SHBA, lufta kundër lajmeve të rreme drejtuar komunitetit hispanik
Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek ...
Brandenburgu - historikisht i rëndësishëm, ekonomikisht i suksesshëm, i qeverisur nga e njëjta parti prej 1990-s. Do e ndryshojnë vijimësinë politike zgjedhjet e 22 shtatorit? Gara mes SPD e AfD është mjaft e ngushtë.

Pse Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) është e rëndësishme për Brandenburgun? Përgjigjja është e thjeshtë: Landi federal që kufizohet me Poloninë është qeverisur prej SPD vazhdimisht që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990. Dhe sipas sondazheve, SPD mund të shpresojë të vazhdojë koalicionin e saj me Kristiandemokriatët e CDU dhe të Gjelbrit pas zgjedhjeve shtetërore të 22 shtatorit.
Megjithëse Alternativa për Gjermaninë (AfD) mund ta kapërcejë SPD-në si forca më e fortë politike, askush nuk dëshiron të hyjë në një koalicion me partinë e vëzhguar nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe e klasifikuar në disa lande federale si "sigurtë si ekstremiste e djathtë”.
Garë e ngushtë mes AfD dhe SPD
Në sondazhe, AfD dhe SPD janë shumë pranë njëra-tjetrës. Të dyja partitë mund të presin rezultate mbi 25 për qind. Shumë pas tyre renditen Kristiandemokratët (CDU) dhe Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW), të cilat, sipas parashikimeve, janë në nivelin 15 për qind. Kurse Të Gjelbrit dhe të Majtët janë të shqetësuar a do të arrijnë të jenë pjesë e parlamentit të landit në Potsdam, pasi rrezikojnë mos e kapin nivelin prej pesë për qind. Demokratët e Lirë (FDP), të cilët bashkëqeverisin në nivel federal, nuk kanë luajtur një rol për një kohë të gjatë në këtë land, ku nuk janë të përfaqësuar në parlament që nga viti 2014.
Tre kryeministra në 34 vjet
SPD do që të ruajë bastionin e saj të Brandenburgut. Kryeministri Dietmar Woidke synon mandatin e tij të katërt në detyrë. Në rast se ai fiton, do t'i kapërcente dy paraardhësit e tij, Manfred Stolpe dhe Matthias Platzeck, të cilët ishin të suksesshëm tri herë.
Kjo vazhdimësi politike në Brandenburg është unike në shtetet e Gjermanisë Lindore: tre kryeministra në 34 vjet, të gjithë nga e njëjta parti, dhe asnjë importim nga perëndimi, siç u bë e zakonshme në Saksoni dhe Tyringi pas ribashkimit të Gjermanisë. Kjo është po ashtu diçka unike në një land që është më shumë se një e treta i mbuluar nga pyjet.
Berlinezët zhvendosen në zonat përreth
Natyra e harlisur është një pasuri që Brandenburgu e përdor për të lulëzuar ekonomikisht: peizazhe të pasura me liqene, rezerva të biosferës si pylli Spree, Oderbruch në kufirin gjermano-polak. Nuk është çudi se që nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989, gjithnjë e më shumë njerëz kanë lëvizur nga kryeqyteti gjerman në zonën përreth.
Me gati 2.6 milionë banorë, Brandenburgu është në vendin e dhjetë në krahasim me 16 shtetet federale dhe, me një mesatare prej 87 njerëz për kilometër katror, ??është më pak i populluari në Gjermani pas Mecklenburg-Pomerani. Pothuajse 12% përqind e njerëzve kanë prejardhje migracioni, në mbarë Gjermaninë kjo shifër është 30 përqind.
E në një kohë që shumë lande lindore kanë humbur qindra mijëra banorë, që janë larguar për shkaqe ekonomike, numri i popullsisë së Brandeburgut ka mbetur gati i pandryshuar. Kjo edhe falë afërsisë me Berlinin. Falë kësaj afërsie, Brandenburg ka edhe aeroportin e tretë më të madh të Gjermanisë, BER, Berlin, Brandenburg.
