Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Pranverë diplomatike e stuhishme në Serbi: Vizita e presidentit kinez, lufta kundër rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara, vizita e Olena Zelenski dhe ministrit të Jashtëm të Ukrainës, fushata kundër Kosovës në Këshillin e Evropës, fjalimi i Vuçiç-it në Rusi...
Ngjarjet e rëndësishme të politikës së jashtme janë rreshtuar. Disa do të thoshin, plot mospërputhje dhe çorientim i politikës së jashtme serbe, të cilën disa analistë e cilësojnë si "skizofrenike".
Deklarativisht ende në rrugën evropiane, Serbia ose, më saktë, presidenti i saj Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të gjejë aleatë nga të gjitha anët. Për vëzhguesit nga jashtë duket kjo si një ylber i politikës së jashtme, ku nuk mund të gjesh ndonjë sistem.
Propaganda e promovimit të regjimit
Dushko Lopandiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, thekson për DW, se politika e jashtme serbe "ka shumë ngjashmëri” me politikën e brendshme. Ashtu sikur Partia Përparimtare Serbe që është një parti e ashtuquajtur "catch-all” – si një parti që kërkon votat nga të gjithë – edhe politika e jashtme dhe diplomacia janë shtrirë në të gjitha drejtimet, beson Lopandiq.
“Kjo diplomaci e gjerë përdoret në radhë të parë për të promovuar regjimin dhe për propagandë të brendshme. Ne kemi një politikë të jashtme shumë të pasuksesshme, sa i përket integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal. Regjimi po zbaton një lloj politike të jashtme propagandistike”, vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Mirëpo, bashkëbiseduesi ynë i dytë mendon se në këtë politikë ka një sistem. "Fokusi tani është në dy boshte - me Amerikën dhe me Kinën”, thotë Igor Novakoviq nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri.
"Bashkimi Evropian është në vendin e tretë, ndërsa Rusia në vendin e katërt. Tani të gjitha letrat janë vendosur në njëfarë real-politikë, e cila bazohet në një lloj marrëdhënieje të caktuar transaksioni, që synon të mbajë në pushtet elitën ekzistuese. Meqenëse ata kontrollojnë të gjitha proceset në vend, ata mund të udhëheqin një politikë të jashtme të tillë të plotë”, beson Novakoviq.
Dushko Lopandiq, nga ana tjetër, flet për improvizime – për vizitën e rëndësishme të presidentit kinez Xi, e cila nuk është në pozita të barabarta, si dhe për vizitën e delegacionit ukrainas, e cila "në radhë të parë ka të bëjë me marrëdhëniet me Amerikën”.
"Një ditë kritikohet BE-ja, ndërsa të nesërmen thuhet se jemi në rrugën evropiane. Është një lloj loje që ngre pyetjen e çmimit të një politike të tillë, e ky çmim nuk është i vogël”, paralajmëron Lopandiq.
Serbia dhe Ukraina - raportet ilegale
Vizita në Serbi e bashkëshortes së presidentit ukrainas, Olena Zelenski dhe ministrit të Jashtëm, Dmitry Kuleba, është interesante për faktin se mediat e regjimit mezi raportuan për këtë vizitë.
Igor Novakoviq vëren se "qeveria kontrollon në mënyrë të barabartë narrativën proruse dhe properëndimore në media. Kjo zvogëlon rëndësinë e Perëndimit dhe BE-së nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër parandalon disa manipulime më të thella nga pala ruse”.
Regjimi serb ka zhvilluar një fushatë antiperëndimore për një kohë të gjatë. Njëjohësisht ka bërë në masë të vogël një fushatë proruse, thotë Dushko Lopandiq.
