A mund të kryejë EUFOR misionin e tij në B-H?
Një delegacion i Nënkomitetit për Sigurinë dhe Mbrojtj...

Njoftimi i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski javën e kaluar, se shërbimi sekret ukrainas kishte zbuluar një plan të rusëve për të rrëzuar qeverinë properëndimore në Moldavinë fqinje, i kujtoi botës se pavarësisht dështimeve të Rusisë si një fuqi ushtarake, ajo vazhdon që të jetë lidere në luftën hibride dhe në operacionet e ndikimit.
Ndërsa Moldavia u zhyt në një krizë politike pas dorëheqjes së kryeministres Natalia Gavrilita dhe rënies së qeverisë së saj, presidentja moldave Maia Sandu zbuloi detaje të mëtejshme të komplotit të supozuar, për të cilin ajo tha se përfshinte përdorimin e aktorëve të huaj “me përgatitje ushtarake, por të maskuar me rroba civile, për të ndërmarrë veprime të dhunshme, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe marrjen e pengjeve”.
Komploti i Rusisë për të përmbysur me dhunë udhëheqjen moldave, i bën jehonë aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe pushtimit të Ukrainës Lindore në vitin 2014, kur të ashtuquajturit “burrat shtatshkurtër dhe të veshur me të gjelbra” - një përzierje e forcave speciale ruse, operativëve të inteligjencës dhe mercenarëve - pushtuan me dhunë godinat qeveritare lokale në një operacion shumë të njohur për Rusinë.

Ndërsa Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat e Moldavisë, grushti i planifikuar nga Rusia është një rast tjetër i sjelljes hipokrite të Moskës. Në fundin e vitit 2021, teksa Rusia po bënte përgatitjet përfundimtare për pushtimin e Ukrainës, Kremlini vuri në shënjestër edhe Moldavinë, duke bërë kërcënime të vazhdueshme, dhe duke nisur një fushatë dezinformimi dhe propagande kundër saj.
Shkaku ishte presidenti moldav pro-Kremlinit, Igor Dodon, që nuk arriti të rizgjidhet dhe humbi përballë properëndimores Maia Sandu në zgjedhjet e vitit 2020. Kërcënimet u përshkallëzuan më tej pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Disa figura të qeverisë ruse bënë thirrje për “denazifikimin” e Moldavisë dhe mbrojtjen e rusishtfolësve në këtë vend. Në qendër të gjithë kësaj është Transnistria (Pridnestrovie), një krahinë e njohur ndërkombëtarisht si e Moldavisë, por që u shkëput nga Kishinau në vitin 1990.
Prej 3 dekadash, rreth 1500 trupa ruse janë stacionuar në këtë rajon, duke shkaktuar vitin e kaluar shqetësime te zyrtarët ukrainas, se Rusia mund të përdorë Transnistrian për të hapur një front të ri në Ukrainën Jugore.
Përmes kërcënimeve të ndryshme kundër Moldavisë pranverën e vitit të kaluar, Moska mendoi edhe njohjen e pavarësisë së Transnistrisë, dhe ndërsa në fund nuk e hodhi atë hap, e ka përdorur praninë e saj ushtarake në rajon për të ushtruar presion mbi qeverinë moldave dhe për të drejtuar operacione destabilizuese.

Situata është shumë e ngjashme me pushtimin nga Rusia të rajonit të Donbasit në Ukrainën Lindore. Ndaj nuk ishte ndonjë çudi që menjëherë pasi Putini nënshkroi dekretin e tij në shkurt 2022 për njohjen e Donbasit si pjesë e Rusisë, udhëheqja pro-Kremlinit në Transnistria kërkoi të njëjtën njohje.
Duke këmbëngulur që Transnistria e konsideron veten pjesë të Rusisë, zërat pro-Kremlinit akuzuan Sandu dhe “këshilltarët e saj rumunë” se po synonin të nisnin një luftë në rajon. Madje Igor Girkin (Strelkov), një operativ kyç i inteligjencës në pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2014, pretendoi se trupat rumune po mbanin uniforma ushtarake moldave në një përpjekje për të nisur një luftë.
Kjo u pasua nga një seri sulmesh terroriste të inskenuara brenda Transnistrias. Ndërsa operacionet e dezinformimit u pakësuan gjatë verës së vitit të kaluar, pasi Rusia pësoi humbje të rënda në Ukrainë, mbeti në fuqi plani për ta destabilizuar Moldavinë.
Dhe në prag të përvjetorit të parë të luftës në Ukrainë, zbulimet e javës së kaluar vetëm sa do të rrisin shanset që lufta në Ukrainë të përhapet edhe te fqinjët e saj. Në këtë kuptim, Moldavia është veçanërisht e rrezikuar, për shkak se nuk është një anëtare e NATO-s.
Ndërsa ngjarjet e vitit të kaluar, kanë nxjerrë në pah dobësinë e ushtrisë ruse dhe korrupsionin e saj të shfrenuar, Moska vazhdon të shkëlqejë në kryerjen e operacioneve keqdashëse, dhe lufta e saj hibride i jep mundësi të përfshihet në shumë zona, dhe të nxisë kaos në shumë rajone, pavarësisht se fokusin kryesor e ka te lufta në Ukrainë.

