FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Kryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Zlatan Ellek, ka thënë të shtunën se ndalimi i përdorimit të dinarit “nënkupton dëbim të serbëve dhe të gjitha institucioneve serbe” nga territori i Kosovës.
Duke folur në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut, Ellek theksoi se të gjithë ata që gëzojnë të hyra nga Serbia janë në rrezik dhe se rreth 100 mijë serbë në Kosovë do të preken drejtpërdrejt nga vendimi i autoriteteve kosovare për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb.
“Kjo vlen për të gjitha institucionet që funksionojnë në sistemin serb, pensionistët, përfituesit e përfitimeve sociale, studentët, bursistët. Pra, i gjithë populli serb”, tha Eleku.
Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret si valutë për pagesa me para të gatshme - hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e zbatimit të saj.
Kryetari i Listës Serbe thotë se largimi i dinarit nga sistemi i pagesave nënkupton vënien e serbëve në një “pozitë të padurueshme” dhe se është një “prelud i eksodit total të popullit serb” në territorin e Kosovës.
Ai e cilësoi vendimin si “lëvizje përgatitore” nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.
“Vendimi për shfuqizimin e institucioneve serbe që kujdesen për arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe asistencën sociale, po ua shfuqizon jetën serbëve”, tha Elleku.
Ai tregoi se në bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare, Lista Serbe nënvizoi se "qëllimi përfundimtar i Qeverisë në Prishtinë është spastrimi etnik i serbëve", dhe se në një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ata shprehën frikën e tyre që rrjedh nga vendimi për shfuqizimin e dinarit.
Lista Serbe njoftoi se do t'ua dërgojë një letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.
Ellek tha se bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e QUINT-it janë "drejtpërdrejt përgjegjëse për multietnicitetin" në Kosovë dhe "do të jenë bashkëpunëtore të drejtpërdrejta, nëse do të ketë një eksod të popullit serb nga Kosova".
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se zbatimi i rregullores për transaksionet me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtë dhe se nuk do të ketë gjoba për posedimin e valutave të vendeve të tjera.
Ky vendim i Kosovës u kundërshtua nga Serbia, ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkoi shtyrjen e zbatimit të tij me arsyetimin se ekziston shqetësimi se mund të ketë ndikim negativ tek serbët e Kosovës.
Deri më tani, dinarët në Kosovë qarkullojnë përmes kompanisë publike serbe “Posta e Serbisë” e cila vepron në vendbanimet e banuara me serb në Kosovë. Llogari në dinarë ka edhe në bankat "Postanska stedionica" (Kursimore e Postës) dhe "NLB Komercijalna banka".
Dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Paratë atje janë transportuar nga kompania e transportit të parave “Henderson”.
Në rregulloren e BQK-së u tha se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë është e drejtë ekzekutive e saj.
Banka Qendrore e Kosovës ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se është e gatshme të marrë pjesë në bisedime për të lehtësuar procesin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të përdoruesve në euro bazuar në praktikat ekzistuese rajonale.
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha të enjten se vendimi “i njëanshëm” i Kosovës për ta zbatuar rregulloren e BQK-së ia kufizon mundësitë SHBA-së për të avokuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
DASH-i i bëri thirrje Kosovës ta shtyjë zbatimin e këtij vendimi “menjëherë”, derisa, siç tha, të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha e tranzicionit.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të zhgënjyera dhe i kundërshtojnë planet e tanishme të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë të dinarit serb”, theksoi DASH.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të ofrojë periudhë të gjatë tranzicioni për largimin nga përdorimi të dinarit serb./ REL
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshort...
Si pasojë e një sulmi me thikë mëngjesin e së shtunën në P...
Në një nga lojrat propagandistike që shitet në platfor...
Diagnozat globale të kancerit do të arrijnë në 35 mili...
Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjet...
Ministria e Jashtme e Sirisë ka dënuar sulmet gjatë natës ...
Irani mund të ndezë luftën e tmerrshme bërthamore "sa hap ...
Aktori amerikan Carl Weathers është ndarë nga jeta në ...
Baza e cila u godit nga një sulm vdekjeprurës me dron ...
SHBA-ja ka nisur sulmet në 85 objektiva në Siri dhe Ir...
Një gjykatëse federale shtyu zyrtarisht gjyqin që do t...
Aaroni nuk mund ta besonte fatin e tij. Një kompani teknol...
Zona në qendër të Athinës vijon të ngelet e bllokuar, ...
Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës i ka bë...
Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Mal të Zi u z...
Vendet e përfshira në luftëra janë më të interesuara të fi...
Lufta në Gazë dhe qëndrimet e Presidenti Joe Biden ndaj sa...
Gjykata e Apelit në Beograd shpalli të premten vendimin pë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroaz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...