web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria garanton mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale

12 Tetor 2025, 10:07, Kosova & Bota CNA

Prokuroria garanton mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale

Për zgjedhjet lokale që po mbahen sot, Prokuroria e Shtetit tha se ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë prokurorialë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Në një njoftim nga Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës bëhet e ditur se prokurorët janë në zyrat e prokurorive ose stacionet policore, duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të parandaluar çdo parregullsi.

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, mbikëqyr zbatimin e detyrave të prokurorëve dhe fton qytetarët, subjektet politike dhe institucionet të raportojnë çdo rast dyshimi për manipulim të votës, thuhet, mes tjerash, në njoftim./ Rel





Lajmet e fundit nga