"Gonen e paskan përzënë dhe nga protesta, Tiku sjell tezen"/ Balla ironizon Shehajn dhe Lapajn
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...

Protestuesit izraelitë kanë bllokuar autostradat nëpër vend të dielën, duke i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të japë dorëheqje dhe të bëjë trysni për një armëpushim për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë nga Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Demonstratat u mbajtën një ditë pasi ndërmjetësit ndërkombëtarë i ripërtërinë përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.
Të shtunën, Hamasi e dha pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit për Associated Press.
Vendimi i Hamasit mund të bëjë që të ketë pushim të luftimeve për herë të parë prej nëntorit të kaluar, si dhe ta hapë rrugën për bisedime të mëtutjeshme për t’i dhënë fund luftës tashmë nëntëmujore.
Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Lufta gjithashtu ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe ka nxitur një krizë të madhe humanitare në Gazë.
Protestuesit i bllokuan rrugët kryesore dhe demonstruan gjithashtu para shtëpive të anëtarëve të Parlamentit të Izraelit.
Në afërsi të kufirit me Gazën, protestuesit izraelitë i lëshuan 1.500 balona verdhezi, në nderim të atyre që u vranë dhe rrëmbyen.
Hannah Golan tha se doli për të protestuar kundër “braktisjes së komuniteteve tona nga qeveria jonë”.
Ajo shtoi: “Sot janë bërë nëntë muaj nga ajo ditë e zezë, dhe akoma askush në qeverinë tonë nuk merr përgjegjësi”.
Izraeli thotë se më shumë se 120 pengje po mbahen ende në Gazë, pasi më shumë se 100 të tjerë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor. Sipas tij, rreth 40 pengje kanë vdekur dhe druhet se më shumë do të vdesin me vazhdimin e luftës.
Bisedimet për armëpushimin kanë ngecur kohë pas kohe për shkak të kërkesës së Hamasit që çdo marrëveshje të përfshijë përfundimin e luftës.
Kryeministri Netanyahu ka ofruar ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por ka thënë se lufta nuk do të mbarojë derisa Izraeli ta shfarosë Hamasin dhe t’i kthejë të gjitha pengjet që po mbahen nga grupi militant./ REL
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është i gatshëm të ...
Francezët u drejtohen sërish kutive të votimit këtë të...
Rusia bëri sulme me dronë në mbarë Ukrainën gjatë orëv...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovs...
Një valë e ngadaltë të nxehti, shoqëruar potencialisht...
Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 k...
Reformisti i moderuar, Masud Pezeshkian, i cili i fito...
Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike pas pak javësh d...
Me vetëm katër muaj larg zgjedhjeve presidenciale në S...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Kryeministri i sapozgjedhur i Mbretësirë së Bashkuar, ...
Partitë e të gjithë spektrit politik u kërkuan francez...
Presidenti amerikan, Joe Biden, me karrierën e tij pol...
Hamasi ka pranuar propozimin amerikan për të filluar b...
Njëzet vjet pas zgjerimit të fundit të madh të Bashkimit E...
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Sh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Ëndrra për një triumf të katërt në Kampionatin Evropia...
Çekia ka vendosur të ndalojë hyrjen e rusëve pa pasapo...
Në ditët e fundit të fushatës, para raundit të dytë të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...