web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas dorëheqjes së Abdixhikut, zbulohet kandidati që kërkon të marrë drejtimin e LDK-së

25 Janar 2026, 14:42, Kosova & Bota CNA

Pas dorëheqjes së Abdixhikut, zbulohet kandidati që kërkon

Avdullah Hoti ka bërë me dije se dëshiron të marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se ka ardhur koha për ta kthyer atë në forcën kryesore politike në vend.


Hoti përmes një njoftimi në rrjetet sociale është shprehur se do të kërkojë besimin e delegatëve të partisë në Kuvendin e LDK-së më 31 janar.


Kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes së Lumir Abdixhikut për shkak të rezultatit në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë.


Hoti, 50 vjeç, është pjesë e LDK-së nga viti 2006 dhe, përveç si kryeministër i vendit, në të kaluarën ai ka shërbyer edhe si ministër i Financave i Kosovës./ CNA





Lajmet e fundit nga