Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Bisedimet e filluara në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë janë planifikuar të vazhdojnë edhe të shtunën. Ndërkohë që negociohet, Putin-i intensifikon sulmet.
Për herë të parë nga viti i kaluar, Kievi dhe Moska kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, palët u takuan në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar planin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Raundi i parë i bisedimeve ka përfunduar, njoftoi zyra presidenciale ukrainase.
Takimi trepalësh u përqendrua në kushtet për përfundimin e luftës, u shpreh negociatori ukrainas Rustem Umerov, por nuk dha detaje. Kurse Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mesazhin e tij me video në mbrëmje, tha se është shumë herët për të nxjerrë përfundime nga takimi në Abu Dhabi.
Rusia kërkon Donbasin
Negociatat kanë të bëjnë kryesisht me territoret, më saktësisht, me Donbasin - dhe çështjen se kush do ta kontrollojë këtë rajon industrial të Ukrainës lindore pas përfundimit të luftës. Rusia e ka pushtuar një pjesë të madhe aty ushtarakisht. Pjesa tjetër është me rëndësi të madhe për Ukrainën. Moska po kërkon që Ukraina të tërhiqet nga pjesa e Donbasit që ende kontrollohet nga Kievi - dhe po e bën këtë një parakusht për bisedimet e paqes. Kievi refuzon tërheqjen vullnetare. "Çështja e Donbasit është një çështje kyçe", theksoi Presidenti Volodymyr Zelensky para se të fillonin negociatat.
Dimri i katërt i luftës
Pavarësisht negociatave për paqen në Abu Dhabi Rusia ka vazhduar të sulmojë Ukrainën. Sipas burimeve ukrainase, Kievi dhe Kharkivi janë nën sulme të rënda. Sipas zyrtarëve ukrainas, dronët dhe raketat goditën disa lagje të qyteteve, ka të paktën një viktimë dhe katër të plagosur. Kryebashkiaku Vitali Klitschko deklaroi në Telegram herët të shtunën në mëngjes: "Kievi është nën sulm masiv armik. Mos u largoni nga vendstrehimet."
Aktualisht në Ukrainë, miliona njerëz janë pa energji elektrike. Në kryeqytetin Kiev, 4,000 ndërtesa mbeten pa ngrohje pasi ushtria ruse sulmoi përsëri infrastrukturën energjetike të vendit të martën në mbrëmje. Temperaturat në Kiev aktualisht janë rreth -12 gradë Celsius. Shumë njerëz po jetojnë në apartamente të ftohta për javë të tëra me vetëm disa orë energji elektrike në ditë.
BE njoftoi se do të dërgonte 447 gjeneratorë shtesë emergjence në Ukrainë. Veprimet e Rusisë po i privonin "qëllimisht" civilët nga ngrohja, drita dhe nevojat themelore në mes të një dimri të ashpër, tha Komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib./ DW
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar hetim pasi ...
FBI ka arrestuar një nga personat më të rrezikshëm në botë...
Një stuhi gjigante dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkua...
"Hov i ri" për ekonominë dhe një "politikë e angazhuar mig...
Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington,...
Peter Sorensen, i dërguari europian për dialogun, ka thënë...
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me t...
Emri i Sellver Hrustiçit, shtetas i Bosnje e Hercegovinës,...
Rinisja e centralit bërthamor më të madh në botë u pezullu...
Pesë orë diskutuan krerët e qeverive dhe shteteve të BE: T...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar tërheqjen e...
Negociatorët rusë, ukrainas dhe ato amerikanë do të zh...
Mbremjen e kësaj së enjteje ka nisur një takim midis të dë...
Numri i viktimave nga përplasja mes dy trenave të shpejtë ...
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobi...
Vlerësimi i ri i dëmeve nga vala e fortë e motit të keq që...
Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të funksionalizojnë komi...
Shtetet e Bashkuara emëruan një të ngarkuar të re me punë ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban iu drejtua Presidentit...
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...