FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Serbia po mban të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.
Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre prej orës 07:00 deri në 20:00.
Të hapura janë 8.273 qendra votimi.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vlladimir Dimitrijeviç, ka thënë në konferencën e parë për media se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.
“Materiali zgjedhor është i kompletuar dhe i saktë, dhe të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00”, ka thënë ai.
Këto janë zgjedhjet e pesta që organizohen në Serbi prej vitit 2012, dhe mbahen vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.
Zgjedhjet e së dielës do të monitorohen nga 5.587 vëzhgues vendas dhe të huaj - numër rekord i vëzhguesve, në krahasim me zgjedhjet e mbajtura deri më tani.
Zgjedhjet janë nxitur prej zemërimit në rritje të publikut për të shtënat masive të këtij viti dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për proces të ri zgjedhor.
Dy sulmet me të shtëna masive të majit maj, që kanë lënë të vdekur 18 persona, përfshirë nëntë nxënës dhe adoleshentë, kanë rezultuar me protesta në rrugë me javë të tëra.
Partitë opozitare, dhe vëzhguesit për të drejta të njeriut, e akuzojnë partinë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS), të presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç, për kufizim të lirisë së mediave, mbështetje të dhunës kundër kundërshtarëve, për korrupsion, dhe lidhje me krim të organizuar.
Vuçiç, dhe aleatët, hedhin poshtë këto akuza.
Disa sondazhe publike e nxjerrin partinë e Vuçiçit si fituese të zgjedhjeve, në rendin e dytë koalicionin e partive opozitare, dhe të tretën, Partinë Socialiste të ish-ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, që është partnere në koalicion me SNS-në.

Banorët serbë të Kosovës janë parë në mëngjesin e së dielës duke u nisur për në Serbi, për të votuar për zgjedhjet që organizohen atje.
Raportohet se në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë - Merdare, Jarinje dhe Bërnjak - janë krijuar kolona të gjata.
Serbët do ta bëjnë këtë rrugë për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre, pasi procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në Kosovë, në krahasim me vite më parë.
Ata do të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë - në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbajtje të zgjedhjeve, por Beogradi zyrtar nuk ka vepruar ashtu, meqë nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.
Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka grumbulluar votat. Ato vota, më pas, janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke thënë se “projekti serb për heshtjen e zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim”.
Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista.
Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar./ REL
Në konferencën për shtyp në Tel Aviv, kryeministri i I...
Tronditet Izraeli pas vrasjes gabimisht të tre pengjev...
Të premten ishte afati i fundit për banorët serbë në v...
Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah ka nd...
Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e...
Lideri i Kuvajtit, sheiku Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-S...
15 dhjetori ishte vendosur si dita e fundit e një afati të...
Një letër e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në...
Është një humbje për të, por BRICS (Brazili, Rusia, In...
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar foto...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius është sh...
Qeveria e Gjermanisë ka vonuar planet e saj për të futur s...
Këtë vit mëshumë të rinj kanë nënshkruar kontrata kual...
Juglindja është zbardhur nga dëbora. Në fshatin Dardh...
Policia shtetërore e Bosnjës arrestoi të premten shtatë is...
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden,...
71% e punëtorëve dhe menaxherëve besojnë se pasditja e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim...
Një dokument i hartuar nga Serbia, përmes së cilit ajo...
Ndodh edhe kjo! Një skiator në ecje për pak sa nuk goditi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...