Rama për protestat: Në bulevard edhe turistë të shtirur, lëpijnë e pickojnë tubuesit e sinqertë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...

Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet te ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut, pavarësisht kundërshtimeve të minutës së fundit nga një grup vendesh të udhëhequra nga Rusia.
Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i cili organizoi “Samitin për të Ardhmen”, e cilësoi atë si një “mundësi që vjen një herë në një gjeneratë” për të rishkruar historinë njerëzore duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar.
Si një akt hapës për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon më 24 shtator, dhjetëra kryetarë shtetesh dhe qeverish u mblodhën për nënshkrimin e tekstit.
Në versionin e miratuar, udhëheqësit u zotuan të forcojnë sistemin multilateral për të “mbajtur ritmin me një botë që po ndryshon” dhe për të “mbrojtur nevojat dhe interesat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm” përballë “krizave të vazhdueshme”.
“Ne besojmë se ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur për gjithë njerëzimin”, thuhet në dokument. Pakti përmban 56 “veprime”, përfshirë angazhimet për multilateralizëm, mbrojtjen e Kartës së OKB-së dhe ruajtjen e paqes.
Ai gjithashtu bën thirrje për reforma në institucionet financiare ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, së bashku me përpjekjet e ripërtërira për të luftuar ndryshimet klimatike, për të promovuar çarmatimin dhe për të udhëhequr zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Miratimi i tekstit u përball me një vonesë të shkurtër kur zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Vershinin, paraqiti një amendament që theksonte “parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve”.
Kundërshtimet e Rusisë u mbështetën nga aleatët e saj, si Bjellorusia, Koreja e Veriut, Irani, Nikaragua dhe Siria, por amendamenti i saj u hodh poshtë me shumicë dërrmuese. Nga fjalët në veprime
Gjatë fazës së negociatave, Guterres i kishte nxitur kombet të tregojnë “vizion” dhe “guxim”, duke bërë thirrje për “ambicie maksimale” për të forcuar institucionet ndërkombëtare për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve të sotme.
Megjithatë, përderisa ka disa “ide të mira”, teksti “nuk është dokumenti revolucionar që reformon gjithë multilateralizmin, siç kishte kërkuar fillimisht Antonio Guterres”, tha Richard Gowan, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, për AFP-në.
Ngjashëm u shprehën shumë diplomatë, të cilët shprehën zhgënjim kur diskutuan për ambicien dhe ndikimin e tekstit, duke e përshkruar atë si “të vakët”, “emëruesi më i ulët i përbashkët”, dhe “zhgënjyes”.
“Idealisht, do të dëshironim ide të reja, ide të freskëta”, tha një diplomat.
Lufta kundër ngrohjes globale ishte një nga pikat e debatit në negociata, me referenca për “tranzicionin” larg karburanteve fosile që ishin zhdukur nga drafti i tekstit disa javë më parë, përpara se të riktheheshin.
Pavarësisht kritikave, pakti është ende “një mundësi për të pohuar angazhimin tonë kolektiv ndaj multilateralizmit, edhe në kontekstin e vështirë gjeopolitik aktual”, tha një diplomat perëndimor, duke theksuar nevojën për të rindërtuar besimin midis Veriut dhe Jugut Global.
Vendet në zhvillim kanë qenë veçanërisht të zëshme në kërkesën për angazhime konkrete për reformimin e institucioneve financiare ndërkombëtare, duke synuar të sigurojnë qasje më të lehtë në financime preferenciale, veçanërisht duke marrë parasysh ndikimet e ndryshimeve klimatike. Teksti përfshin me të vërtetë “angazhime të rëndësishme për drejtësi ekonomike dhe reformimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare”, komentoi Human Rights Watch (HRW), duke lavdëruar gjithashtu “fokusin në të drejtat te njeriut."
Megjithatë, udhëheqësit botërorë “ende duhet të tregojnë se janë të gatshëm të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, tha Louis Charbonneau, drejtori i HRW për OKB-në.
Pavarësisht përmbajtjes së tij, pakti dhe anekset e tij — një Pakt Global Dixhital dhe një Deklaratë mbi Brezat e Ardhshëm — nuk janë ligjërisht obliguese, duke ngritur kështu shqetësime për zbatimin, veçanërisht pasi disa parime — si mbrojtja e civilëve në konflikte — shkelen çdo ditë. “Detyra jonë e ardhshme është t'u japim jetë atyre, për t'i kthyer fjalët në veprime”, tha Guterres./ Rel
Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çlirua...
Një sulm izraelit në një shkollë që ishte transformuar për...
Një sherr masiv ka ndodhur në mesnatë në sheshin "Grigorio...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izrael...
50 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur...
Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë...
Një 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar kanë ndërruar jetë...
Në tryezën me temën “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj...
Katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gja...
Ukraina tha të shtunën se kishte goditur gjatë natës dy de...
Gjatë natës pati një tjetër shkëmbim të ashpër zjarri mes ...
Pse Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) është e rënd...
Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek ...
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga v...
Inga, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin e saj të p...
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët rep...
Muajt e parë të vitit 2024 kanë qenë më vdekjeprurësit për...
Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të ...
Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në bo...
Shërbimi Sekret thotë se mundësia që pati një person i vet...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...