SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar krijimin e një “unioni të gazit” me Kazakistanin dhe Uzbekistanin me qëllim që të krijohet një mekanizëm për transportin e gazit natyror në mes këtyre tri shteteve dhe shteteve të tjera, përfshirë Kinën.
Një ditë pasi presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se ka biseduar në Moskë me Putinin për këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi më 29 nëntor se ky propozim po diskutohet mes këtyre tri shteteve sepse ka “nevojë për sinkronizim” pasi që të gjitha këto shtete shesin gaz natyror.
Faza e parë e propozimit të Putinit përfshin “krijimin e një mekanizmi koordinues” për këtë plan, tha Peskov.
“Kjo çështje me gjasë do të diskutohet me një entitet juridik për të vendosur bashkëpunimin mes tri shteteve dhe për të siguruar zhvillimin e infrastrukturës për tregjet e jashtme”, tha Peskov.
Zëdhënësi i Toqaevit, Ruslan Zheldibai shkroi në "Facebook" më 29 nëntor se presidenti kazak dhe ai rus kanë diskutuar se si të “koordinojnë veprimet e përbashkëta për transportin e gazit rus përmes territoreve të Kazakistanit dhe Uzbekistanit”.
“Presidentët Qasym-Zhomart Toqaev dhe Vladimir Putin kanë thënë se mendojnë se është e nevojshme të zhvillojnë biseda të detajuara me pjesëmarrjen e ekspertëve për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për këtë çështje që e konsiderojnë se është në interes të të gjitha palëve të përfshira”, shkroi Zheldibai.
Peskov theksoi se pasi që rajonet veriore të Kazakistanit varen nga gazi natyror që transportohet nga Siberia e Rusisë, do të ishte ekonomikisht e dobishme për të rritur furnizimet me gazin rus në vend se të ndiqet plani i Qeverisë kazake për ndërtimin e një gazsjellësi të ri, që do të siguronte furnizime me gaz kazak për rajonin. Kjo, sipas zëdhënësit të Kremlinit, do t’i kursente Astanës “dhjetëra miliarda dollarë”.
Rusia është një prej eksportuesve më të mëdha të gazit natyror, ndërkaq sasia e gazit natyror që prodhojnë Kazakistani dhe Uzbekistani mezi është e mjaftueshme për konsum të brendshëm.
Këto dy shtete në Azinë Qendrore kanë një gazsjellës të përbashkët për në Rusi dhe një gazsjellës që transporton gazin natyror nga Turmenistani për në Kinë.
Moska ka rritur dërgesat me gaz natyror për në Kinë që kur shtetet evropiane nisën të ulin varësinë e tyre ndaj gazit rus, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit./REL
Sipas Presidentit të Shoqatës së Dhomave Gjermane të I...
Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa, ka shpërthyer...
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, po shqyrton plan...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se “epoka e a...
Rusia ka kritikuar komentet e Papa Françeskut se disa grup...
Pas pothuajse tre vjetësh të kufizimeve të ashpra ndaj COV...
Një linjë e posaçme komunikimi, e krijuar midis ushtrive t...
Qeveria gjermane mbrojti të hënën planet për të lehtësuar ...
Gjeneral iranian Amir Ali Hajizadeh ka pranuar se më shumë...
Shtëpia e Bardhë iu bashkua të hënën kritikave të disa rep...
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me...
Rajoni Indo-Paqësor do të luajë një "rol të rëndësishëm dh...
Edhe pse në Europë ka nisur i ftohti, marrëdhëniet mes Hun...
Kombet e Bashkuara thonë se situata në qytetet jugore ...
Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund ndjekjes pena...
Administrata e Bidenit po planifikon një shitje të mun...
Kremlini njoftoi të hënën se centrali bërthamor në Zha...
Pentagoni po shqyrton një propozim të kompanisë Boeing...
Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësim për situa...
Në një referendum të dielën sllovenët mbështetën një l...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...