Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Deri në momentin që do të përfundoni leximin e këtij teksti, ka shumë mundësi që ndonjë nigerian të ketë tentuar të thyejë ndonjë rekord botëror Guinness.
Në këtë shtet – me popullsinë më të madhe në Afrikë – është edhe e vështirë të mbash mend të gjitha tentimet për ta thyer rekordin Guinness.
Dikush ka tentuar të këndojë 200 orë, një burrë ka qarë pa pushim, ndërsa një grua është izoluar në ambiente të brendshme.
Dhe, dihet saktë edhe koha kur thyerja e rekordeve është bërë obsesion për këtë shtet me 200 milionë banorë – kur qindra njerëz e kanë shikuar kuzhinieren Hilda Baci duke gatuar.
Ajo ka gatuar për 100 orë, por ora ia ka regjistruar 83 orë e 11 minuta, periudhë e pamjaftueshme për ta krijuar një rekord të ri.
Që atëherë, gati secila shtëpi e ka nga një orë digjitale, e cila tregon se dikush në shtëpi po tenton të thyejë rekord.
Edhe shtëpia e rekordeve Guinness është në hall për ta zënë ritmin. Paraprakisht Guinness ka thënë se njerëzit duhet fillimisht të aplikojnë para se të tentojnë të thyejnë rekord të ri.
Mirëpo, ky njoftim nuk u ka pëlqyer nigerianëve, pasi një masazhatore e ka rrezikuar edhe veten duke tentuar të thyejë rekord për kohën më të gjatë të kaluar duke bërë masazh.
Mirëpo, ajo ka hequr dorë nga ai tentim, duke shtuar se 50 orët e saj kanë qenë të mjaftueshme për të shënuar rekord, ndonëse ajo nuk ka aplikuar për Guinness.
Sikurse ajo kanë vepruar edhe shumë banorë tjerë, që kanë bërë tentime për të thyer rekord, pa aplikuar paraprakisht dhe pa i respektuar rregullat.
Dy kuzhinierë i kanë ndalur sobat e tyre dhe kanë fjetur gjatë tentimeve të tyre, duke u diskualifikuar.
“Për ta shmangur zhgënjimin, është e rëndësishme të sigurojmë se ajo çfarë dëshironi të provoni është në titujt e rekordeve dhe se i kuptoni udhëzimet”, ka thënë një përfaqësues i Guinness.
Ai ka thënë se organizata e ka vërejtur një rritje të numrit të aplikimeve të nigerianëve, mirëpo nuk mund të konfirmojë nëse ndonjë fitore e dikujt ka kontribuuar.
Një burrë që e ka marrë shumë seriozisht garën është mësuesi John Obot, i cili ka tentuar të thyejë rekordin e të folurit me zë të lartë pa u ndalur.
Ai është duke kërkuar miratimin e aplikimit nga Guinness dhe është duke bërë prova që të thyejë rekordin aktual – 124 orë duke folur me zë të lartë – që e mban Rysbai Isakov nga Kirgizia.
Obot planifikon të lexojë me zë të lartë, pa u ndalur, për 140 orë në qytetin Uyo në jug të Nigerisë.
“Motivi im është që të nxis kulturën e leximit në Nigeri”, ka thënë ai.
“Kam zgjedhur një rekord që ka kuptim”, ka shtuar ai, duke përmendur se ka disa që tentojnë të thyejnë rekord edhe për hapjen e sa më shumë kokrrave të kokosit vetëm me dhëmbë.
“Çfarë vlere ka ai rekord, apo ajo e njerëzve që puthen?”, ka pyetur Obot. Tentimi për puthjen më të gjatë është ndaluar në shtetin Ekiti – ku ishte planifikuar të mbahej, pasi autoritetet kanë paralajmëruar se do të kenë pasoja nëse zhvillohet diçka e tillë.
“Gara e puthjes, jo vetëm që është absurde, por është e pamoralshme, e pashëndetshme dhe mund ta denigrojë imazhin e Ekitit”, është thënë në një deklaratë të Ministrisë së Kulturës.
Ndërkohë edhe dërrmimi fizik që shkaktohet nga disa tentime për të thyer rekord, përbën aspekt shqetësues.
Tembu Ebere, i cili po qan vazhdimisht, ka thënë se është përballur me probleme serioze shëndetësore – ka kokëdhimbje, ënjtje në fytyrë dhe është verbuar pjesërisht për 45 minuta.
“Më është dashur ta ndryshoj strategjinë dhe ta ndali vajtimin”, ka thënë ai, ndonëse ka treguar se nuk ka aplikuar paraprakisht për thyerje të rekordit, prandaj edhe nuk do të mund të jetë në listë zyrtare.
Përveç famës dhe vëmendjes për të finalizuar një përpjekje, garuesit shpresojnë që të sigurojnë edhe të hyra personale.
Zonja Baci ka siguruar udhëtime falas për një vit nga një kompani ajrore nigeriane, në mesin e shumë dhuratave të tjera.
“Më është dashur të bëj diçka përtej të zakonshmes për ta vendosur veten në hartë, për ta vendosur Nigerinë në hartë”, ka thënë Baci për transmetuesin britanik "BBC".
Mesa duket, ajo i ka realizuar të dyja.
Sulmet ruse goditën një katedrale dhe disa ndërtesa banimi...
Votuesit spanjollë do të shkojnë të dielën drejt vendv...
Papa Françesku tha të dielën se valët e fundit të të nxeht...
Presidenti rus Vladimir Putin tha se kundërofensiva e Ukra...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 ...
Një zjarr i madh që ka përfshirë ishullin grek të Rodosit ...
Një burrë ka gjetur mbi 800 monedha ari në një fushë misri...
Anton Cherepennikov, një multimilioner dhe figurë kyçe në ...
Një zjarr i madh shpërtheu në Klickitat të Uashingtonit. ...
Një incident i pazakontë që shkaktoi 4 viktima dhe disa të...
Korrupsioni dhe shpopullimi i Ballkanit Perëndimor janë nd...
Farmacistët që prodhojnë ilaçe kundër kancerit mund të fit...
Një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serb...
Ministria e Jashtme e Polonisë të shtunën e ka thirrur në ...
Trupat ukrainase kanë goditur një rezervuar nafte dhe një ...
Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Departame...
Shiritat bardh e kuq, që nënkuptojnë ndalimin e punëve të ...
Aktorja Josephine Chaplin, vajza e Charlie Chaplin, ka vde...
Dy vajzat qe gjetën vdekjen nga ekstazia në fund të qersho...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...