Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Papa Françesku shprehu keqardhje për “situatën e dëshpëruar humanitare” për palestinezët në Gazë dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve, në mesazhin e tij të Krishtlindjes më 25 dhjetor.
“Zemra ime e pikëlluar për viktimat e sulmit të neveritshëm të 7 tetorit dhe përsëris apelin tim urgjent për çlirimin e atyre që ende mbahen peng”, tha 86-vjeçari, në mesazhin e tij të përvitshëm për Krishtlindje.
“Unë bëj thirrje që t’u jepet fund operacioneve ushtarake me të korrat e tyre të tmerrshme të viktimave të pafajshme civile dhe bëj thirrje për një zgjidhje të situatës së dëshpëruar humanitare duke lejuar furnizimin e ndihmave humanitare”, u tha ai mijëra besimtarëve të mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Papa bëri thirrje gjithashtu për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez “përmes dialogut të sinqertë dhe këmbëngulës midis palëve, të mbështetur nga vullneti i fortë politik dhe mbështetja e komunitetit ndërkombëtar”.
Gati tre muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – situata humanitare në Rripin e Gazës është “një katastrofë” sipas Kombeve të Bashkuara, me 85 për qind të popullsisë të zhvendosur.
Lufta filloi më 7 tetor kur persona të armatosur të Hamasit depërtuan kufirin e militarizuar të Gazës dhe vranë rreth 1.140 njerëz në Izrael, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat izraelite.
Militantët palestinezë rrëmbyen gjithashtu rreth 250 persona, 129 prej të cilëve mbeten në Gaza, sipas autoriteteve izraelite.
Duke u zotuar se do ta shkatërronte Hamasin, Izraeli filloi një bombardim dhe pushtim tokësor të Gazës, ku 20.424 njerëz janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas numrit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e territorit të drejtuar nga Hamasi.
Izraeli kontrollon hyrjen në Gazë dhe një sasi e ndihmave ka hyrë përmes Egjiptit. Javën e kaluar, Izraeli miratoi dërgimin e ndihmave përmes vendkalimit Kerem Shalom, por sasia është e pamjaftueshme për t’i përmbushur nevojat në territorin e shkatërruar.
Kreu i katolikëve, në fjalimin e tij, foli gjithashtu për konfliktet në Siri, Liban dhe Jemen duke thënë se ai lutet “që së shpejti të arrihet stabiliteti politik dhe social”.
Papa Françesku tha gjithashtu se ai kërkon “paqe për Ukrainën”, e cila po feston Krishtlindjen më 25 dhjetor për herë të parë, duke shpërfillur datën tradicionale ortodokse të 7 janarit të kremtuar në Rusi.
“Le ta ripërtërijmë afërsinë tonë shpirtërore dhe njerëzore me njerëzit e saj të përvuajtur, në mënyrë që me mbështetjen e secilit prej nesh, ata ta ndiejnë realitetin konkret të dashurisë së Zotit”, tha ai.
Papa kërkoi gjithashtu paqe midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilat kanë qenë të bllokuara në një konflikt territorial për dekada, ndërsa përmendi edhe “konfliktet që shqetësojnë rajonin e Sahelit, Bririt të Afrikës dhe Sudanit, si dhe Kamerunin, Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut”.
Ai tha se shpresonte që tensionet në gadishullin korean do të zgjidheshin “duke ndërmarrë procese të dialogut dhe pajtimit të aftë për të krijuar kushte për paqe të qëndrueshme”.
Papa argjentinas rezervoi fjalët e tij të fundit për kontinentin amerikan, duke u bërë thirrje “njerëzve të vullnetit të mirë” të “shpikin mënyra të përshtatshme për t’i zgjidhur konfliktet sociale dhe politike, për t’i luftuar format e varfërisë që cenojnë dinjitetin e njerëzve, për ta reduktuar pabarazinë dhe për ta trajtuar fenomenin shqetësues të emigrimit”./ REL
Dy shoferë janë proceduar penalisht pasi janë përfshir...
Në mes të luftës, Ukraina që e ka mbrojtur veten për gati ...
Forca të mëdha policore kanë shpërndarë mbrëmë me dhunë de...
Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Ka...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndo...
Presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, dha një...
Krishtlindja tashmë ka ardhur dhe ju as nuk e dinit. R...
Rregullisht shfaqen në mediat sociale pamje të falsifikuar...
Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se i...
“Unë nuk shoh më lajme! Kurrë më parë nuk e kam dëgjuar ka...
Të paktën 70 persona u vranë nga një sulm në kampin e refu...
Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës të dielën për të pen...
Pekini regjistroi një numër rekord të temperaturave të ulë...
Vendlindja biblike e Jezusit këtë vit, ndryshe nga vitet e...
Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Kajro,...
Me luftëra që vazhduan e me të reja që shpërthyen, 2023-sh...
Komisioni Evropian shprehu shqetësime lidhur me ndryshimet...
Mbështetja e administratës së Presidentit Biden për Izrael...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i kërkoi të dielën n...
Maia Sandu, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, njoft...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...