"Nuk duket e lumtur"/ Publikohet foto e Hillary Clinton nga dëshmia me dyer të mbyllura, ndërpritet seanca
Seanca dëgjimore ku ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hi...

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë e zhvilluan një raund të ri bisedimesh bërthamore, të ndërmjetësuara nga Omani, të enjten në Gjenevë, i cili shihet si përpjekja e fundit për ta shmangur një konflikt të madh ushtarak midis dy vendeve armike.
Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, i cili ka një histori ndërmjetësimi mes palëve, tha se ka vërejtur “përparim të rëndësishëm” dhe njoftoi se javën e ardhshme në Vjenë do të zhvillohen diskutime në nivel teknik.
“Do të rifillojmë së shpejti pas konsultimeve në kryeqytetet përkatëse... Jam mirënjohës ndaj të gjithë të përfshirëve për përpjekjet e tyre: negociatorëve, IAEA-së (Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike) dhe mikpritësve tanë, Qeverisë zvicerane”, shkroi Busaidi në platformën X.
Sipas Axios, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, të cilët përfaqësuan Shtetet e Bashkuara në Gjenevë, u shprehën “të zhgënjyer” nga retorika e zyrtarëve iranianë gjatë sesionit të paradites të takimit.
Zyrtarët amerikanë e as ata iranianë nuk kanë folur publikisht pas takimeve. Raundi i tretë i bisedimeve u zhvillua në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësitë për veprim ushtarak, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për ta frenuar programin bërthamor të Iranit.
SHBA-ja i ka vendosur tashmë dy aeroplanmbajtëse pranë republikës islamike. Palët zhvilluan bisedime indirekte më herët gjatë këtij muaji në Oman, të parat që kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara bombarduan objektet kryesore bërthamore të Iranit gjatë një konflikti të shkurtër në qershor të vitit të kaluar. Rundi i dytë i bisedimeve u mbajt në Gjenevë më 17 shkurt.
Të dy rundet e negociatave nuk sollën përparim dhe pikat kyç të mospajtimeve mbeten të pazgjidhura. Gjatë bisedimeve, SHBA-ja ka kërkuar që Irani të ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit dhe të heqë dorë nga stoku i tij prej rreth 400 kilogramësh të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë, hapa këto që do ta parandalonin Teheranin që të prodhonte një armë bërthamore.
Teherani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe civile, sikurse është prodhimi i energjisë elektrike. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha më 25 shkurt se Irani po përpiqet të “rindërtojë elemente” të programit të tij bërthamor edhe pse aktualisht nuk po pasuron uranium.
Rubio tha po ashtu se edhe pse bisedimet do të përqendrohen në programin bërthamor të Iranit, raketat e tij “duhet të trajtohen gjatë negociatave”, pasi Teherani ka “mijëra raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që mund të arrijnë bazat amerikane në rajon”.
Ai shtoi se deklaratat e Trumpit më 24 shkurt gjatë adresimit drejtuar kombit se Irani po “punon për të ndërtuar raketa që së shpejti do të arrijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës” nuk do të thotë se ata aktualisht zotërojnë armë të tilla, por se “qartësisht janë në rrugën që, një ditë, të jenë në gjendje të zhvillojnë armë që mund të arrijnë SHBA-në”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, tha më 26 shkurt se bisedimet indirekte do të përqendrohen vetëm te programi bërthamor i Teheranit. Më vonë, Baqaei tha se shefi i organizatës vëzhguese bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, me gjasë do t’iu bashkohet bisedimeve “për të ndihmuar në avancimin e diskutimeve për çështje teknike”.
Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, tha më 26 shkurt se zyrtarët amerikanë dhe iranianë kishin shfaqur “gatishmëri të paprecedentë ndaj ideve dhe zgjidhjeve të reja dhe kreative”. Irani ka treguar se është i gatshëm të bëjë kompromise në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane dhe njohjes së të drejtës së tij për pasurimin e uraniumit.
Në adresimin e tij më 24 shkurt, Trump dukej se po argumentonte për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, duke thënë se ai nuk do të lejojë “sponsorin numër një në botë të terrorit” të ketë armë bërthamore. Trump tha se Teherani dëshiron që të rindërtojë programin e tij bërthamor dhe se “në këtë moment po ndjek përsëri ambiciet e tij djallëzore bërthamore”, një pretendim që u hodh poshtë nga Teherani.
Negociatat në Gjenevë vijnë pas kërcënimeve të përsëritura të Trumpit për veprim ushtarak kundër Teheranit, fillimisht për shkak të shtypjes brutale të protestave masive në janar, dhe më vonë për shkak të programit bërthamor të shtetit.
Fuqitë botërore kishin arritur një marrëveshje bërthamore me Teheranin më 2015 për të parandaluar Republikën Islamike që të krijonte një bombë bërthamore. Atëbotë, sanksionet ekonomike të Perëndimit u lehtësuan, por Irani nisi të shkelë angazhimet pas tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë si president dhe rivendosjes së sanksioneve. /REL
Seanca dëgjimore ku ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hi...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka njoftuar ...
Ndërsa akuzon administratën Trump për "braktisjen e të mbi...
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton po jep...
Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton do të dëshmojë nesër p...
Autoritetet ruse kanë vendosur një afat kohor për bllokimi...
Hillary Clinton do të japë dëshmi me dyer të mbyllura para...
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, do të kryesojë një ...
Zyrtarët britanikë të imigracionit që akuzohen për vjedhje...
Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim ...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka reaguar ditën e s...
Pothuajse 8,000 njerëz humbën jetën ose u zhdukën vitin e ...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakhar...
Zyrtarët amerikanë dhe iranianë nisën bisedimet në Gjenevë...
FBI ka shkarkuar agjentët e saj, që punuan në një hetim nd...
Rusia nisi një sulm me dronë dhe raketa gjatë natës në Ukr...
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai ukrainas, Volody...
Indonezia ka deportuar një burrë amerikan i cili kaloi 11 ...
Katër personat e qëlluar për vdekje nga rojet kufitare kub...
Islanda do të mbajë një referendum për anëtarësimin në Bas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...