Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha të hënën se po kërkon urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, ministrin e mbrojtjes dhe tre udhëheqësit kryesorë të Hamasit në lidhje me veprimet e tyre gjatë luftës shtatë-mujore midis Izraelit dhe Hamasit. Ai akuzoi qeverinë e Izraelit se, ndër të tjera, ka përdorur urinë si mjet lufte. Ndërsa për udhëheqësit e Hamasit, veç sulmit më 7 tetor në Izraelin jugor, Kryeprokurori Khan thotë se ka arsye të besohet se pengjet izraelite janë përdhunuar gjatë mbajtjes në Rripin e Gazës. Zyrtarët izraelitë e kanë akuzuar zotin Khan se me kërkesën e tij për urdhër-arreste ka barazuar luftën për mbrojtje të Izraelit me sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor.
Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare tha të hënën se ka kërkuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shefin e tij të mbrojtjes dhe tre udhëheqës të Hamasit për krime të dyshuara lufte.
Zoti Khan thotë se Kryeministri Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Gallant, mbajnë përgjegjësi për krimet e luftës të kryera në siç tha ai, 'territorin e shtetit të Palestinës' nga të paktën 8 tetori i vitit 2023.
"Krimet përfshijnë shfrytëzimin e urisë si mjet lufte, trajtimin mizor, vrasjet dhe sulmet e qëllimshme kundër popullsisë civile; si dhe krimetkundër njerëzimit, persekutim dhe krimevpërmes veprave të tjera çnjerëzore", tha zoti Khan.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar ende ndaj vendimit, por në fund të muajit prill ai foli për mundësinë e urdhër arresteve kundër zyrtarëve izraelitë.
“Është e qartë se ky kërcënim nga Gjykata Ndrëkombëtare Penale nuk është një përpjekje për të zbatuar ligjin. Izraeli nuk i nënshtrohet juridiksionit të gjykatës dhe ka një sistem ligjor të pavarur që heton të gjitha shkeljet e ligjit. Përkundrazi, kjo përpjekje është për të paralizuar aftësinë e Izraelit për të mbrojtur veten", tha zoti Netanyahu më 30 prill.
Qëndrim të ngjashëm mbajti të hënën edhe ministri pa portofol i qeverisë së Izraelit, Benny Gantz.
"Pranimi i qëndrimit të prokurorit, do të dëmtonte aftësinë e çdo vendi për të mbrojtur qytetarët e tij dhe do të përbënte një krim me përmasa historike”, tha ai.
Kërkesën për urdhër arrest e dënoi edhe udhëheqësi i opozitës së Izraelit, Yair Lapid i cili kërkoi ndërhyrjen e Kongresit amerikan kundër kërkesës.
Megjithatë zoti Khan nuk pajtohet.
"E drejta për t’u mbrojtur nuk e liron Izraelin nga detyrimi për të respektuar ligjin ndërkombëtar humanitar", tha zoti Khan.
Në lidhje me veprimet e Hamasit më 7 tetor, Kryeprokurori Khan tha se i ka parë vetë skenat shkatërruese të sulmeve dhe ndikimin e thellë të krimeve. Duke folur për përgjegjësitë e udhëheqëve të Hamasit, zoti Khan përmendi edhe krimet seksuale të kryera ndaj pengjeve izraelite që janë mbajtur në Gazë.
“Zyra ime gjithashtu parashtron sot se ka arsye për të besuar se pengjet janë mbajtur në kushte çnjerëzore dhe se disa i janë nënshtruar dhunës së tmerrshme seksuale, përfshirë përdhunimin, gjatë kohës që janë mbajtur në robëri”.
Izraeli nuk është anëtar i gjykatës dhe, edhe nëse urdhër-arrestet lëshohen, Kryeministri Netanyahu dhe ministri Gallant nuk përballen me ndonjë rrezik të menjëhershëm për ndjekje penale. Megjithatë, njoftimi i Kryeprokurorit Khan thellon izolimin e Izraelit teksa ai vazhdon luftën dhe urdhëri i arrestit mund ta bëjë të vështirë për udhëheqësit izraelitë udhëtimin jashtë vendit.
Dy udhëheqës të Hamasit, Sinwar dhe Deif besohet se fshihen në Gazë dhe Izraeli përpiqet t'i kapë apo vrasë ata. Drejtuesi i tretë, Haniyeh, udhëheqësi suprem i grupit militant islamik, jeton në Katar dhe shpesh udhëton në të gjithë rajonin.
Kërkesa e zotit Khan duhet miratuar nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh, të cilëve u duhen mesatarisht dy muaj për të shqyrtuar provat dhe për të përcaktuar nëse mund të vazhdojë procesi./ VOA
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive pol...
Presidenti Joe Biden dhe rivali i tij i pritshëm republika...
Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën se kanë mbyllur gj...
Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange mund ta apel...
Rusia tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin ...
Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar të gjithë 29 dronët kamik...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e përshkroi presidenti...
Gjermania dhe Franca u shprehën me "shqetësim të thellë” p...
Nuk kanë qenë të pakta reagimet për humbjen e jetës së...
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinë...
Pamjet me dron janë shpërndarë në kanalet e mediave social...
Emrat e disa prej viktimave pas rrëzimit të helikopterit, ...
Kushtetuta e Republikës Islamike ka një zgjidhje të drejtp...
Ebrahim Raisi lindi në 14 dhjetor të 1960. Raisi ishte një...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka humbur jetën në një...
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të ci...
Shefi i OKB-së i shqetësuar për raportet për rrëzimin ...
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e dip...
Media izraelite “Channel 12” raporton se presidenti ir...
Prej disa orësh ka bërë ulje të detyruar dhe të vështirë h...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...