Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...

Pavarësisht se luftimet, vdekja dhe shkatërrimi vazhdojnë, kanë filluar debatet se si mund të bëhet rindërtimi i Gazës. Çmimi njerëzor i konfliktit në Gaza është i pallogaritshëm, por kostot e rindërtimit pas shkatërrimit nga bombardimet izraelite janë të llogaritshme. Vlerësimet e para flasin për më shumë se 50 miliardë dollarë. Izraeli nga ana e tij nuk ka paraqitur një plan, se kush do të qeverisë Gazën, nëse arrihet qëllimi i shkatërrimit të Hamasit, megjithëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka përjashtuar çdo lloj transferimi të pushtetit tek Autoriteti Palestinez. Ndërkohë ai ka adresuar çështjen e rindërtimit të Gazës. Së fundmi mediat izraelite kanë raportuar, se ai ka biseduar me politikanë të afërt, se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite do të ishin të gatshëm të ndihmonin rindërtimin.
Ka edhe një propozim, që europianët po ashtu të mbështesin rindërtimin e Gazës. BE dhe Gjermania në veçanti kanë qenë prej kohësh donatorë të rëndësishëm për ndihmën humanitare në territoret e pushtuara palestineze. SHBA është një donator i fuqishëm dhe me gjasë mund të bëjë edhe thirrje për krijimin e një fondi rindërtimi. Por të dyja palët, si SHBA edhe europianët, në prapaskenë janë duke pyetur, pse duhet të japin milionat e taksapaguesve të tyre për të rindërtuar një infrastrukturë që mund të bombardohet sërish në një të ardhme të afërt.

Ka pasur thirrje që Izraeli të paguajë për dëmet që janë bërë gjatë operacionit ushtarak në Gaza. Në vitin 2010 Izraeli ra dakord të kompensojë agjencinë e OKB-së që punon në Gaza, "Agency for Palestinian Refugees in the Near East", e njohur si UNRWA. 10,5 milionë dollarë për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara në operacionin e shtatorit 2009 në Gaza. Kjo solli debate tek të dyja palët, tek pala izraelite, nëse pagesat nënkuptonin, se ata ishin duke pranuar fajin, kurse nga ana tjetër organizatat humanitare kërkonin që t'u paguhej më shumë viktimave.
Qëkur Hamasi që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera sulmoi Izraelin më 7 tetor, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës, vatra e më shumë se 2 milionë palestinezëve. Izraeli filloi edhe një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, e si pasojë e luftimeve janë shkatërruar më shumë se 50.000 shtëpi, kurse më shumë se 200.000 të tjera janë dëmtuar.
Po ashtu janë shkatërruar dyzina spitalesh, qindra shkolla dhe ndërtesa qeveritare, shumë të ndërtuara me donacione ndërkombëtare. "Niveli i dëmit strukturor dhe shkatërrimit është i paprecedentë", është shprehur Marta Lorenzo, drejtoreshë e Përfaqësisë së UNRWA-s për Europën. "Kjo nuk është e krahasueshme me ndonjë luftë tjetër në Gaza." Lorenzo thotë për DW, se është shumë e vështirë aktualisht të dihet, se sa do të kushtojë, por nuk do të jetë përgjegjësi vetëm për një donator". Ajo përfytyron, se pas fundit të luftimeve do të ketë një konferencë të posaçme, "gjatë së cilës ne presim që komuniteti ndërkombëtar të ndajë përgjegjësinë."

Kështu kush do të jetë i gatshëm të japë fondet për një faturë që po rritet gjithnjë e më shumë? Përgjigja është e vështirë, pasi financimi i ndihmës dhe rindërtimi i Gazës, territoreve të pushtuara palestineze dhe projekteve të tjera palestineze kanë gjithmonë çështje të tensionuara për dekada. Fakti që Hamasi qeveris Gazën nga viti 2007 ka qenë problematik për donatorët, që kanë menduar si si të çojnë ndihmat tek ata që kanë vërtet nevojë. Bllokada 16 vjeçare e Gazës nga Izraeli dhe Egjipti si edhe injorimi nga ana e qeverisjes së Hamasit e kanë shkatërruar ekonominë e Gazës.
Në vitin 2022, rreth 80% e banorëve të Gazës ishin të varur nga ndihmat, sipas OKB-së. UNRWA ka siguruar një ndihmë të madhe për Gazën para krizës aktuale, përfshirë ndihmat humanitare, shëndetësore dhe arsimin. Ajo është punëdhënësja e dytë më e madhe në Gaza. Por gjithmonë ka pasur kritika për anësi. Ish-ministra të qeverisë izraelite kanë thënë, se nuk do donin ta kishin aty këtë organizatë, ndërkohë që të tjerë e konsiderojnë UNRWA si të rëndësishme.

