Merz mbërrin në Paris/ Takim me presidentin Macron për angazhim ndaj Europës
Kancelari gjerman Friedrich Merz mbërriti sot në Paris, në...

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin të bëjë reforma për të lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por po ashtu kërkon që Prishtina dhe Beogradi të hapin një kapitull të ri në bisedimet për normalizim.
“Është e qartë që procesi integrues i Kosovës ka nevojë për një momentum të ri – na duhet një kapitull i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që të gjitha partitë e mëdha politike në Kosovë mbështesin fuqishëm integrimin në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane dhe ne do të punojmë së bashku në agjendën e reformave sepse çdo anëtarësim në të ardhmen duhet të bazohet në meritë”, tha raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras.
Sipas eurodeputetëve, dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, “fatkeqësisht nuk ka prodhuar rezultatet e pritura”, teksa ata u kërkuan të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.
BE-ja ka përsëritur vazhdimisht se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është parakusht për rrugën e të dyja vendeve drejt integrimit evropian.
Së fundi, shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se Brukseli është duke analizuar gabimet në procesin e dialogut, që ka nisur më 2011.
Ndërkaq, në raportin për Kosovë, PE-ja tha se shteti ka bërë përparim të dukshëm në reformën zgjedhore, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.
Megjithatë, sfidat mbeten sa i përket reformave në gjyqësor, liri të medias, efikasitetit të administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve publike. Eurodeputetët theksuan se përkushtimi i vazhdueshëm i reformave gjithëpërfshirëse dhe qeverisjes përfshirëse është thelbësore për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
Eurodeputetët thanë po ashtu se Kosova ka qenë cak i ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese, veçmas nga Rusia dhe Kina, që kishin për synim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e integrimit evropian të Ballkanit perëndimor.
Prandaj, “Parlamenti Evropian i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të forcojë kapacitetet e saj për të luftuar këto kërcënime”, tha PE-ja.
Më 7 maj, eurodeputetët po ashtu kanë miratuar një raport për Serbinë, të cilës iu kërkua që të përmirësojë dialogun e brendshëm politik, të mbrojë sundimin e ligjit dhe të bëjë reforma kundër korrupsionit.
Ndërkaq, sa i përket dialogut me Kosovës, në raport u tha se Serbia "duhet të punojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse të normalizimit me Kosovën", por po ashtu edhe të "harmonizojë plotësisht politikën e saj të jashtme me atë të BE-së"./ Rel
Kancelari gjerman Friedrich Merz mbërriti sot në Paris, në...
Fluturimi i Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për në Moskë...
Kardinalët po fillojnë zgjedhjen e Papës së ri në Konklavi...
Komisioni Europian, përmes Komisioneres për Zgjerim, Marta...
India nisi sulmet në Pakistan dhe në Kashmirin e administr...
Ukraina pret 3 milionë predha artilerie nga aleatët e saj ...
Kuvendi i Kosovës vijon maratonën e moskonstituimit. Në s...
Ditën e sotme nis një nga ngjarjet më të rëndësishme për V...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për herë të 12-të në ...
India ka sulmuar me raketa Pakistanin në të paktën 9 vende...
Qeveria indiane ka deklaruar se forcat e saj kanë nisu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se po shqyrton...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e...
Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po për...
Friedrich Merz ka siguruar shumicën në raundin e dytë të v...
Athina i ka mohuar vazhdimisht akuzat për kthim prapa të e...
Studentët protestues të Serbisë po kërkojnë zgjedhje të pa...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka refuzuar një koalici...
Shteti i Bruneit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës. L...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se udhëheqësi...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra ...
Më shumë se 1.000 persona kanë humbur jetën për shkaqe të ...
Bashkimi Europian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...