Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek mediat sociale për t’u informuar. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo, dezinformatat në mediat sociale përhapen me shpejtësi. Redaksitë e lajmeve dhe nismat mediatike po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe për të mirinformuar publikun në prag të zgjedhjeve amerikane të nëntorit.
Në Shtetet e Bashkuara, mediat hispanike të lajmeve po përpiqen të luftojnë lajmet e rreme dhe t’u shpjegojë komuniteteve se si dhe ku të votojnë.
“Këtë vit zgjedhor njerëzit po kërkojnë të jenë më të informuar dhe kanë shumë pyetje. Kur ndajmë një lajm, gjithmonë kemi pyetje në lidhje me të”, thotë Claudia Ginestra me gazetën javore “El Tiempo Latino” që publikohet në kryeqytetin amerikan.
Gazeta raporton lajme që prekin interesat e komunitetit hispanik dhe shfrytëzon rrjetet sociale për të komunikuar me audiencën.
“Aktualisht, videot e shkurtra që postojmë po tërheqin shumë njerëz. Kjo është mënyra më e shpejtë dhe efikase për të komunikuar me audiencën”, thotë për Zërin e Amerikës gazetarja Claudia Ginestra.
Anketat e Qendrës Kërkimore Pew tregojnë se hispanikët informohen kryesisht përmes internetit dhe mediave sociale. Ata përdorin aplilacionet WhatsApp, Telegram dhe Instagram, sipas kompanisë mediatike Nielsen.
Për t'i ofruar komunitetit informacionin që u nevojitet, gazeta “El Tiempo Latino” përdor mjete të kontrollit të fakteve ose kërkon ndihmën e organizatës partnere “Factchequeado”.
E themeluar në vitin 2022, organizata jofitimprurëse vëzhgon keqinformimin dhe dezinformatat e lajme në komunitetin latin dhe hispanik në Shtetet e Bashkuara.
"Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, komuniteti përballet me shumë sfida. Po ashtu, edhe ne që përpiqemi t’i informojmë ata kemi shumë sfida”, thotë themeluesja e organizatës “Factchequeado” që kontrollon faktet, Laura Zommer.
Një prej sfidave është edhe inteligjenca artificiale.
“Për shembull, në TikTok shohim që një video publikohet me një lajm dezinformues dhe më pas shohim dy video të tjera me të njëjtin lajm nga përdorues të ndryshëm, por që thonë të njëjtën gjë”, tregon zonja Zommer.
Keqinformimi synon përhapjen e lajmeve të rreme.
“Një lajm i rremë që përhapet shumë është teoria konspirative që pretendon se jo shtetasit amerikanë po votojnë”.
Shpejtësia është çelësi për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme, të cilat përhapen me nxitim në mediat sociale, thotë zonja Zommer.
Por organizata “Factchequeado” ka në dispozicion një mjet të fuqishëm, bashkëpunimin me dhjetëra partenerë në 22 shtete. Redaksitë e lajmeve si “El Tiempo Latino” përdorin organizatën “Factchequeado” për të verifikuar të dhënat.
“Komuniteti hispanik nuk po informohet sa duhet ose po keqinformohet kur bëhet fjalë për politikën. Por ne po shohim që audienca jonë kërkon të informohet dhe të mësojë”, thotë Marcos Porras me gazetësn “El Tiempo Latino”.
Mes të tjerash, gazeta poston në median sociale video shpjeguese mbi procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Synimi është për të plotësuar mungesën e të dhënave që mund të shfrytëzohet nga elementë negativë për të përhapur lajme të rreme apo dezinformata./ VOA
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga v...
Inga, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin e saj të p...
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët rep...
Muajt e parë të vitit 2024 kanë qenë më vdekjeprurësit për...
Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të ...
Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në bo...
Shërbimi Sekret thotë se mundësia që pati një person i vet...
Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve tu...
Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytet...
Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izrae...
Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shte...
Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike...
Sot në Gjermani jetojnë më shumë refugjatë se kurrë. Sipas...
Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vje...
Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi s...
Dy rusë e kanë vendosur të premten një rekord për qënd...
Një gjykatë në Turqi ka dhënë sot një total prej rreth 250...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur ...
Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhoxhias, që kontrollohet ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...