Katari do ta furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm nga viti 2026
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan ...

Stewart Rhodes, themeluesi i grupit paraushtarak të djathtë Oath Keepers u dënua nga juria të martën për konspiracion rebelimi për sulmin e bërë vitin e kaluar ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje të dështuar për të përmbysur humbjen në zgjedhje të presidentit të atëhershëm, Donald Trump. Vendimi përfaqëson një fitore të rëndësishme për Departamentin e Drejtësisë.
Zoti Rhodes, i diplomuar për jurisprudencë nga Universiteti Yale, njëkohësisht edhe ish-parashutist i ushtrisë amerikane, si dhe ish-avokat të cilit iu hoq licenca, ishte akuzuar nga prokurorët gjatë një procesi gjyqësor tetëjavor se nxiti organizimin e një skeme për të përdorur forcën për të ndalur certifikimin nga Kongresi të fitores në zgjedhje të Presidentit Joe Biden.
Zoti Rhodes ishte më i mirënjohuri ndër 5 të akuzuarit në procesin më domethënës gjyqësor të ngritur pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit. Një tjetër i akuzuar, Kelly Meggs, u gjend gjithashtu fajtor të martën për konspiracion rebelimi, ndërsa tre të tjerë – Kenneth Harrelson, Jessica Watkins dhe Thomas Caldwell – u shpallën të pafajshëm për këtë akuzë.
Zoti Rhodes themeloi në vitin 2009 grupin paraushtarak Oath Keepers, ndër anëtarët e të cilit janë ushtarakë aktivë dhe ish-ushtarakë, oficerë të organeve të zbatimit të ligjit dhe të ekipeve të emergjencave. Anëtarët e këtij grupi janë shfaqur shpesh, edhe të armatosur rëndë, në protesta dhe aktivitete politike në mbarë Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe në demonstratat që pasuan vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë në qytetin Minneapolis.
Të pandehurit u akuzuan për krijimin e një "force reagimi të shpejtë" që prokurorët thanë se ishte e pozicionuar në një hotel në Virxhinia dhe ishte e pajisur me armë zjarri që mund të transportoheshin me shpejtësi në Uashington nëse lindte nevoja.
Katër anëtarë të tjerë të grupit Oath Keepers të akuzuar për konspiracion rebelimi do të dalin në gjyq në dhjetor. Anëtarët e një grupi tjetër të krahut të djathtë të quajtur Proud Boys, përfshirë ish-kryetarin e tyre Enrique Tarrio, gjithashtu do të dalin në gjyq me akuzën e konspiracionit për rebelim në muajin dhjetor./VOA
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 29 nëntor se si...
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e ...
Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier ndodhet për nj...
Pas një marrëdhënieje hera herws të vështirë, qeveria ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjerma...
Një tërmet i fortë, me intensitet 5 ballë të shkallës Riht...
Më pak se gjysma e popullsisë në Angli dhe Uells e kon...
Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm ...
Moska ka shtyrë rundin e ri të bisedimeve me Shtetet e...
Stoltenberg ka rikonfirmuar zotimin e NATO-s, për të f...
Ndeshja mes kombëtareve të futbollit të Shteteve të Ba...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska iu është drejt...
Zyrtarët ukrainas janë shprehur se forcat ruse po bomb...
Hungaria pret që muajin e ardhshëm Brukseli të heqë embarg...
Shtetet e Bashkuara do të japin 53 milionë dollarë për...
Ministrat e drejtësisë të G7 dënuan përdorimin e dimri...
Pushtimi rus i Ukrainës është ndier në mbarë botën, po...
Shtëpia e Bardhë është vendosur në një pozitë delikate...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar krijimin e nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...