. Në qytetet e mëdha kjo kuotë është edhe më e ulët. Në Hamburg vetëm 22 për qind banojnë në shtëpinë e tyre, në Berlin madje vetëm 14 për qind.
Në Berlin kishte dhe demostrata kundër qirave të larta: Në qytetet e mëdha rriten çdo vit kostot e banimit.
Në mbarë botën po rriten çmimet e imobiljeve. Instituti Ifo dhe Instituti i Zvicrës për Politikën Ekonomike parashikojnë, që në dhjetë vitet e ardhëshme mesatarisht duhet llogaritur me një rritje prej nëntë për qind. Për Gjermaninë parashikohet një rritje me shtatë për qind. Bashkë me rritjen e inetersave të kredive kjo e bën të papërballueshme blerjen e një banese. Mbetet pra alternativë marrja me qira e banesës. Kjo e ashpërson mungesën në tregun e qirave dhe nxit rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Sipas një studimi të Institutit Eduard-Pestel për studimet e sistemeve në Gjermani mungojnë më shumë se 700.000 banesa në segmentin e çmimeve të favorshme. Qeveria ka deklaruar, se do të kujdeset për ndërtimin e 400.000 banesave të reja çdo vit. Faktikisht sivjet do të arrihet pak më shumë se gjysma, ndërsa më 2024 arritja e objektivit do të jetë dukshëm më e vështirë. Këtë e ka përllogaritur Instituti për studimet Makroekonomike dhe Koniunkturën i afërt me sindikatat.
Lufta në Ukrainë dhe inflacioni i kanë rritur kostot e ndërtimit. Ekspertët parashikojnë, që do të jetë pothuajse e pamundur që të ndërtohet me një kosto më pak se 5000€ për metër katror. Ka mungesë punëtorësh dhe lëndësh ndërtimi, në kantjere puna po ndërpritet. Në maj të këtij viti numri i lejeve të ndërtimit ka rënë me 25,9 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërkohë që në Gjermani ka shumë pak banesa sociale me sponsorizim nga shteti. Të tilla janë ndërtuar kryesisht në vitetet 1950 deri më 1970, ndërsa dekadat e fundit aspak.
Shoqatat sociale paralajmërojnë, se banimi po kthehet gjithnjë e më shumë në një çështje ekzistenciale në Gjermani. Kjo krijon tensione me potencial shpërthyes në shoqëri. Një banesë me çmim të arsyeshëm është e drejtë e njeriut, theksojnë këto shoqata.
Qira të kontrolluara nga shteti? Shumica e qytetarëve e konsiderojnë si pozitive këtë. Por Gjykata Kushtetuese në vitin 2020 e hodhi poshtë normimin e qirave të aplikuar në Berlin. Përmes një kërkese në parlament kërkohet tani sërish që politika e strehimit të jetë një detyrë publike dhe e shtetit me prioritet të lartë dhe që përmes rregullimit të qirave me një tavan të krijohet më shumë drejtësi në tregun e imobiljeve për strehimin. Nga ana tjetër kritikët tërheqin vëmendjen, se një normim i tillë do të frentonte ndërtimin, sepse pa joshjen për përfitim financiar mund të stepen investitorët./ DW
Gjykata Komerciale e Kosovës ka shtyrë ekzekutimin e vendi...
Përkeqësimi i kushteve të motit në të gjithë Evropën Jugor...
Vetëm 20,000 vizitorë në ditë do të lejohen të vizitojnë...
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij S...
Papa Françesku ka mbajtur një takim privat me viktimat e a...
Ngrohja globale e ka bërë korrikun më të nxehtë për katër ...
Të frikësosh Poloninë - ky ishte me sa duket qëllimi i fun...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump do të akuzohet e...
Koreja Veriore ka konfirmuar se po mban në paraburgim usht...
Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për evakuim të pjess...
Aktakuza prej 45 faqesh e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith...
Orkney është bërë vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar ku...
Rregullatorët kinezë kanë propozuar rregulla që do të kufi...
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij, ...
Një foshnjë 1-vjeçare në New York ka humbur jetën pasi gjy...
Blloku rajonal i shteteve të Afrikës Perëndimore tha se nd...
Një shtetas gjerman është arrestuar nga Policia e Kosovës ...
Në Izrael tashmë po ndjehen pasojat e ligjit të ri që kufi...
Prokurorët italianë kanë hapur një hetim ndaj këngëtarit t...
Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të veprojë si “ur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...