Dëshmia e Hillary Clinton: Epstein një 'dështim institucional'
Ndërsa akuzon administratën Trump për "braktisjen e të mbi...

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka njoftuar ditën e sotme se më 24 mars do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në zgjedhjet, që zhvillohen mes tensioneve me Uashingtonin për shkak të Groenlandës, votuesit do të përcaktojnë se kush do të ulet në parlamentin danez, Folketing, dhe do të zgjedhin 179 ligjvënësit e tij.
Shumica e vendeve në parlament, konkretisht 175, janë të rezervuara për deputetët që përfaqësojnë zonat zgjedhore daneze, ndërsa katër të tjerat ndahen midis ligjvënësve nga dy territoret autonome të Mbretërisë së Danimarkës, Groenlanda dhe Ishujt Faroe.
“Tani varet nga ju, votuesit, të vendosni se çfarë drejtimi do të marrë Danimarka gjatë katër viteve të ardhshme. Dhe unë mezi pres ta shoh këtë”, tha Frederiksen ndërsa njoftoi zgjedhjet para ligjvënsve.
Zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbahen në Danimarkë të paktën çdo katër vjet, por kryeministri në detyrë mund t’i thërrasë ato në çdo kohë. Zgjedhjet e fundit të mbajtura në shtetin anëtar të NATO-s dhe BE-së u zhvilluan në nëntor 2022, duke rezultuar në një koalicion trepartiak, duke kapërcyer ndarjen e majtë-djathtë.
Frederiksen, një socialdemokrate e qendrës së majtë, ka udhëhequr vendin që nga mesi i vitit 2019. Ajo aktualisht kryeson një qeveri me Partinë Liberale, të udhëhequr nga Ministri aktual i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen, dhe Partinë e Moderuar të qendrës, të udhëhequr nga Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen, i cili më parë mbante postin e kryeministrit.
Një sfidë e madhe për qeverinë e Frederiksen gjatë vitit të fundit ka qenë përballja me dëshirën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të blerë Groenlandën, e cila kulmoi me kërcënimin e tij muajin e kaluar për të vendosur tarifa të reja ndaj Kopenhagenit dhe disa vendeve të tjera të BE-së.
Trump kishte argumentuar se Uashingtoni duhet ta blejë ishullin në Atlantikun e Veriut për ato që ai i quajti arsye të sigurisë kombëtare, pasi Rusia dhe Kina përbëjnë një kërcënim serioz për Groenlandën dhe rajonin e Arktikut, duke ngritur shqetësime në Shtëpinë e Bardhë. Mosmarrëveshja përfundoi pasi Trump njoftoi se ishte arritur një marrëveshje kornizë për të forcuar sigurinë në Arktik, pas bisedimeve me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Pas kësaj, zyrtarët amerikanë, danezë dhe të Groenlandës filluan bisedimet teknike mbi zbatimin e marrëveshjes. Frederiksen dhe zyrtarë të tjerë të shquar danezë kanë thënë vazhdimisht se sovraniteti i vendit është i panegociueshëm. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih më herët në shkurt, Frederiksen tha se nuk besonte se kriza kishte kaluar, duke vënë në dukje se mendon që Uashingtoni ende dëshiron të aneksojë Groenlandën. /CNA
Ndërsa akuzon administratën Trump për "braktisjen e të mbi...
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton po jep...
Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton do të dëshmojë nesër p...
Autoritetet ruse kanë vendosur një afat kohor për bllokimi...
Hillary Clinton do të japë dëshmi me dyer të mbyllura para...
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, do të kryesojë një ...
Zyrtarët britanikë të imigracionit që akuzohen për vjedhje...
Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim ...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka reaguar ditën e s...
Pothuajse 8,000 njerëz humbën jetën ose u zhdukën vitin e ...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakhar...
Zyrtarët amerikanë dhe iranianë nisën bisedimet në Gjenevë...
FBI ka shkarkuar agjentët e saj, që punuan në një hetim nd...
Rusia nisi një sulm me dronë dhe raketa gjatë natës në Ukr...
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai ukrainas, Volody...
Indonezia ka deportuar një burrë amerikan i cili kaloi 11 ...
Katër personat e qëlluar për vdekje nga rojet kufitare kub...
Islanda do të mbajë një referendum për anëtarësimin në Bas...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se k...
Bëhet fjalë për balancim: Kancelari gjerman dëshiron të zv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...