Kina rihapet për turistët/ Rifillon lëshimi i vizave
Kina do të rihapë kufijtë e saj për turistët dhe do të rif...

Gjatë vizitës në Berlin të kryeministrit të Butanit, kancelari u entuziazmua nga ideja e vendit të Himalajeve.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se mirëqenia e Gjermanisë nuk duhet të matet vetëm me produktin e brendshëm bruto. Gjatë vizitës së parë të një kreu të qeverisë të mbretërisë himalajase të Butanit, kancelarin e bëri për vete ideja e indeksit të përdorur atje, i cili merr parasysh tregues të tjerë përveç fuqisë së thjeshtë ekonomike dhe që quhet "Lumturia Kombëtare Bruto".
"Ideja e Butanit për të marrë parasysh ndjenjën e lumturisë së qytetarëve të saj është magjepsëse".
"Kur bëhet fjalë për matjen e mirëqenies, Butani luan një rol pionier," tha Scholz-i në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Lotay Tshering në Berlin. "Ideja e Butanit për të përfshirë ndjenjën e lumturisë së qytetarëve të saj është magjepsëse." Sipas tij, është bërë një hap me raportin e parë vjetor ekonomik të qeverisë tringjyrëshe, duke përfshirë tregues socialë dhe mjedisorë. Për këtë u ra dakord në marrëveshjen e koalicionit dhe u zbatua nga Ministri i Ekonomisë së Gjelbër Robert Habeck.
Ideja e lumturisë kombëtare bruto ishte nisur që në fillim të viteve 1970 nga mbreti i atëhershëm, Jigme Singye Wangchuck. Ajo bazohet në tregues të tillë si qeverisja e mirë, zhvillimi i qëndrueshëm social dhe ekonomik, promovimi i kulturës dhe mbrojtja e mjedisit. Scholz-i tha për këtë temë: "Më duket shumë e arsyeshme që mirëqenien tonë të mos e matim vetëm me përmasa ekonomike, por të marrim parasysh edhe faktorët jomaterialë".
Butani konsiderohet i vetmi vend neutral klimatik në botë
Nga ana e tij, Tshering nuk deshi të komentojë nëse mendon se ky parim mund të zbatohet në Gjermani: "Vërtet nuk e di”, tha ai. As ai vetë nuk vrapon duke predikuar lumturinë. "Është një filozofi apo koncept i qeverisë që ndjekim”. Të gjithë anëtarët e qeverisë butaneze e ndjekin këtë filozofi në bazë ditore dhe më pas e zbatojnë atë në punën e tyre.
Megjithatë, lumturia kombëtare bruto nuk është veçoria e vetme unike e këtij vendi aziatik. Ai konsiderohet gjithashtu i vetmi vend neutral ndaj klimës në botë. Kjo do të thotë se ai eleminon të paktën aq gazra që dëmtojnë klimën sa lëshon. Butani e arrin këtë falë pyjeve të mëdha që mbulojnë më shumë se dy të tretat e sipërfaqes së vendit dhe fiksojnë masat e dioksidit të karbonit. Kushtetuta parashikon që vendi duhet të ketë të paktën 60 për qind pyje.
"Nëse duhet të mësojmë gjermanisht, do ta bëjmë me kënaqësi."
Tshering-u theksoi dëshirën e shtetit të tij për të bashkëpunuar më ngushtë me Gjermaninë, veçanërisht në fushën e arsimit. "Nëse duhet të mësojmë gjermanisht për këtë, do ta bëjmë me kënaqësi," tha ai, duke iu referuar formimit profesional. Ai shpreson se në "dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet" në vendin e tij do të ketë institucione të formimit profesional që plotësojnë standardet gjermane. Për më tepër, Gjermania duhet të ndihmojë Butanin për të zhvilluar energjinë diellore dhe të erës. Butani mbështetet shumë në hidrocentralet, por gjatë thatësirave, prodhimi i energjisë elektrike bie deri në 65 për qind për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas Tshering-ut.
E vendosur midis dy fuqive të mëdha që janë India dhe Kina, në mes të maleve Himalaje, Butani ka më pak se 800.000 banorë dhe hapësira e tij është afërsisht e barabartë me atë të Baden-Württemberg. Ky vend budist me maja mbi 7000 metra, i quajtur në gjuhën e tij "toka e dragoit të bubullimës", është një nga më të mbyllurit në botë. Ai vendosi marrëdhënie diplomatike me Gjermaninë vetëm në nëntor 2020./ DW
Kina do të rihapë kufijtë e saj për turistët dhe do të rif...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharo...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandi...
Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgue...
Kryeministri suedez tha të martën se gjasat e anëtarësimit...
Parlamenti britanik diskutoi mes debatesh projektligjin e ...
Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë ësh...
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtet...
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkua...
Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykate n...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndë...
Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e ...
Cikloni shkatërrues “Freddy”, ka goditur Afrikën Jugore, i...
Forcat ukrainase dhe ato ruse janë bllokuar në betejën...
Seuli ka thënë të martën se Koreja Veriore ka lëshuar ...
Ministri gjerman i Ekonomisë, Habeck, e Ministri i Buj...
Numri i krimeve të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara u rrit...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, premtoi të hënën r...
Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Britania zbuluan të hën...
Administrata e Joe Biden tha të hënën se po miraton projek...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...