FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij Bushra Khan, janë dënuar me nga shtatë vjet burgim secili të shtunën nga një gjykatë, për akuzat se kishin lidhur martesë në mënyrë të paligjshme.
Ky është dënimi i tretë me burg brenda pak ditëve për ish-liderin pakistanez.
Gjykata civile në Islamabad tha se Bushra nuk e kishte kryer kohën e pritjes së detyrueshme prej tre muajve nga shkurorëzimi prej burrit paraprak kur u martua me Khanin më 2018.
Khan, 71 vjeç, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2018 deri më 2022, është dënuar tashmë me 24 vjet burgim në përgjithësi dhe i është ndaluar ta mbajë poste publike për një dekadë.
Të dy Khanët u dënuan me 14 vjet burgim secili më 31 janar në një rast korrupsioni, një ditë pasi ai ishte dënuar me 10 vjet burgim për publikimin e sekreteve shtetërore në një rast tjetër, sipas partisë së tij, PTI.
Gjykata Antikorrupsion në Islamabad i shpalli ata fajtorë për shitjen e jashtëligjshme të dhuratave shtetërore në vlerë prej më shumë se 500.000 dollarë gjatë kohës sa ishte kryeministër nga viti 2018 derisa u rrëzua nga pushteti në prill 2022 përmes një vote të mosbesimit.
Gjykata ia ka ndaluar Khanit gjithashtu mbajtjen e posteve publike për 10 vjet, tha PTI. Bashkëshortja e tij Bushra u arrestua pak pasi gjykata e shpalli aktvendimin për ta.
Khan ndodhet në burg tashmë, pasi në gusht u dënua me tri vjet burgim nga një gjykatë tjetër për shitjen e dhuratave që i kishte marrë gjatë kohë si kryeministër.
Khanit i është ndaluar tashmë të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 8 shkurtit, për shkak të dënimeve të kaluara me burg, që kanë të bëjnë me zbulimin e një dokumenti konfidencial diplomatik gjatë një tubimi publik, pas rrëzimit të tij nga pushteti më 2022.
Atëbotë, Khan pretendoi se dokumenti, të cilit i ishte referuar me termin “Cipher”, ishte dëshmi se rrëzimi i tij ishte orkestruar nga ushtria e fuqishme e Pakistanit në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Si ushtria, ashtu edhe Uashingtoni, kishin mohuar këto akuza.
Më 21 tetor 2023, ish-kryeministri Nawaz Sharif, që ka mbajtur këtë post për tri mandate dhe që është një rival i kamotshëm i Khanit, u kthye në Pakistan pasi për katër vjet kishte qëndruar në mërgim dhe nisi fushatën zgjedhore me partinë e tij Liga Myslimane e Pakistanit, duke mbajtur një tubim të madh në Lahore.
Partia e Khanit dhe e Sharifit konsiderohen si partitë kryesore në zgjedhjet e ardhshme.
Pakistani, shtet me 241 milionë banorë, është mbërthyer nga një krizë e rëndë ekonomike dhe ka përjetuar rënie të shpejtë të standardit të jetesës./ REL
Si pasojë e një sulmi me thikë mëngjesin e së shtunën në P...
Në një nga lojrat propagandistike që shitet në platfor...
Diagnozat globale të kancerit do të arrijnë në 35 mili...
Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjet...
Ministria e Jashtme e Sirisë ka dënuar sulmet gjatë natës ...
Irani mund të ndezë luftën e tmerrshme bërthamore "sa hap ...
Aktori amerikan Carl Weathers është ndarë nga jeta në ...
Baza e cila u godit nga një sulm vdekjeprurës me dron ...
SHBA-ja ka nisur sulmet në 85 objektiva në Siri dhe Ir...
Një gjykatëse federale shtyu zyrtarisht gjyqin që do t...
Aaroni nuk mund ta besonte fatin e tij. Një kompani teknol...
Zona në qendër të Athinës vijon të ngelet e bllokuar, ...
Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës i ka bë...
Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Mal të Zi u z...
Vendet e përfshira në luftëra janë më të interesuara të fi...
Lufta në Gazë dhe qëndrimet e Presidenti Joe Biden ndaj sa...
Gjykata e Apelit në Beograd shpalli të premten vendimin pë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroaz...
Sondazhet e reja tregojnë se mbështetja për kryeminist...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...