Presidenti kinez bën thirrje që ushtria e vendit të bëhet një “mur i fortë çeliku”
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se dëshiron ta kthe...

Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje fuqimisht. Me këtë formulë mund të përmblidhen rezultatet e raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen. Instituti suedez merr në shqyrtim dhe krahason tregtinë botërore të armëve në të gjithë botën dhe e furnizon opinionin dhe ekspertët me të dhëna ushtarake.
Sipas studiuesit të SIPRI, Pieter WezBOTAeman, në bisedë me "Deutsche Welle"-n te trendet kryesore të tregtisë së armatimit bën pjesë "rritja e ndjeshme e importit të armëve në shtetet europiane" dhe "shtimi i rolit të SHBA-së si furnizuese armësh në të gjithë botën". Në hapësirën kohore më të fundit të marrë në shqyrtim nga vitet 2018-2022 tregtia botërore e amëve ka rënë me 5% krahasuar me periudhën 2013-2017. Ndërkohë, importet e armatimit të vendeve europiane nga SHBA-ja janë shtuar me 47%, ato të shteteve të NATO-s madje me 65%. Arsyeja për këtë lidhet me fillimin e luftës në Ukrainë.
Ukraina, numri 3 në botë si importuese
Më parë Ukraina nuk luante rol si blerëse e armëve, kjo sepse ish-republika sovjetike prodhonte vetë armë dhe ka pasur ende shumë armë nga koha e Bashkimit Sovjetik. Por nëse vëren shifrat për importimin e armëve në vitin 2022 Ukraina është ngjitur në vendin e tretë në botë si vend importues i armëve.
Ndërsa pesë vendet kryesore eksportuese të armatimeve në botë janë SHBA, Rusia, Franca, Kina dhe Gjemania. Në këtë renditje nuk ka ndryshuar asgjë krahasuar me periudhën e mëparshme. Ndryshime ka pasur vetëm te vende të veçanta. Kështu SHBA, nr.1 në botë për eksportet e armëve i ka shtuar me 14%, që përfshijnë 40% të eksporteve globale të armëve, ose "transferës globale", sipas SIPRI-t që përfshin tregtinë e armëve si edhe ndihmën ushtarake (falas), që luan rol te mbështetja e Ukrainës. Rritje të madhe si eksportuese armësh shënon edhe Franca, numri 3 në botë për tregtinë e armëve. Sipas SIPRI-t ndryshime të tilla nuk janë të pazakonta, sepse lidhen herë pas here me porosi të majme në prodhimin e armatimit. Pieter Wezeman shpjegon me këtë edhe rënien e ndjeshme me 35% të biznesit të armatimit të Gjemanisë. "Ndryshimi në eksportin e armatimit nga Franca është i natyrës strukturore. Franca e mbështet fuqishëm industrinë e saj të armatimeve dhe me këtë pati shumë sukses vitin e kaluar."
Në sy bie edhe rënia e Kinës si eksportuese e armëve, 23%. Eksperti i SIPRI-t e shpjegon këtë me faktin që "Kina nuk ia ka dalë të futet në disa nga tregjet më të rëndësishme të armatimit, në disa raste thjesht për arsye politike." Për shembull Kina nuk shet armë te rivali i saj, India. Sipas Wezeman, Kina nuk ia ka dalë për habi as të mënjanojë konkurrentët nga SHBA-ja dhe Europa në në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Një rënie të ndjeshme të tregtisë së armëve shënon Afrika, 40%. Por sipas ekspertit të SIPRI kjo nuk e bën Afrikën më paqësore. Shifrat e SIPRI "nuk qëndrojnë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me konfliktet në të cilat përdoren armët" në këtë rajon. Rusia e ka shtuar influencën e saj si furnizuese armësh në pjesën e Subsaharës, sidomos në Mali. Më parë Mali ka blerë armatime nga shumë vende, edhe nga Franca e SHBA-ja. Pas puçit ushtarak në vitin 2020 shumë vende perëndimore ishin të rezervuara, ndërkohë që Rusia i shtoi shitjet në këtë vend./DW
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se dëshiron ta kthe...
Kina lidh me studentët kinezë, që marrin bursa, kontra...
Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që ...
Ish-Nënpresidenti Mike Pence kritikoi ashpër ish-President...
Anëtarët e grupit aktivist të ekstremit të majtë Rouvikona...
Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Turqi po...
Eksperti Drizan Shala ka bërë një deklaratë të fortë se çf...
Irani ka thënë se ka arrestuar më shumë se 100 persona në ...
Pas Vjosa Osmanit, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias,...
Të shtunën në mbrëmje, me 195 vota pro dhe 112 kundër,...
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimit me ministrin e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se M...
Zoran Gjingjiq kishte virtyte që vështirë të gjenden n...
Pagat minimale në shumë vende të BE-së janë ulur për s...
Falë një dimri të butë industritë që konsumojnë mjaft ...
Autoritetet greke kanë evakuuar zonën rreth stacionit ...
Qindra mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në atë që dis...
BE i sheh subvencionet amerikane si rrezik serioz për ...
BBC-ja u detyrua të heqë pjesën më të madhe të program...
Më 2013 Kina rriti shpenzimet e saj, pas propozimit të udh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...