E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Në Dublin, kryeqytetin e Irlandës, prishen herë pas here çadrat e emigrantëve që janë pa status mbrojtës. Mungesa e banesave dhe pasojat e ligjit të ri britanik "Ruanda", e vështirësojnë edhe më shumë situatën në vend.
Në qendër të Dublinit ndriçojnë dritat e zyrave të shumë koncerneve botërore. Por në katet e para të fasadave moderne me xham shihen gjithnjë e më shumë çadra. Disa prej tyre janë të të pastrehëve, sepse në gjithë vendin mungojnë banesat dhe kryeqyteti që ka marrë hov zhvillimi, nuk mund të përballohet financiarisht nga shumë vetë. Aktualisht, kriza e banesave është tema kryesore në Irlandë. Kur mori postin në muajin prill, kryeministri i ri Simon Harris premtoi ndërtimin deri në fund të dhjetëvjeçarit, të 250 mijë banesave të reja.
Grupi i dytë i atyre që flenë në çadra, është grupi për të cilin po ashtu flitet shumë në republikën ishull të Evropës veriperëndimore: Irlanda është duke u konfrontuar me një numër në rritje emigrantësh, dhe jo vetëm kohët e fundit, por edhe më parë mungesa e banesave kanë bërë që kapacitetet për vendosjen e emigrantëve të arrijnë maksimumin. Gjendja vështirësohet edhe prej pushtimit rus të Ukrainës, që prej fillimit të luftës në Irlandë janë regjistruar më shumë se 100 mijë refugjatë ukrainas, që për shkak të një marrëveshjeje që është në fuqi në BE, nuk kanë nevojë të kërkojnë fillimisht azil.
Qeveria irlandeze shpesh pranon se nuk është në gjendje të akomodojë të gjithë azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve për azil, është duke u shqyrtuar. Sipas të dhënave të saj, më 14 maj, 1780 azilkërkues meshkuj nuk ishin akomoduar ende.
Përreth zyrës për mbrojtjen ndërkombëtare, International Protection Office (IPO) në Dublin, e cila është përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave të azilit, ishte ngritur gati një qytet i vërtetë me çadra, ku flinin burrat në moshë jo të thyer, të cilëve u duhej të laheshin dhe të gatuanin në rrugë dhe të mbushnin bateritë e celularëve në dyqanet ku jepen biçikleta me qira. Më 1 maj, autoritetet irlandeze e prishën kampin dhe i dërguan 285 burrat azilkërkues në dy qendra për emigrantët me nevoja urgjente.
Që nga ajo kohë në afërsi të IPO-s janë krijuar disa herë vendbanime të reja me çadra, të cilat po ashtu janë prishur nga autoritetet.
Më shumë armiqësi ndaj të huajve, më shumë kërkesa azili
Këto situata krijohen në një shoqëri irlandeze, që historikisht ka qenë shumë mikpritëse. Prej muajsh nëpër demostrata thirret me të madhe: „Irlanda është mbushur plot", në fund të vitit 2023 në Dublin pati përleshje. Në shumë pjesë të vendit është vendosur madje zjarr në ndërtesat që priteshin të ristrukturoheshin për vendosjen e refugjatëve. Sipas një sondazhi aktual të gazetës "Irish Times", 63 për qind e popullsisë kërkon ashpërsimin e politikës së emigracionit.
Vitin e kaluar në Irlandë u parashtruan 12.300 kërkesa azili. Që nga ajo kohë shifrat janë rritur me shpejtësi: "Irish Times" shkruante duke iu referuar një politikani të opozitës, se qeveria mendon se këtë vit numri i kërkesave për azil do të jetë 20 mijë. Po të vendoset kjo shifër përballë numrit të banorëve të Irlandës, që është 5 milionë, atëherë niveli bëhet i ngjashëm me atë të Gjermanisë. Nxitës i ri: Ligji Ruanda në Britaninë e Madhe.
Qeveria irlandeze u mor javët e kaluara edhe me një faktor tjetër që bën që në Republikë të shtrohen më shumë kerkesa për azil: Ligjin e diskutueshëm të Mbretërisë së Bashkuar fqinjë, sipas të cilit migrantët që kanë hyrë në mënyrë të parregullt do të dëbohen me detyrim dhe do të dërgohen në Ruandën e Afrikës Lindore, ku aty më pas do të vendoset për marrjen e një statusi lokal mbrojtës. Qeveria konservatore e kryeministrit Rishi Sunak, anashkalon në këtë mënyrë një vendim gjykate dhe kërcënon tashmë se do të injorojë vendimet e mundshme të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, (EGMR).
