web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e Papës së ri/ Konklava nis punimet, sot votimi i parë

7 Maj 2025, 08:41, Kosova & Bota CNA

Zgjedhja e Papës së ri/ Konklava nis punimet, sot votimi i parë

Ditën e sotme nis një nga ngjarjet më të rëndësishme për Vatikanin. Konklava do të mblidhet sot për të zgjedhur Papën e ri, pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Papa që do të pasojë Françeskun do të jetë i 267-ti.

Një Kardinal për t’u zgjedhur Papë duhet të sigurojë 89 në total, apo dy të tretat e votave.

Në orën 15:00 në Vatikan ndërpriten valët e telefonit, ndërsa në orën 16:30 nis punimet Konklava.

Kandidati, i cili përflitet si emri më i mundshëm për t’u zgjedhur është Kardinali Parolin.

Janë 133 kardinalë që do të votojnë për zgjedhjen e Papës së ri./ CNA





Lajmet e fundit nga