Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) mblidhen mbrëmjen e 22 janarit në Bruksel për një samit urgjent, i thirrur pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndaj disa shteteve të kontinentit evropian.
Mbajtja e samitit u konfirmua edhe pasi presidenti amerikan më 21 janar hoqi dorë nga vendosja e tarifave, pasi në Davos të Zvicrës u arrit një pajtim për kornizën e marrëveshjes për Grenlandën gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Bashkimi Evropian në samit kishte planifikuar fillimisht të diskutojë për një përgjigje të përbashkët ndaj kërcënimeve amerikane për tarifa. Pritet që udhëheqësit evropianë të bisedojnë edhe për strategjinë e përgjigjes ndaj kërcënimeve të mundshme në të ardhmen nga presidenti Trump.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në ftesën drejtuar shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së, theksoi se dëshiron një diskutim mbi sfidat në marrëdhëniet transatlantike, pasojat e tyre për Bashkimin Evropian, si dhe koordinimin e hapave të ardhshëm.
Parlamenti Evropian më 21 janar pezulloi procesin e ratifikimit të marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në dritë të tensioneve lidhur me Grenlandën. Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë për Groenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në.
BE-ja synon që marrëdhëniet tregtare të jenë të qëndrueshme, të parashikueshme dhe të sigurta, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë dëshiron të ketë në dispozicion kundërmasa të shpejta.
Sipas diplomatëve evropianë, blloku evropian dëshiron të përcaktojë qartë sa i fortë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm është aktualisht partneriteti transatlantik tregtar dhe aleanca ushtarake.
Fokusi i diskutimit pa dyshim do të jetë Grenlanda, dhe pritet që udhëheqësit të marrin më shumë informacione nga Danimarka.
Kryeministrja e vendit pas konfirmimit të arritjes së pajtimit për kornizën e marrëveshjes tha se shteti i saj është i gatshëm të bisedojë për sigurinë në Arktik, por insiston në respektimin e integritetit territorial.
Bordi për Paqe në agjendën e takimit të liderëve evropianë
Bashkimi Evropian aktualisht heziton të marrë pjesë zyrtarisht në Bordin e ri për Paqe, duke pritur sqarime shtesë nga pala amerikane, por edhe duke analizuar nëse pjesëmarrja në këtë trup lejohet nga kushtetutat e disa shteteve anëtare.
Komisioni Evropian fillimisht përshëndeti idenë e këtij Bordi, por BE do të përpiqet të marrë një qëndrim të përbashkët edhe për këtë çështje. Për disa vende evropiane problematike është fakti që Trump ka ftuar në Bord edhe presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë, Vladimir Putin, dhe Aleksandar Lukashenko.
Megjithatë, unanmiteti për këtë çështje nuk është më i mundur, pasi në këtë Bord janë bashkuar Bullgaria dhe Hungaria. /REL
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shprehur kri...
Kryeministri çek, Andrej Babis është bërë objekt shakash n...
Mbi 76 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në Kosov...
Rajoni i Atikës në Greqi po përballet me shkatërrim të gje...
Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Marina Fran...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lansu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti fjalimin në For...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbajtur fjal...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, nga Davos deklaroi se që ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në fjalimin e tij në D...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar Bordin e...
Tre persona janë qëlluar duke mbetur viktima dhe një perso...
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, përshëndeti ndrys...
Finlanda, Danimarka, por edhe Suedia prej kohësh nuk kanë ...
Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johan Wadephul, qeveri...
SHBA-ja do të largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore ...
Zyrtarët e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) arre...
Shtatë vende, përfshirë Arabinë Saudite, Turqinë dhe Egjip...
Televizioni shtetëror iranian raportoi sot se 3117 persona...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...