Një shembull tjetër që tregon për grindjet në lidhje me rindërtimin është i ashtuquajturi "Gaza Reconstruction Mechanism", GRM, Mekanizmi i Rindërtimit të Gazës. I krijuar në vitin 2014, si masë e përkoshme për të ndaluar Hamasin për të pasur një "përdorim të dyfishtë" të materialeve të ndërtimit, që mund të përdoren për ndërtesa, por edhe për tunele, për shembull, ai është ndërkohë një sistem kompleks burokratik që çon në vonesa të ndjeshme deri sa të çohen materialet në Gaza. Po ashtu i ka rritur kostot e rindërtimit me 20%.
Të gjitha këto probleme nuk do të zhduken, thjesht sepse nevojitet një rindërtim i jashtëzakonshëm dhe më i madh, parashikon Nathan Brown, një studiues në Institutin Carnegie për Programet e Lindjes së Mesme. Ai vëren, se kjo gjendje madje mund të keqësohet. "Nuk ka për të qenë problemi financimi, por politika", tha Brown për DW. "Nëse nesër të gjithë aktorët, Izraeli, palestinezët, faktorët rajonalë, aktorët perëndimorë, thonë 'ja kjo është e ardhmja, e do të ketë këtë pamje', pavarësisht, nëse do të ketë një zgjidhje me dy shtete apo një zgjidhje me një shtet, atëherë paratë nuk kanë për të qenë problemi." Shumë donatorë do të ishin të gatshëm të jepnin para, nëse do të kishte një perspektivë të zgjidhjes së problemit përfundimisht, vëren eksperti.

Ditët e fundit ka pasur raportime, se Emiratet e Bashkuara do të paguanin për rindërtimin e Gazës, por kjo nëse garantohet zgjidhja me dy shtete. "Ndryshe ata do të financonin atë që në popullatën e tyre konsiderohet si një ripushtim i Gazës nga Izraeli. Brown thotë, se nuk shikon një zgjidhje për momentin. Ka shumë pyetje pa përgjigje, konstaton edhe Yara Asi, politologe në Qendrën Arabe të Uashingtonit. "Nëse nuk ka një qeverisje legjitime në Gaza, a do të jenë donatorët të gatshëm të dërgojnë dhjetëra miliona dollarë?" pyet ajo. "Mendoj, se do të nevojiten disa garanci për një të ardhme politike, për të dërguar më pas para." Po ashtu duke iu referuar europianëve dhe amerikanëve, Asi thekson, se ata nuk janë të kënaqur, që shkollat e spitalet që kanë rindërtuar ata shkatërrohen. Edhe Izraeli nga ana e tij nuk mund të bëjë rindërtimin pa ndihmën e vendeve të tjera, prandaj "habitem që nuk merren hapa për të zgjidhur këtë problem", thekson Asi./ DW
Më shumë se 60 emigrantë besohet se janë mbytur në një bar...
Serbia po mban të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parla...
Në konferencën për shtyp në Tel Aviv, kryeministri i I...
Tronditet Izraeli pas vrasjes gabimisht të tre pengjev...
Të premten ishte afati i fundit për banorët serbë në v...
Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah ka nd...
Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e...
Lideri i Kuvajtit, sheiku Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-S...
15 dhjetori ishte vendosur si dita e fundit e një afati të...
Një letër e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në...
Është një humbje për të, por BRICS (Brazili, Rusia, In...
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar foto...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius është sh...
Qeveria e Gjermanisë ka vonuar planet e saj për të futur s...
Këtë vit mëshumë të rinj kanë nënshkruar kontrata kual...
Juglindja është zbardhur nga dëbora. Në fshatin Dardh...
Policia shtetërore e Bosnjës arrestoi të premten shtatë is...
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden,...
71% e punëtorëve dhe menaxherëve besojnë se pasditja e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...