Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Votuesit spanjollë do të shkojnë të dielën drejt vendvotimeve në një palë zgjedhje të përgjithshme që mund ta bëjnë Spanjën vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta.
Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos (Bashkë Mundemi), u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. Sanchez është kryeministër që nga viti 2018.
Shumica e anketave të opinionit për zgjedhjet e 23 korrikut e kanë vënë Partinë Popullore të krahut të djathtë, e cila ka fituar zgjedhjet në maj, para socialistëve të Sanchez-it, por kanë parashikuar se asaj do t’i duhet mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox, për të formuar një qeveri, raporton AP.
Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.
Kundërshtarë të tyre janë socialistët dhe një lëvizje e re, e quajtur Sumar, e cila ka bërë bashkë 15 parti të vogla majtiste për herë të parë.
Teksa asnjë parti nuk pritet të fitojë një shumicë absolute, spanjollët praktikisht do të zgjedhin ndërmjet një tjetër koalicioni majtist dhe një partneriteti mes krahut të djathtë dhe ekstremit të djathtë.
Qeveria e Sanchez-it e ka drejtuar Spanjën gjatë pandemisë së COVID-19 dhe është marrë me një rënie ekonomike të nxitur nga inflacioni dhe të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë.
Por, varësia e tij nga partitë e ekstremit për të ruajtur koalicionin e tij pakicë, përfshirë forcat separatiste nga Katalonja dhe Baskia, dhe miratimi i disa ligjeve liberale mund t’i kushtojë me pozitë.
Të djathtët nuk e pëlqejnë fare Sanchez-in, i cili, sipas tyre, e ka tradhtuar dhe e ka shkatërruar Spanjën. Ata duan t’u shfuqizojnë shumë prej ligjeve të tij, prej të cilave kanë përfituar miliona qytetarë dhe mijëra kompani.
Zgjedhjet po mbahen në kulmin e verës, teksa miliona votues do të jenë duke pushuar larg qendrave të tyre të votimit. Por, kërkesat për votim me postë janë rritur, ndërsa zyrtarët kanë parashikuar një pjesëmarrje prej rreth 70 për qind të personave më të drejtë vote.
Në vazhdën e valëve të të nxehtit gjatë korrikut, temperaturat mesatare pritet të jenë mbi 35 gradë celsius, dhe të shkojnë ndërmjet 5 dhe 10 gradë mbi normalen në shumë pjesë të vendit, të dielën.
Mbi 36 milionë votues në Spanjë do të mund t’i hedhin votat e tyre ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 8 të mbrëmjes, ndërsa rezultatet pothuajse përfundimtare pritet të bëhen të ditura para mesnatës./ Rel
Papa Françesku tha të dielën se valët e fundit të të nxeht...
Presidenti rus Vladimir Putin tha se kundërofensiva e Ukra...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 ...
Një zjarr i madh që ka përfshirë ishullin grek të Rodosit ...
Një burrë ka gjetur mbi 800 monedha ari në një fushë misri...
Anton Cherepennikov, një multimilioner dhe figurë kyçe në ...
Një zjarr i madh shpërtheu në Klickitat të Uashingtonit. ...
Një incident i pazakontë që shkaktoi 4 viktima dhe disa të...
Korrupsioni dhe shpopullimi i Ballkanit Perëndimor janë nd...
Farmacistët që prodhojnë ilaçe kundër kancerit mund të fit...
Një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serb...
Ministria e Jashtme e Polonisë të shtunën e ka thirrur në ...
Trupat ukrainase kanë goditur një rezervuar nafte dhe një ...
Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Departame...
Shiritat bardh e kuq, që nënkuptojnë ndalimin e punëve të ...
Aktorja Josephine Chaplin, vajza e Charlie Chaplin, ka vde...
Dy vajzat qe gjetën vdekjen nga ekstazia në fund të qersho...
Një republikan i lartë i Senatit ka publikuar një dokument...
Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trum...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...