Raporti për burgjet kubaneze/ Dhjetëra të burgosur në punë të detyruar për mallrat e eksportit
Në burgjet kubaneze, dhjetëra mijëra të burgosur dyshohet ...

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje të hënën që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive, një ditë pasi aktivistët propalestinezë ndërprenë në mënyrë kaotike përfundimin e garës së çiklizmit Vuelta në Madrid.
Ministri i Jashtëm i Izraelit reagoi duke e quajtur Sanchezin “antisemitik dhe gënjeshtar”.
Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar javët e fundit, pasi Qeveria e majtë spanjolle shprehu mbështetje për protestuesit që ndërprenë disa etapa të Vueltës, përfshirë edhe atë përfundimtare të së dielës në Madrid, për shkak të pjesëmarrjes së një ekipi izraelit.
Duke folur para anëtarëve të partisë së tij socialiste, Sanchez tha se Izraeli, ashtu si Rusia, nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në sporte ndërkombëtare për shkak të fushatës ushtarake në Gazë.
“Organizatat sportive duhet të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Pse u përjashtua Rusia pas pushtimit të Ukrainës dhe nuk po përjashtohet Izraeli pas pushtimit të Gazës?” tha Sanchez.
“Derisa të ndalet barbaria, as Rusia dhe as Izraeli nuk duhet të jenë në asnjë garë ndërkombëtare”, shtoi ai.
Sanchez foli një ditë pasi gara finale e Vueltës u ndërpre kur protestuesit propalestinezë, kundërshtarë të pjesëmarrjes së ekipit izraelit, Israel Premier Tech, hodhën barriera në rrugë dhe u përplasën me policinë pranë vijës së finishit.
Autoritetet thanë se dy persona u arrestuan dhe 22 u lënduan lehtë.
Qeveria spanjolle më herët kishte shprehur simpati për protestuesit dhe kishte sugjeruar që ekipi Israel Premier Tech duhej të tërhiqej nga gara trijavore që u shndërrua në një betejë diplomatike.
Ekipi hoqi emrin nga fanellat, por qëndroi në garë deri në fund.
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, kritikoi Sanchezin me një postim në X, ku përfshiu një video të fjalimit të tij të së hënës.
“Një antisemitik dhe gënjeshtar. A e pushtoi Izraeli Gazën më 7 tetor apo ishte shteti terrorist Hamas që pushtoi Izraelin dhe kreu masakrën më të rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti?” tha Saar.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Në Gzë po mbahen ende 48 pengje dhe Izraeli beson se 20 prej tyre janë gjallë.
Lufta hakmarrëse i Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe.
Derisa lufta po vazhdon, Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë, dhe Spanja është në krye të një liste gjithnjë e më të madhe të vendeve evropiane që po e kritikojnë Izraelin për shkak të numrit të lartë të viktimave civile.
Vende si Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë se planifikojnë ta njohin shtetin palestinez, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian ka bërë thirrje për kufizimin e marrëdhënieve tregtare me Izraelin.
Evropa mbetet e përçarë në qëndrimin ndaj Izraelit, dhe sanksionet apo dënimet e kufizuara deri tani kanë pasur pak efekt./REL
Në burgjet kubaneze, dhjetëra mijëra të burgosur dyshohet ...
Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan për mbrojtjen e...
Një aristokrate britanike dhe i dashuri i saj u dënuan me ...
Bashkimi Evropian dhe Ukraina kanë përfunduar takimet përf...
ADN-ja e gjetur në një peshqir të mbështjellë rreth armës ...
Kështjella mbretërore britanike Windsor po përgatitet për ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, refuzoi të përjashtont...
Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 ve...
Një shtetas është arrestuar në Kosovë këtë të hënë, nën dy...
Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar tronditje në vendin fqinj...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka theksuar qëndrimi...
Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë, i cil...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka përjashtua...
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka d...
Ndërsa u mbyllën qendrat e votimit në zgjedhjet komunale n...
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre...
Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet gjyqi ndaj 4 ish-krerëve...
Qeveria belge planifikon të angazhojë ushtrinë në qytetet ...
Një raport mbi ndryshimet klimatike parashikon se 1.5 mili...
Owen Cooper, 15 vjeç, i cili spikati me rolin e tij në min...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...