FBI dhe NSA: Sulmet kibernetike nga Irani ende të mundshme
Me gjithë armëpushimin e fundit mes Iranit dhe Izraelit, s...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë, të martën, që ta konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Më 1 korrik u shënua hera e tretë që deputetët nuk arritën kurrfarë progresi në konstitutimin e Kuvendit që nga shpallja e një aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila më 26 qershor obligoi deputetët që brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin – afat që skadon më 26 korrik.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.
Këto parti thonë se ndryshimi i votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues, dhe kanë argumentuar se kështu është thënë edhe në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.
Të martën, në vend që të propozonin anëtarin për komisionin, PDK-ja dhe LDK-ja kërkuan nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, përfaqësues të këtyre partive nuk u lejuan të flasin më gjatë, pasi Dehari kërkoi nga regjia që t'u ndaleej mikrofoni.
Partia e Deharit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këmbëngul se votimi i fshehtë lejohet.
Pas aktgjykimit të Kushtetueses, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi në takim krerët e partive politike. Por, edhe pas dy orësh takim, ata nuk arritën një marrëveshje për të dalë nga ngërçi.
Kurti tha se ka ofruar kompromise, por partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë thanë se takimi i ftuar nga ai ishte “farsë”, duke shtuar se kreu i partisë fituese të zgjedhjeve po insiston në pozicionet paraprake.
Për të ofruar një zgjidhje të mundshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 30 qershor tha se në ditët në vijim do të ftojë krerët e partive politike për konsultime lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.
LVV-ja, si parti fituese, e ka të drejtën ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar.
Deri më tani, ky subjekt ka propozuar për këtë post Albulena Haxhiun – që PDK-ja dhe AAK-ja e kanë cilësuar si figurë përçarëse.
Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Haxhiu ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidatura, nëse në votim të fshehtë nuk merr 61 votat e nevojshme.
Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët.
Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./ Rel
Me gjithë armëpushimin e fundit mes Iranit dhe Izraelit, s...
Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesv...
Autoriteti fetar turk, Diyanet, mund të ndalojë përkthimet...
Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë di...
Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzo...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e përjashtoi m...
Novo Nordisk dhe Eli Lilly, dy gjigantët që dominojnë treg...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të mi...
Shumë nga vendet e botës u mblodhën në Spanjë të hënën, në...
Rusia lëshoi një rekord prej 5,337 dronësh të tipit Shah...
Princi Harry dhe Meghan Markle janë pjesë e planeve të fun...
Autoritetet iraniane kanë arrestuar qindra njerëz dhe kanë...
Komisioni Europian po punon për të zgjidhur shqetësimet që...
Bashkimi Europian dhe Ukraina kanë rënë dakord për një mar...
Senati amerikan ka filluar të votojë të hënën për një plan...
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkim...
Uashingtoni zyrtar njoftoi se do të fillojë menjëherë nego...
Izraeli është i interesuar të vendosë formalisht marrëdhën...
Më 2 korrik, Komisioni Evropian duhet të paraqesë propozim...
Zjarret masive në Turqi kanë vazhduar të përhapen në vende...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...