Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Grupi palestinez, Hamas, nisi më 7 tetor një sulm të befasishëm nga Gaza në Izrael. Ngjarja u përshkrua si një nga përshkallëzimet më serioze të konfliktit izraelito-palestinez në disa vite.
Hamasi, ose Lëvizja e Rezistencës Islamike, u themelua në vitin 1987 gjatë kryengritjes së parë palestineze. Ai mbështetet nga Irani shiit dhe ndan ideologjinë islamike të Vëllazërisë Myslimane, e cila u krijua në Egjipt në vitet 1920.
Hamasi udhëheq Rripin e Gazës që nga viti 2007, pas një lufte të shkurtër civile me forcat besnike të lëvizjes Fatah, e cila udhëhiqet nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Ai është i vendosur në Bregun Perëndimor dhe gjithashtu kryeson Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO).
Marrja e Gazës nga Hamasi pasoi fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006 - njëherësh hera e fundit që u mbajtën. Hamasi e akuzoi Abbasin për komplot kundër tij, ndërsa Abbas e përshkroi atë që ndodhi si grushtshtet.
Që atëherë, kishte shpërthime të shpeshta të konfliktit me Izraelin. Hamasi refuzon ta njohë shtetin e Izraelit dhe kundërshton dhunshëm Marrëveshjet e Oslos për Paqe, të negociuara nga Izraeli dhe PLO-ja, në mesin e viteve 1990.
Hamasi ka një krah të armatosur, të quajtur Brigadat Izz el-Deen al-Qassam, i cili dërgon njerëz të armatosur dhe kamikazë në Izrael. Hamasi i karakterizon aktivitetet e tij të armatosura si rezistencë kundër pushtimit izraelit.
Grupi është pjesë e një aleance rajonale, që përfshin Iranin, Sirinë dhe grupin islamik shiit, Hezbollah, në Liban. Të gjithë ata kundërshtojnë gjerësisht politikën e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe Izraelin.
Derisa bazën e ka në Gazë, Hamasi ka mbështetës në të gjitha territoret palestineze dhe ka liderë të shpërndarë në të gjithë Lindjen e Mesme.
Hamasi në tërësi - ose në disa raste krahu i tij ushtarak - cilësohet si grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe, si dhe nga fuqi të tjera.
Rripi i Gazës është një territor prej 41 kilometrash i gjatë dhe 10 km i gjerë midis Izraelit, Egjiptit dhe Detit Mesdhe. Atje jetojnë rreth 2.3 milionë njerëz.
Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazë dhe vijën e saj bregdetare, si dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash mund të hyjnë dhe të dalin nëpër pikat e saj kufitare. Në mënyrë të ngjashme, Egjipti kontrollon se kush hyn dhe del përmes kufirit të tij me Gazën. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rreth 80% e popullsisë së Gazës varet nga ndihma ndërkombëtare.
Mes Izraelit dhe Hamasit ka tensione të vazhdueshme, por sulmi i fundit ndodhi pa paralajmërim. Hamasi gjuajti mijëra raketa në Izrael, ndërsa dhjetëra luftëtarë të tij shkelën kufirin dhe pushtuan komunitetet izraelite, duke vrarë dhjetëra civilë dhe duke marrë robër të tjerë.
Izraeli filloi menjëherë sulmet ajrore, duke thënë se ka në shënjestër objektet e militantëve në Gazë. Zyrtarët lokalë thanë se më shumë se 200 njerëz u vranë. Bregu Perëndimor dhe Gaza, të cilat njihen si territore palestineze, si dhe Jerusalemi Lindor dhe Izraeli kanë qenë pjesë e tokës së njohur si Palestinë që nga koha romake.
Këto ishin gjithashtu tokat e mbretërive hebraike në Bibël dhe shihen nga hebrenjtë si atdhe i tyre i lashtë. Izraeli u shpall shtet në vitin 1948, megjithëse toka ende quhet Palestinë nga ata që nuk e njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.
Palestinezët përdorin gjithashtu emrin Palestinë si një term ombrellë për Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin Lindor./ REL
Rreth 2 mijë njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një tërme...
Kur kryeministri, Markus Söder hyn në sallën e mitingut zg...
Situata duket e rënduar pasi u bë gati një ditë nga su...
Numrat e personave të vrarë si pasojë e sulmit terrorist t...
Irani po feston në mënyrë sfiduese pas sulmit terrorist të...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden e dënoi “...
Ukraina, në bazë të platformës koordinative Brave1, ka zhv...
Sulmi i befasishëm i Hamasit ndaj Izraelit , në 50 vje...
Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmet e Hama...
Për herë të parë, një mision i NASA-s po niset në një udhë...
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin terrorist të Hamasi...
Numri i viktimave nga luftimet në Izrael është rritur....
Të zgjohesh natën nga nevoja për të urinuar është një përv...
Simone Biles është gjimnastja e cila fitoi medaljen e saj ...
Ukraina dhe Rusia vazhduan sulmet e ndërsjella edhe të sht...
Aktori dhe Regjisori, Enver Petrovci ka folur lidhur m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sot atë q...
Terroristët e organizatës Hamas kanë marrë peng ushtar...
Ka shkuar në 200 numri i viktimave në Izrael, ndërsa r...
Zyrtarët amerikanë janë në alarm pas sulmit në shkallë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...