Nju Jork, një libër mbi historinë frymëzuese të veprimtarit shqiptar Skender Thaçi
Dje në qytetin e Nju Jorkut u prezantua për publikun libr...
Nëntë shtete të Europës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje Aleancës që t’i ofrojë më shumë armë Kievit, në mënyrë që të mbrohet nga forcat pushtuese ruse.
Deklarata e lëshuar më 2 tetor u nënshkrua nga liderët e Republikës Çeke, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.
Deklarata e përbashkët e këtyre nëntë shteteve vjen pasi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, deklaroi më 30 shtator se Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar.
Kjo kërkesë e Ukrainës u bë në ditën e njëjtë që presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se Rusia ka aneksuar katër rajone ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.
“Ne përsërisim mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainëës. Ne nuk njohim dhe nuk do të njohim kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar territor ukrainas”, u tha në deklaratën e nëntë liderëve të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Deklarata e Putinit se Rusia ka aneksuar rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, u pa si përshkallëzim i madh nga ana e Kremlinit.
I pyetur për kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, tha për një televizion amerikan se “çdo vendim për anëtarësim duhet të merret me konsensus dhe se të 30-të aleatët duhet të pajtohen që të merret një vendim i tillë”.
Stoltenberg tha po ashtu se rimarrja e kontrollit të qytetit të Limanit nga forcat ukrainase – qytet që gjendet në Donjeck – është dëshmi se ukrainasit po bëjnë përparim dhe janë në gjendje të dëbojnë nga territori forcat ruse.
“Ne kemi parë se ata ishin në gjendje të merrnin një qytet të ri, Limanin, dhe ky fakt dëshmon se ukrainasit po bëjnë përparim, janë në gjendje të dëbojnë forcat ruse për shkak të kurajës së tyre, për shkak të trimërisë dhe aftësive të tyre dhe natyrisht për shkak të armëve të avancuara që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po iu ofrojnë”, tha Stoltenberg gjatë një interviste për NBC.
Sipas tij, mënyra më e mirë për të kundërshtuar pretendimin rus për aneksimin e pjesëve të Ukrainës, është vazhdimi i mbështetjes për Qeverinë në Kiev.
Ndërkaq, më 2 tetor, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, njoftoi se vitin e ardhshëm do të dërgohen në Ukrainë 16 obusë që janë prodhuar në Sllovaki. Këto armë do të financohen nga Danimarka, Norvegjia dhe Gjermania./ VOA
Dje në qytetin e Nju Jorkut u prezantua për publikun libr...
Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin ...
Rusia sulmoi të dielën me dronë Krivyi Rih-in, qytetin...
Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në M...
Agjencia për mbikëqyrje bërthamore e Kombeve të Bashkuara...
Në dy javët e fundit, forcat ukrainase thonë se kanë m...
Prej më shumë se 22 vitesh që nga themelimi i saj, Policia...
Stabilitet politika ka pasur pak në Bullgari pas rënies së...
Në një raport të mëparshëm për OKB, ish-ministri gjerman i...
Mbreti Charles ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën për ...
Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë p...
Të premten, administrata e Presidentit Biden vëndosi saksi...
Bullgaria dhe Greqia nisën të shtunën shfrytëzimin e n...
Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit,...
Në Bosnjë e Hercegovinë 3.4 milionë qytetarë me të drejtë...
Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar, bënë...
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur...
Kazakistani, vend në Azinë Qendrore, është mbushur me rusë...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha të premt...
Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...