Gatishmëria e Rusisë për të ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi tjetër, është një shembull tjetër, se përse nuk mund të lejohet që ajo ta fitojë luftën në Ukrainë. Moldavia mund t’i ketë mbijetuar për momentin rrëzimit të qeverisë së saj, e cila tashmë është zëvendësuar nga një administratë e re pro-perëndimore.
Por kjo nuk do ta ndalë Rusinë që të komplotojë operacione kundër Moldavisë në të ardhmen.
Grushti i shtetit i planifikuar i Rusisë në Moldavi, na tregon se pavarësisht se u bë një vend i izoluar dhe që iu nënshtrua sanksioneve të ashpra ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar, Rusia nuk ndihet ende e detyruar të frenojë sjelljen e saj.
Disa ekspertë vazhdojnë të pretendojnë se çdo përgjigje më e ashpër ndaj veprimeve të Rusisë, do t’i shërbente vetëm përshkallëzimit të situatës. Por përpjekja e fundit për të përmbysur demokracinë moldave, tregon se pavarësisht sanksioneve, sjellja skandaloze e Rusisë vazhdon dhe madje është përshkallëzuese.
Për më tepër, kjo nuk është përpjekja e parë për grusht shteti nga ana e Rusisë. Sepse agjentët e saj u përpoqën pak vite me parë të vrisnin kryeministrin e Malit të Zi, të ndërhynin në referendumin separatist të Katalonjës për ta dobësuar Spanjën, të ndikonin në rezultatin e referendumit mbi pavarësinë e Skocisë nga Britania, të pushtonin Gjeorgjinë, dhe ndoshta edhe për të mbështesnin një komplot për të përmbysur me dhunë qeverinë gjermane.
Natyrisht, mbi të gjitha Rusia e aneksoi ilegalisht Krimenë dhe pushtoi Ukrainën. Sulmi brutal i Rusisë ndaj Çeçenisë në fillim të viteve 2000, në të cilin ajo e terrorizoi popullsinë civile në Grozni, duhet të kishte çuar në izolimin e saj ndërkombëtar. Por në vend të kësaj, Putini dhe regjimi i tij u lejuan që të forcoheshin, duke çuar në mizoritë që po shohim sot në Ukrainë.
Ambiciet revanshiste dhe imperialiste të Kremlinit duhet të marrin fund njëherë e mirë, dhe Perëndimi duhet të vazhdojë ta armatosë Ukrainën me armët që i nevojiten për të arritur fitoren, pasi vetëm humbja totale e Rusisë në këtë konflikt, do të rregullojë kursin e saj aktualisht shkatërrues.
Rruga diplomatike do të ishte gjithmonë e kotë me Vladimir Putin, dhe tashmë është humbur shumë kohë me këtë qasje. Tani s’ ka më vend për gabime. Nëse bie Ukraina, Moldavia do të jetë me siguri shteti i ardhshëm sovran që do të përballet me zemërimin brutal të Rusisë, dhe nuk do të jetë as i fundit.
Shënim: Olga Lautman, anëtare e Qendrës për Analizën e Politikave Europiane (CEPA).
Një delegacion i Nënkomitetit për Sigurinë dhe Mbrojtj...
SHBA dëshiron që Presidenti i ri i Bankës Botërore të bëhe...
Konsulentja tatimore me qendër në Berlin, Surejja Inal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajm...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqi...
Shtetet e Bashkuara kanë parë provat se Republika Popullor...
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Jill Biden dha një ng...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kina po...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me kë...
Fermeri dhe fotografi Maheshwar Sing kishte ëndërruar të n...
Autoritetet greke janë alarmuar nga një çantë e dyshimtë p...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj d...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dën...
Pasi presidenti rus njoftoi se do të pezullojë pjesëmarrje...
Në përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, presidentja ...
I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i bëri ...
Shtetet e Bashkuara do t'i ofrojnë Ukrainës një ndihmë sht...
Një stuhi dimërore me borë dhe erëra të forta goditi Shtet...
Kur Deep Vellum, një shtëpi e vogël dhe e pavarur botuese,...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...