Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i filluan bisedimet në takimin e tyre në Nju Delhi të premten, duke folur për tregtinë mes vendeve të tyre dhe për paqen në Ukrainë.
India e priti liderin rus me tapet të kuq dhe Modi i tha atij se India i mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Kjo është vizita e parë e Putin-it në Indi pas katër vjetësh, dhe synimi i tij është ta rrisë tregtinë me blerësin kryesor të armëve dhe naftës së transportuar përmes detit nga Rusia, në një kohë kur sanksionet perëndimore po ushtrojnë trysni mbi lidhjet e tyre shumëvjeçare.
Vizita po ndodh në një kohë kur Nju Delhi është i angazhuar në bisedime me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje tregtare që synon uljen e tarifave ndëshkuese të vendosura nga presidenti Donald Trump mbi mallrat indiane për shkak të blerjes së naftës ruse nga India.
Moska ka qenë furnizuesi kryesor i armëve për Indinë prej dekadash dhe ka thënë se dëshiron të importojë më shumë mallra indiane në përpjekje për ta çuar tregtinë në 100 miliardë dollarë deri në vitin 2030, tregti e cila deri më tani ka qenë kryesisht në favor të Rusisë për shkak të importeve indiane të energjisë.
Qëkurse vendet europiane ulën varësinë ndaj energjisë ruse pas pushtimit të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë, India rriti blerjet e naftës ruse me zbritje, para se t’i ulte sërish këtë vit si pasojë e trysnisë së tarifave dhe sanksioneve amerikane.
“India nuk është neutrale, India ka një qëndrim, dhe ky qëndrim është për paqe”, i tha Modi Putin-it në hapje të bisedimeve.
“Ne mbështesim çdo përpjekje për paqe dhe qëndrojmë krah për krah me çdo nismë të ndërmarrë për paqe”, shtoi ai.
Putin, në përgjigje, e falënderoi Modin për vëmendjen dhe përpjekjet e tij për ta gjetur një zgjidhje për konfliktin.
“Ne patëm mundësi, dhe ju ma dhatë këtë mundësi, të flasim në hollësi për atë që po ndodh në drejtimin ukrainas dhe për hapat që po ndërmarrim së bashku me disa partnerë të tjerë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, drejt një zgjidhjeje të mundshme paqësore të kësaj krize”, tha Putin.
“Ndërsa vendet dhe ekonomitë tona rriten, edhe mundësitë për bashkëpunim po zgjerohen”, shtoi ai.
India dhe Rusia pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh në fund të bisedimeve zyrtare. Modi dhe Putin pritet të diskutojnë gjithashtu çështje që përfshijnë fuqinë punëtore dhe energjinë bërthamore civile.
Putin mbërriti në Indi një ditë pasi zhvilloi bisedime me të dërguarit kryesorë të Trump-it për një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ata nuk arritën ndonjë kompromis.
India nuk ka pranuar ta dënojë Rusinë për luftën dhe ka bërë thirrje për paqe përmes dialogut dhe diplomacisë, ndërkohë që ka thënë se lidhjet e saj me Moskën janë vënë padrejtësisht në shënjestër nga vendet perëndimore, të cilat, sipas Indisë, kanë vazhduar të bëjnë biznes me Moskën kur ka qenë në interesin e tyre./ Rel
Stuhia "Byron" hyri në fazën e saj më të rrezikshme mbrëmj...
Fermerët janë në ditën e 6-të të protestës dhe po vazhdojn...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur udhëheqësit ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia...
Pas muajsh mospajtime, shumica e anëtarëve të Unionit të T...
Një stuhie e fuqishme e quajtur ‘Bajroni’ ka goditur dhjet...
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publiku...
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Indi, për të...
Rusia ka bllokuar aplikacionin FaceTime të Apple, sipas ko...
Një gjykatë në Beograd ka urdhëruar një muaj paraburgim pë...
Një linjë ajrore kineze nisi fluturimin më të gjatë vajtje...
Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektore...
Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të ...
Meta ka filluar të heqë fëmijët australianë nën 16 vjeç ng...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, mund të ket...
Shtetet e NATO-s në takimin e ministrave të Jashtëm në Bru...
Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë d...
Konkursi i Këngës në Eurovision përballet me një betejë pë...
Pesë palestinezë, mes tyre dy fëmijë, janë vrarë nga bomba...
Një mjek nga Kalifornia, i cili i furnizoi me ketaminë yll...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...