
Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Kajro, shenjë kjo që tregon se diplomacia ende ka ndikim. Mbërritja në Kajro e një delegacioni të kryesuar nga udhëheqësi në mërgim, Ziad al-Nakhlala, vjen pas bisedimeve të ditëve të fundit në të cilat mori pjesë shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh. Xhihadi Islamik, ndonëse më i vogël se Hamasi, gjithashtu po mban pengje në Gazë.
Deri tani, grupet militante kanë thënë se nuk do të diskutojnë për lirimin e pengjeve nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gazë, ndërsa izraelitët thonë se janë të gatshëm të diskutojnë vetëm për një pauzë të përkohshme të luftimeve.
Megjithatë, asnjëra palë nuk është larguar publikisht nga bisedimet, të cilat Uashingtoni i përshkroi javën e kaluar si shumë serioze, edhe pse luftimet janë intensifikuar në të gjithë Rripin e Gazës që nga rënia e armëpushimit në fillim të dhjetorit.
Bisedimet e Kajros do të përqendrohen në "mënyrat për t'i dhënë fund agresionit izraelit ndaj popullit tonë", tha një zyrtar i Xhihadit Islamik. Delegacioni do të riafirmojë qëndrimin e grupit se çdo shkëmbim pengjesh do të duhet të sigurojë lirimin e të gjithë palestinezëve të burgosur në Izrael, "pasi të arrihet një armëpushim", tha zyrtari.
Hamasi dhe Xhihadi Islamik, të betuar për shkatërrimin e Izraelit, besohet se ende mbajnë më shumë se 100 pengje nga 240 që u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit mbi qytetet izraelite, ndërsa militantët vranë 1200 njerëz.
Izraeli reagoi duke rrethuar Rripin e Gazës dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të tij, me më shumë se 20,400 të konfirmuar të vrarë dhe mijëra të tjerë që besohet se kanë vdekur nën rrënoja, sipas autoriteteve të Gazës që kontrollohet nga Hamasi. Shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Shumica dërrmuese e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se kushtet janë katastrofike.
Pas rënies së një armëpushimi njëjavor në fillim të muajit, luftimet janë intensifikuar në terren, me përhapjen e luftës nga veriu i Rripit të Gazës në të gjithë gjatësinë e rajonit.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndo...
Presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, dha një...
Krishtlindja tashmë ka ardhur dhe ju as nuk e dinit. R...
Rregullisht shfaqen në mediat sociale pamje të falsifikuar...
Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se i...
“Unë nuk shoh më lajme! Kurrë më parë nuk e kam dëgjuar ka...
Të paktën 70 persona u vranë nga një sulm në kampin e refu...
Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës të dielën për të pen...
Pekini regjistroi një numër rekord të temperaturave të ulë...
Vendlindja biblike e Jezusit këtë vit, ndryshe nga vitet e...
Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Kajro,...
Me luftëra që vazhduan e me të reja që shpërthyen, 2023-sh...
Komisioni Evropian shprehu shqetësime lidhur me ndryshimet...
Mbështetja e administratës së Presidentit Biden për Izrael...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i kërkoi të dielën n...
Maia Sandu, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, njoft...
Marina iraniane ka shtuar në arsenalin e saj raketa të sof...
Shtetet e Bashkuara rrëzuan katër dronë që kishin si objek...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ë...
Presidenti Frank-Walter Steinmeier kujton rëndësinë e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...