"Është vërtet interesante që kjo vizitë u regjistrua shumë pak, si shumë modeste, sepse aty nuk ishte vetëm gruaja e presidentit ukrainas, por edhe ministri i Jashtëm. Kjo është bërë edhe për faktin se opinioni publik ka një qëndrim kryesisht prorus. Në këtë kuptim, pranimi i krerëve të Ukrainës sigurisht që nuk është i popullarizuar për momentin”, thotë Lopandiç.
Mbështetja e Dodik-ut
Ditët në vijim sigurisht që do të shënohen me miratimin e paralajmëruar të Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara. Igor Novakoviq e vlerëson luftën e autoriteteve në Beograd kundër kësaj Rezolute si mbështetje për Milorad Dodik-un.
"Paradoksalisht, kjo histori erdhi në momentin e duhur për Vuçiç-in dhe Dodik-un, të cilët kanë shumë probleme të brendshme. Kjo temë tani mund të përdoret për të mobilizuar njerëzit”, vlerëson Novakoviq.
Në këtë kontekst, liderët politikë të Serbisë dhe Republikës Srpska shpallin mbajtjen e një lloj "Sabori" të madh më 8 qershor në Beograd. Ai do të ndjekë seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të enjten (23 maj), ku do të diskutohet Rezoluta për Srebrenicën, si dhe zgjedhjet lokale në Serbi (2 qershor).
Dushko Lopandiq e sheh këtë "Sabor" të përbashkët si pjesë të një "fushate populiste-nacionaliste". "Është pjesë e ideologjisë së regjimit në pushtet, e cila buron nga rrënjët e tij radikale. Zhurma që bëhet për këtë Rezolutë lidhet me vetë rrënjët e Vuçiç-it, sepse kujtojmë se Vuçiç-i ka ngjitur dikur postera me emrin e Ratko Mlladiqit mbi emrin e Bulevardit Zoran Gjingjiq”, kujton Lopandiq.
Autogoli i Kosovës
Diplomacia serbe bëri përpjekje të mëdha për të penguar edhe hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë që për momentin ia doli. Të premten (17 maj) Kosova nuk ishte në rend dite, sepse vendet e Kuintit këmbëngulën për fillimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina e refuzon.
Bashkëbiseduesit tanë nuk janë të sigurt se kjo është ndonjë fitore diplomatike e Serbisë, por më tepër flasin për hapat e gabuar që ka bërë Prishtina. "Këtë rezultat e solli mosbashkëpunimi që Kurti po tregon prej vitesh me faktorin ndërkombëtar dhe mohimi prej tij i një pjese të Marrëveshjes së Brukselit”, përfundon Dushko Lopandiq.
Edhe Igor Novakoviq ka mendim të ngjashëm: "Kosova ndoshta do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe çdo lëvizje që sugjeron se Asociacioni mund të jetë diçka më shumë se një organizatë e zakonshme joqeveritare mund të jetë e dëmshme për Kurtin". Në këtë mënyrë, autoritetet e Kosovës po sillen shumë ngjashëm me autoritetet serbe, mjaft transaksionale dhe të palëkundura”./DW
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mby...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka...
Një tërmet i fuqishëm është ndjerë mbrëmjen e sotme në Nap...
Hapja e dy qendrave për migrantë në Shqipëri, që do të dre...
Ushtria e Ukrainës tha të hënën se i shkatërroi të 29 dron...
Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare ...
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha të hënën...
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive pol...
Presidenti Joe Biden dhe rivali i tij i pritshëm republika...
Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën se kanë mbyllur gj...
Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange mund ta apel...
Rusia tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin ...
Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar të gjithë 29 dronët kamik...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e përshkroi presidenti...
Gjermania dhe Franca u shprehën me "shqetësim të thellë” p...
Nuk kanë qenë të pakta reagimet për humbjen e jetës së...
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinë...
Pamjet me dron janë shpërndarë në kanalet e mediave social...
Emrat e disa prej viktimave pas rrëzimit të helikopterit, ...
Kushtetuta e Republikës Islamike ka një zgjidhje të drejtp...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...