Gjermania kërkon hetim për helmimet e raportuara të vajzave në shkollat iraniane
Raportimet për helmimin e vajzave në shkollat në Iran janë...

Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale – një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës – tha mjeku i tij të premten, duke shtuar se nuk kërkohej trajtim i mëtejshëm.
Dr. Kevin O'Connor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer si mjek për një kohë të gjatë i zotit Biden, tha se "i gjithë indi kanceroz u hoq me sukses" gjatë vizitës fizike rutinë të presidentit më 16 shkurt. Joe Biden, 80 vjeç, u konsiderua nga Dr. O'Connor si "i ishëndetshëm, i fuqishëm" dhe "i aftë" për të përballuar përgjegjësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë atij kontrolli fizik, i cili vjen pasi ai është disa javë larg nisjes së një oferte të pritshme për rizgjedhje në vitin 2024.
O'Connor tha se vendi i heqjes së indit në gjoksin e Bidenit është "shëruar mirë" dhe presidenti do të vazhdojë ekzaminimet e rregullta të lëkurës si pjesë e planit të tij rutinë shëndetësor.
Qelizat bazale janë ndër format më të zakonshme dhe lehtësisht të trajtueshme të kancerit – veçanërisht kur kapen herët. Dr. O'Connor tha se ata nuk kanë tendencë të përhapen si kanceret e tjera, por mund të rriten në madhësi, dhe se kjo është arsyeja pse ato hiqen.
Joe Biden kishte hequr "disa kancere të lëkurës të lokalizuara jo melanoma" nga trupi i tij përpara se të fillonte presidencën, tha Dr. O'Connor në përmbledhjen e tij të shëndetit të presidentit më 16 shkurt, duke vënë në dukje se ishte mirë e vërtetuar se Bideni ka kaluar shumë kohë në dielli gjatë rinisë së tij.
Zonjës së parë Jill Biden në janar iu hoqën dy inde të qelizave bazale nga syri i saj i djathtë dhe gjoksi.
Ajo tha në një intervistë për Associated Press javën e kaluar se tani është "shumë e kujdesshme" për kremrat e diellit, veçanërisht kur është në plazh.
Karcinoma e qelizave bazale është një kancer me rritje të ngadaltë që zakonisht kufizohet në sipërfaqen e lëkurës - mjekët pothuajse gjithmonë mund ta heqin atë me një prerje të cekët - dhe rrallë shkakton komplikime serioze ose bëhet kërcënuese për jetën.
Çifti Biden kanë qenë prej kohësh avokatë të luftës kundër kancerit. Djali i tyre i rritur Beau vdiq në vitin 2015 nga kanceri i trurit./ VOA
Raportimet për helmimin e vajzave në shkollat në Iran janë...
Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grup...
Duket se nuk ka liri për dy eurodeputetët e parlamentit eu...
Punonjësit e hekurudhave po i mbajnë ende të bllokuar të g...
Janë identifikuar me metodën e AND-së 52 nga 57 viktimat e...
Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, C...
Fakti që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presiden...
Një gjykatë në Minsk e ka dënuar me 10 vjet burg laureatin...
Vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmev...
Zyrtarët e Bashkimit Europian dhe vendet nga blloku i përb...
Dy shtetas amerikanë u arrestuan nën akuzat se eksportuan ...
Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj,...
Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpër...
Gjykata e Apelit në Bruksel ka rrëzuar apelimin e avokati...
Përplasja fatale e dy trenave në Tempi ka sjellë 57 viktim...
Një denoncim është bërë nga avokati Giorgos Bartzo, mbi tr...
Përmendni për një moment çdo lloj çështje që trajtohet me ...
Një tjetër grevë është palajmëruar nga punonjësit e sektor...
Pas një viti lufte në Ukrainë, ekspozimi dhe arrestimi i s...
Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton të premten Shtëpinë ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...