Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Në mes të luftës, Ukraina që e ka mbrojtur veten për gati dy vjet kundër pushtimit rus, po e sfidon sërish Moskën duke festuar Krishtlindjen për herë të parë më 25 dhjetor, në vend të datës 7 janar që mbart në vetë simbolika të lidhjes me Rusinë. Mirëpo, përkundër afrimit të festave të fundvitit, luftimet nuk kanë ndaluar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte nënshkruar në korrik një ligj për ta zhvendosur festën zyrtare të Krishtlindjes nga 7 janari – ditën kur festohet Krishtlindja nga Kisha Ortodokse Ruse - në 25 dhjetor. Në ligj thuhej se qëllimi ishte “braktisja e trashëgimisë ruse”.
Ky ndryshim bën që besimtarët ortodoksë të Ukrainës të festojnë Krishtlindjen bashkë me besimtarët katolikë të vendit, të cilët në fillim të këtij viti miratuan një ndryshim të ngjashëm në kalendar.
Në fjalimin e tij të përnatshëm, të postuar ndërkohë që Ukraina përgatitej për ta shënuar këtë festë, Zelensky tha: “Sot, të gjithë ukrainasit janë bashkë”.
“Ne të gjithë festojmë Krishtlindjen së bashku. Në një datë, si një familje e madhe, si një komb, si një... një vend…Sot, ajo [festa] do të bashkojë miliona zëra – më shumë se kurrë më parë”, tha ai.
Në qytetet juglindore të Dnjeprit dhe Zaporizhjas, dhjetëra të afërm të ushtarëve ukrainas të mbajtur nga forcat ruse si të burgosur lufte u mblodhën në natën e Krishtlindjeve për të dekoruar pemët me emrat e të dashurve të tyre.
“Djali im, mbrojtësi i Mariupolit, është në robëri për të dytin vit radhazi, për Krishtlindjen e dytë. Pema jonë e Krishtlindjes është një thirrje për shoqërinë. Është një kujtesë se ne jemi duke pritur për fëmijët tanë”, tha Iryna, banorë e Dnjeprit.
Në Zaporizhja, organizatorja Olha Plechun tha se publiku i gjerë e percepton robërinë si vetëm paraburgim, ndërsa kushtet e ushtarëve ukrainas në paraburgim rus përfaqësojnë një “vdekje të ngadaltë”.
“Djemtë tanë po torturohen. Ne kemi nevojë për shkëmbime. Armiku ynë nuk është fisnik: Ata nuk respektojnë asnjë konventë”, tha ajo.
Autoritetet ukrainase thanë se që nga 17 nëntori, të paktën 3.574 zyrtarë ushtarakë dhe 763 civilë janë në robëri nga Rusia.
Në fushëbetejë, 66 përleshje luftarake u zhvilluan midis forcave ukrainase dhe ushtrisë pushtuese ruse gjatë 24 orëve të fundit, sipas ushtrisë ukrainase. Ushtria ukrainase zmbrapsi 21 sulme ruse pranë rajonit verilindor Harkiv dhe zonës Stelmahivka të provincës lindore të Luhanskut, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm më 25 dhjetor.
Rusia lëshoi gjithashtu 31 dronë dhe 2 raketa në Ukrainë gjatë natës. Mbrojtja ajrore e Ukrainës i zmbrapsi 28 dronë dhe të dy raketat, tha ushtria, duke shtuar se dronët u lëshuan nga Krimea e pushtuar nga Rusia./ REL
Forca të mëdha policore kanë shpërndarë mbrëmë me dhunë de...
Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Ka...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndo...
Presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, dha një...
Krishtlindja tashmë ka ardhur dhe ju as nuk e dinit. R...
Rregullisht shfaqen në mediat sociale pamje të falsifikuar...
Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se i...
“Unë nuk shoh më lajme! Kurrë më parë nuk e kam dëgjuar ka...
Të paktën 70 persona u vranë nga një sulm në kampin e refu...
Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës të dielën për të pen...
Pekini regjistroi një numër rekord të temperaturave të ulë...
Vendlindja biblike e Jezusit këtë vit, ndryshe nga vitet e...
Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Kajro,...
Me luftëra që vazhduan e me të reja që shpërthyen, 2023-sh...
Komisioni Evropian shprehu shqetësime lidhur me ndryshimet...
Mbështetja e administratës së Presidentit Biden për Izrael...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i kërkoi të dielën n...
Maia Sandu, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, njoft...
Marina iraniane ka shtuar në arsenalin e saj raketa të sof...
Shtetet e Bashkuara rrëzuan katër dronë që kishin si objek...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...