Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Mike Johnson u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të premten pas një raundi të gjatë votimi që vuri në dukje ndasitë e vazhdueshme mes Partisë Republikane në Kongres.
Fillimisht ai u duk se nuk arriti të siguronte votat që i duheshin për të mbajtur rolin e udhëheqësit, por dy republikanë, që fillimisht nuk mbështetën atë, ndryshuan qëndrim duke votuar për të, pas më shumë se një orë e gjysmë negociatash. Ai u rizgjodh me 218 vota, minimumi i votave të nevojshme.
Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqesuesve me një shumicë të ngushtë 219 -215.
Votimi ishte një provë e hershme mbi aftësinë e Partisë Republikane për të qenë e bashkuar ndërsa synon të çojë përpara agjendën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për shkurtim të taksave dhe forcim të sigurinë kufitare. Procesi po ashtu vuri në provë ndikimin e zotit Trump në Kapitol, ku një grusht republikanësh kishin shfaqur dëshirën për ta sfiduar.
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve janë përballur me ndasi të brendshme gajtë dy vjetëve të fundit.
Zoti Johnson e mori detyrën pasi Partia Republikane e shkarkoi paraardhësin e tij Kevin McCarthy në mes të mandatit të këtij të fundit.
Dy vjet më parë, zoti McCarthy u zgjodh në krye të Dhomës së Përfaqësuesve pas 15 raundesh votimi.
Në këtë legjislaturë të re, republikanët do të kenë edhe kontrollin e Senatit, që deri më tani ishte mbajtur nga demokratët.
Republikanët do të kenë shumicën 53 - 47, shumë më pak se 60 votat që nevojiten për miratimin e pjesës së më të madhe të akteve ligjore.
Me betimin e zotit Trump në 20 janar, republikanët do kenë kontrollin e të tre degëve të qeverisjes në 2 dhomat e Kongresit dhe në Shtëpinë e Bardhë.
Tradicionalisht, 100 ditët e para të Presidencës dhe Kongresit të ri paraqesin një periudhë për një agjendë legjislative ambicioze.
“Presidenti i ri do të përqëndrohet tek tarifat, tek kufiri, urdhërat ekzekutivë të lidhur me emigracionin dhe emigrantët, veçanërisht ata nga Meksika dhe vendet myslimane. Dhe më pas ai do të përpiqet për çdo kompromis të mundshëm për të siguruar miratimin e ligjeve për çështje që lidhen me ekonominë, ushqimet, siç preferon ai t’i cilësojë”, shprehet për Zërin e Amerikës përmes platformës Zoom Casey Burgat, profesore pranë universitetit “George Washington”./ Voa
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politi...
Kryeministri sllovak Robert Fico po nis një grindje serioz...
Ministrja e Jashtme gjermane dhe homologu i saj francez ka...
Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim amb...
Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore në Sh...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Pr...
Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur votimin për zgjedhjen e kry...
Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan...
Oficerët e policisë kanë kryer kontrolle në bordin e jahti...
Shumica e republikanëve thonë se i besojnë rezultatit të z...
Aeroportet në të gjithë Gjermaninë janë goditur nga një nd...
Nis sot legjislatura e 119 e Kongresit të Shteteve të Bash...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka hedhur...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zgj...
Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë...
Polonia ka vendosur që të mos e ftojë ambasadorin e Hu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16-vjeçar...
Një sulm me dronë nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev,...
Ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një raketë dhe një dro...
Hetuesit koreano-jugorë ndalën përpjekjet e tyre për të ar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...