Kjo nuk do të jetë shumë e lehtë me vendimin tjetër: Më 13 maj një Gjykatë e Lartë e Belfastit e nxori "Ligjin Ruanda” jashtë ligjit për Irlandën e Veriut. Vendimi i gjykatës parashikon se ligji Ruanda shkel "kuadrin Windsor”, i cili merret me rregullimin e marrëdhënieve britaniko-evropiane pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Profesori për çështjet juridike, Colin Murray, që jeton në Belfast dhe jep mësim në Universitetin Newcastle, tha për "Deutsche Welle"-n se: "Duke qenë pjesë e marrëveshjes së Brexit-it, ligjet e BE-së për mbrojtjen e azilkërkuesve mbeten në fuqi në Irlandën e Veriut, po ashtu siç mbeten në fuqi të gjitha të drejtat themelore të BE-së, që vijnë prej Marrëveshjes së të Premtes së Madhe të vitit 1998”.
Brexit-i e komplikon gjendjen edhe më shumë
Marrëveshja e së Premtes së Madhe i dha fund konfliktit të përgjakshëm dhjetëravjeçar të Irlandës së Veriut, konflikt midis unionistëve irlandezë, besnikë të Londrës dhe republikanëve proirlandezë. Kjo marrëveshje parashikon mes të tjerash edhe që kufijtë e Irlandës së Veriut të mos mbyllen. Për sa kohë që edhe Veriu edhe Jugu ishin pjesë e BE-së, kjo gjë nuk ka qenë problem: Njerëzit dhe mallrat qarkullonin në një hapësirë unike ekonomike dhe ligjore. Meqenëse përcaktimi i kufirit, do të rrezikonte paqen e Irlandës së Veriut, në kuadër të marrëveshjes për daljen nga BE-ja, Britania e Madhe u angazhua me mundim të madh që në Irlandën e Veriut për shembull të vazhdojnë të mbeten në fuqi ligje të caktuara të BE.
Por vendimi i marrë nga Belfasti nuk do të thotë se "Ligji Ruanda” nuk është i vlefshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar: „Në pjesët e tjera të vendit ai mbetet në fuqi dhe zbatohet si i tillë," thotë juristi Murray. Por: "Në këtë mënyrë është e vështirë të vesh në praktikë politikën e migracionit, deri tani azilkërkuesit thjesht janë shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Por nëse ata shkojnë tani në Irlandën e Veriut, atëherë marrin më shumë të drejta." Shumë veta vijnë prej Irlandës së Veriut - dhe Londra kundërshton.
Që para marrjes së vendimit nga Gjykata e Belfastit, shumë prej emigrantëve shkuan në Veri të Republikës, ku nuk ekziston rreziku për kthim të detyruar në Ruandë. Sipas të dhënave të Ministres irlandeze të Drejtësisë, Helen McEntee, që nga fillimi i vitit kanë shkuar me këtë rrugë në Irlandën e Veriut 80 për qind e gjithë azilkërkuesve, që përbëjnë më shumë se 6000 persona. Duke pasur parasysh mbingarkesën aktuale, kabineti i saj është duke kërkuar mënyrën për t'i kthyer këta emigrantë sërish në Britaninë e Madhe.
Kryeministri irlandez, Harris, i kujtoi kryeministrit britanik Sunak, një marrëveshje të lidhur në vitin 2022, sipas së cilës Britania e Madhe është e detyruar të pranojë sërish emigrantët që vijnë nga veriu i Republikës. Sunak kundërshtoi duke thënë se marrëveshja ka të bëjë vetëm me çështje procedurale dhe nuk përmban premtime të detyrueshme me ligj. Politikani konservator, i cili rrezikon pas disa muajsh të humbasë postin, kërkon nga vendet e tjera të BE-së, si përshembull Franca, që të pranojë emigrantët e kthyer nga Britania./ DW
"Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rrit...
Rusia ka nisur “fazën e parë” të stërvitjeve në qarkun jugor...
Spanja tërhoqi të martën ambasadorin e saj në Buenos Aires...
Një pasagjer ka humbur jetën dhe 71 të tjerë janë plagosur...
Një sondazh për çështjen e armëmbajtjes, i zhvilluar n...
Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet burgim...
DW: Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës(Ki...
Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar të martën për ...
Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundi...
"Situata në Ukrainë është përkeqësuar më tej në mënyrë...
Më 25 prill, autoritetet në Venecia filluan një tarifë hyr...
Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byro...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot një...
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në nj...
Presidenti i SHBA Joe Biden kritikoi përpjekjet e Gjyk...
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t...
Ashtu si disa vende të BE-së, Spanja po përballet me munge...
Mijëra iranianë kanë dalë në shesh për t'i dhënë lamtu...
Spanja dhe Irlanda janë dy shtete që kanë nxitur iniciativ...
Pranverë diplomatike e stuhishme në Serbi: Vizita e presiden...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...