Veliaj lë përkohësisht qelinë/ Ja arsyeja
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj m...
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj m...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bëjë çmos për konstituimin e Kuvendit të Kosovës në frymën e bashkëpunimit, për të vazhduar më pas me formimin e qeverisë së re.
Kurti i bëri komentet pas një takimi të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuar mundësitë për dalje nga kriza institucionale.
Ai nuk tregoi nëse ka dalë me ndonjë propozim të ri, apo ndonjë detaj tjetër nga biseda me Osmanin.
“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjithë elementët përbërës... Zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Besoj se duhet t’u japim shans edhe takimeve të tjera, e më pas të shohim se cili është progresi”, shtoi ai para gazetarëve.
Përkundër plot 40 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.
Me një vendim të lëshuar javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.
Që nga aktgjykimi janë mbajtur edhe dy seanca në Kuvend, por pa rezultat.
Përfaqësuesit e partive politike fajësojnë njëri-tjetrin për mungesë përgjegjësie.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
Por Haxhiu, për disa herë me radhë, nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e domosdoshme për këtë pozitë.
Vetëvendosje insiston në votim të fshehtë, por partitë e tjera janë kundër, ndaj edhe refuzojnë kërkesën e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të propozuar përfaqësues për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.
Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha më 30 qershor se ajo pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend të zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit prej 30 ditësh.
“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina.
Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Kushtetueses duket se nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë, ndaj, sipas tyre, zgjidhja mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, ose me ndërhyrjen e presidentes./ Rel
Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se Izraeli ka rënë...
Republikanët e Senatit e miratuan të martën me diferencë s...
Kur administrata Trump mori pushtetin, një nga lëvizjet e ...
Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi sot telefonatë...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për migracionin thotë se ...
Në një tjetër raund deklaratash midis Donald Trump dhe Elo...
Presidenti Trump pritet të vizitojë Floridën këtë të martë...
Një person u mbyt pasi lumi Frejus në veri të Italisë u pë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti këtë të martë n...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-të...
Me gjithë armëpushimin e fundit mes Iranit dhe Izraelit, s...
Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesv...
Autoriteti fetar turk, Diyanet, mund të ndalojë përkthimet...
Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë di...
Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzo...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e përjashtoi m...
Novo Nordisk dhe Eli Lilly, dy gjigantët që dominojnë treg...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të mi...
Shumë nga vendet e botës u mblodhën në Spanjë të hënën, në...
Rusia lëshoi një rekord prej 5,337 dronësh të tipit Shah...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...