Elon Musk krijon te Tesla 7000 vende pune
Makinat elektrike të markës Tesla prodhohen në fabrikën Tesla Gigafactory Berlin-Brandenburg që nga viti 2022. Në Grünheide u vendos fabrika e parë e miliarderit amerikan Elon Musk në Evropë. Me rreth 7,000 punonjës nga 50 vende, Tesla u bë shpejt punëdhënësi më i madh privat në Brandenburg.
Tesla gjithashtu përfiton nga peizazhi i larmishëm shkencor dhe kërkimor. Ashtu si në Berlinin fqinj, ka shumë universitete, studentët e të cilëve vijnë nga e gjithë bota. Universiteti Evropian Viadrina në Frankfurt an der Oder është me fokus ndërkombëtar, rreth 30 për qind e studentëve aty janë të huaj. Ai ndodhet direkt në lumin kufitar midis Gjermanisë dhe Polonisë. Por universiteti më i madh gjendet në Potsdam, kryeqytetin e landit. Jetës kulturore dhe shkencore prej shekujsh i kanë vënë vulën mbretërit prusianë dhe Friedrich der Große. Karakteristike dhe magnet turistik janë kështjellat dhe parqet e mëdha, sidomos Parku Sanssouci. Kështjella Cecilienhof ka hyrë në histori, pasi në korrik dhe gusht 1945 u takuan aty forcat fituese të Luftës së Dytë Botërore. Në Konferencën e Potsdamit SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik ranë dakord që Gjermania dhe Berlini të ndahej në katër zona pushtimi. Kjo epokë përfundoi 45 vite më vonë me bashkimin e Gjermanisë.
Spiunë në Urën Glienicke
Kur Gjermania ishte e ndarë, Ura Glienicke mes Potsdamit dhe Berlinit Perëndimor u kthye në simbol të Luftës së Ftohtë mes kampeve politike ndërluftuese. Këtu u shkëmbyen spiunët e kapur. Regjisori Steven Spielberg xhiroi edhe filmin "Ura e Spiunëve", për këtë, i cili u shfaq në kinema në vitin 2015. Studioja më e madhe e filmit në Evropë në zonën Babelsberg të Potsdamit luajti një rol kyç në prodhimin e filmit. Dhe është ajo studio, ku Marlene Dietrich qëndroi para kamerës në filmin klasik "Engjëlli blu" në vitin 1929. Po në këtë vend dy vjet më parë Fritz Lang kishte prodhuar filmin e tij ekspresionist pa zë "Metropolis". Dhe që nga viti 2017, pjesë të mëdha të filmit serial "Babylon Berlin", i cili është shitur në mbi 60 vende, janë xhiruar në Babelsberg.
Merr fund më 22 shtator një traditë?
Për gati 100 vjet sukseset globale të industrisë së filmit gjerman kanë ardhur nga Potsdami. Ky është vetëm një shembull i asaj se çfarë mund të ofrojë Brandenburgu si land kulturalisht dhe ekonomikisht. Shumë gjëra kanë një traditë të gjatë këtu. Kjo vlen edhe për politikën, e cila ka mbi 30 vjet që dominohet nga SPD. Nëse do të qëndrojë kështu vendoset të dielën në zgjedhjet e 22 shtatorit.
Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek ...
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga v...
Inga, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin e saj të p...
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët rep...
Muajt e parë të vitit 2024 kanë qenë më vdekjeprurësit për...
Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të ...
Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në bo...
Shërbimi Sekret thotë se mundësia që pati një person i vet...
Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve tu...
Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytet...
Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izrae...
Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shte...
Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike...
Sot në Gjermani jetojnë më shumë refugjatë se kurrë. Sipas...
Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vje...
Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi s...
Dy rusë e kanë vendosur të premten një rekord për qënd...
Një gjykatë në Turqi ka dhënë sot një total prej rreth 250...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...