Protestat dhe investimi në Zvërnec/ Rama për “France 24”: Ndërhyrje nga Irani dhe rajoni
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...

"Situata në Ukrainë është përkeqësuar më tej në mënyrë dramatike me sulmet masive ajrore ruse në infrastrukturën civile dhe me ofensivën brutale ruse në rajonin e Kharkiv-it", tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas mbërritjes në Kiev. "Për të mbrojtur Ukrainën nga shiu i raketave dhe dronëve rusë, ajo ka nevojë urgjente për më shumë mbrojtje ajrore”.
Qeveria gjermane do të vazhdojë të angazhohet me partnerët e saj perëndimorë për t'i siguruar Kievit sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, tha Baerbocku përpara vizitës së saj të solidaritetit në Ukrainë. "Tani duhet të mbledhim të gjitha forcat tona në mënyrë që Ukraina të mund të ekzistojë, në mënyrë që ukrainasit të vazhdojnë të jetojnë të pavarur në të ardhmen. Dhe në mënyrë që trupat e Putinit të mos gjenden shpejt në kufijtë tanë".
Mblidhen rreth një miliard euro
Nisma globale që ajo filloi me Ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius për më shumë mbrojtje ajrore mblodhi pothuajse një miliard euro për të ofruar mbështetje shtesë për forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. "Dhe ne po punojmë intensivisht për të siguruar që kjo të rritet më tej." "Ne e kthejmë çdo gur disa herë dhe ne vetë kemi marrë drejtimin duke dërguar një njësi shtesë Patriot”, shtoi ministrja.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski shprehu keqardhjen edhe një herë për mungesën masive të armëve për mbrojtjen ajrore të vendit të tij. Ukraina ka vetëm një të katërtën e sistemeve të nevojshme të mbrojtjes ajrore dhe gjithashtu ka nevojë për 120 deri në 130 avionë luftarakë F-16, tha Zelenski për AFP të premten.
Zelenski do më shumë raketa "Patriot"
Gjatë një vizite të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Kiev, Zelenski kërkoi në të njëjtën kohë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot për mbrojtjen e Kharkiv-it. Megaqyteti verilindor po bombardohet nga afër nga forcat ruse përtej kufirit. Dy sisteme Patriot janë të nevojshme për të mbrojtur qytetin dhe zonat përreth nga dronët dhe raketat.
Sipas informacioneve, Ukraina aktualisht ka tre nga këto sisteme të fuqishme të mbrojtjes ajrore të prodhuara nga SHBA. Gjermania ka vënë në dispozicion dy, qeveria federale ka premtuar një njësi të tretë Patriot. Për momentin, nuk dihet nëse sistemi ka mbërritur tashmë në Ukrainë. Njësia e tretë Patriot aktive në Ukrainë vjen nga SHBA. Uashingtoni po studion ofrimin e një sistemi shtesë. Përpjekjet gjermane për të blerë Patriotët nga vendet partnere në Evropë ose jashtë saj deri tani nuk kanë dhënë fryte.
Kjo është vizita e shtatë e Baerbock-ut në Ukrainë që nga fillimi i luftës ruse të agresionit në shkurt 2022. Qëllimi i udhëtimit është të sigurojë bashkëbiseduesit ukrainas për mbështetjen e Gjermanisë dhe BE, veçanërisht përballë përkeqësimit të situatës në zonat e luftimit, mësuam nga Ministria e Jashtme gjermane.
Baerbock: "Ne jemi gjendje të rezistojmë"
"Mbështetja jonë është e rrënjosur në besimin e thellë se Ukraina do ta fitojë këtë luftë," theksoi Baerbocku në Kiev. "Ne jemi gjendje të rezistojmë". Banorët e Ukrainës mund të llogarisin mbështetje të qëndrueshme nga Gjermania dhe aleatët e tjerë.
Situata në Ukrainë u përkeqësua më tej pas fillimit të një ofensive tokësore ruse më 10 maj në rajonin verilindor të Kharkiv-it. Sipas palës ukrainase, trupat ruse deri tani kanë avancuar rreth pesë deri në dhjetë kilometra. Ky është avancimi më i madh rus në luftë që nga fundi i vitit 2022.
Shumë termocentrale janë jashtë funksionit
Përveç objektivave ushtarake, Rusia bombardoi kryesisht termocentralet ukrainase me qymyr në mars dhe prill. Ato tani janë pothuajse plotësisht jashtë pune. U dëmtuan edhe hidrocentrale të mëdha. Qeveria e Kievit vlerëson se më shumë se 40 për qind e kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike është jashtë shërbimit.
Gjatë vizitës në Kiev, Baerbocku bëri thirrje gjithashtu që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. "Tani çështja ësht që të mos hiqet dorë – në lidhje me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias"./DW
Më 25 prill, autoritetet në Venecia filluan një tarifë hyr...
Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byro...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot një...
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në nj...
Presidenti i SHBA Joe Biden kritikoi përpjekjet e Gjyk...
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t...
Ashtu si disa vende të BE-së, Spanja po përballet me munge...
Mijëra iranianë kanë dalë në shesh për t'i dhënë lamtu...
Spanja dhe Irlanda janë dy shtete që kanë nxitur iniciativ...
Pranverë diplomatike e stuhishme në Serbi: Vizita e presiden...
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mby...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka...
Një tërmet i fuqishëm është ndjerë mbrëmjen e sotme në Nap...
Hapja e dy qendrave për migrantë në Shqipëri, që do të dre...
Ushtria e Ukrainës tha të hënën se i shkatërroi të 29 dron...
Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare ...
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha të hënën...
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive pol...
Presidenti Joe Biden dhe rivali i tij i pritshëm republika...
Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën se kanë mbyllur gj...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...