Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët republikanë kanë përhapur pretendimin se emigrantët në shtetin Ohajo po hanë macet dhe qentë e banorëve. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, kjo ka sjellë rreziqe të sigurisë dhe ndasi të mëtejshme në këto zgjedhje ku emigracioni është një temë qendrore e fushatës elektorale.
Policia në Ohajo kontrollon klasat nëpër shkolla dhe vazhdon të ruajnë vigjilencën përreth godinave pas dhjetëra kërcënimeve për dhunë. Këto masa u morën pas pretendimeve false se emigrantët haitianë në qytetin Springfield po hanë kafshët shtëpiake të banorëve.
“Nuk jemi mësuar me një situatë të tillë në shoqërinë amerikane, që haitianët të sulmohen për diçka që nuk e kanë bërë”, thotë pastorja Dor, e Kishës së Parë Evangjeliste Haitiane në qytetin Springfield.
Këto pretendime në internet dhe gjatë fjalimeve elektorale u bënë nga kandidati për president Donald Trump dhe kandidati për nënpresident, senatori i Ohajos, JD Vance.
Ish-Presidenti Trump tha se emigrantët haitianë në Springfield po hanë macet dhe qentë e banorëve.
“Mund t’ju them këtë gjë. Do të bëjmë deportime të mëdha nga Springfield, Ohajo. Deportime të mëdha. Do t’i largojmë këta njerëz”, tha ish-Presidenti Trump.
Ndërsa zyrtarët në nivel vendor dhe ata të shtetit të Ohajos thonë se nuk ka raportime të besueshme se dikush po ha kafshët shtëpiake zoti Vance i tha kanalit televiziv NBC News se ka dëgjuar për këtë nga votuesit.
“Nuk i përsëris pasi i kam shpikur vetë. I përsëris pasi votuesit e zonës time po thonë se po ndodhin këto gjëra”, tha zoti Vance.
Mbi 15 mijë emigrantë haitianë kanë ardhur ligjërisht në qytetin Springfield me një popullsi prej 60 mijë banorësh, përgjithësisht për shkak të mundësive për punësim dhe koston e lirë të jetesës.
Emigranti Clio Paraison i tha Zërit të Amerikës se për shkak të kësaj situate qëndron më shumë brenda.
“E pashë në internet. Njerëz që flasin për mënyrën sesi haitianët sillen keq. Por qartazi nuk ka asnjë provë. Gjithsesi, unë nuk eci nëpër qytet”, thotë ai.
Rivalja e ish-Presidentit Trump në këto zgjedhje, Nënpresidentja Kamala Harris, thotë se ajo që po ndodh në Springfield është e turpshme.
“Po përdoren burimet e agjencive të zbatimit të ligjit për këtë, për shkak se këto kërcënime serioze po bëhen ndaj një komuniteti, që bënte një jetë produktive, të mirë, përpara kësaj. Dhe me gënjeshtra të bazuara në gojëdhëna të vjetëruara”, tha Nënpresidentja Harris.
Kryetari i bashkisë Springfield, Rob Rue thotë se politikanët që e vendosën këtë qytet në epiqendrën e vëmendjes politike kombëtare, duhet të ndihmojnë për të rikthyer qetësinë.
“Do të dëshironim që ata që ndodhen në skenën kombëtare të mund të sjellin paqen, të zbusin fjalët e tyre dhe të flasin të vërtetën. Këto po kërkon Springfield-i. Na duhet paqe”, tha kryebashkiaku Rue.
Ish-Presidenti Trump dhe senatori Vance thonë se do ta vizitojnë qytetin Springfield për të parë nga afër se ç’po ndodh atje./ VOA
Muajt e parë të vitit 2024 kanë qenë më vdekjeprurësit për...
Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të ...
Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në bo...
Shërbimi Sekret thotë se mundësia që pati një person i vet...
Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve tu...
Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytet...
Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izrae...
Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shte...
Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike...
Sot në Gjermani jetojnë më shumë refugjatë se kurrë. Sipas...
Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vje...
Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi s...
Dy rusë e kanë vendosur të premten një rekord për qënd...
Një gjykatë në Turqi ka dhënë sot një total prej rreth 250...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur ...
Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhoxhias, që kontrollohet ...
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë...
Kandidati republikan për postin e guvernatorit në Karolinë...
Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...