Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë
Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa, ka shpërthyer...

Sipas Presidentit të Shoqatës së Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) Peter Adrian, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në Republikën Federale të Gjermanisë, kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen të refuzojnë porositë dhe të reduktojnë shërbimet e tyre. Prandaj, Adrian insiston për procedura më të lehta për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. "Edhe në krizën aktuale, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është rreziku i dytë më i madh i biznesit për kompanitë pas kostove të energjisë," i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit (DPA). "Shumë kompani janë duke shpresuar se fluksi i punëtorëve të kualifikuar nga vendet e treta do të bëhet edhe më i lehtë."
Qeveria federale po punon aktualisht në reformën e ligjit për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar të miratuar në vitin 2020. Sipas Adrianit, ligji aktual e ka lehtësuar ardhjen e specialistëve nga vendet jashtë Bashkimit Europian. "Por përvoja në kompani tregon se shumë gjëra janë ende tepër të ndërlikuara, zgjasin shumë e madje edhe dështojnë tërësisht."
Kritika për proceset e ngadalta të autoriteteve

Nga pikëpamja e kompanive, është e rëndësishme që emigrantët të mos kenë nevojë të tregojnë dëshmi të kualifikimeve ekuivalente me ato në Gjermani, para arritjes në këtë vend. "Për shkak se përvoja e përditshme në kompani tregon se kualifikimet e munguara shpesh mund të arrihen edhe gjatë punës së përditshme. Për një fillim sa më të mirë në kompani, është e rëndësishme të promovohet më intensivisht edhe mësimi i gjuhës gjermane jashtë vendit."
Por proceset e autoriteteve të përfshira në ardhjen e fuqisë punëtore duhet të funksionojnë më shpejt dhe me pak pengesa. Në veçanti, koha e pritjes për një takim për të aplikuar për vizë pune është shpesh mjaft e gjatë dhe duhet të kalojnë muaj të tërë deri në marrjen e një orari takimi. Ndërkohë që për të tërhequr me sukses punëtorë të kualifikuar, duhet më shumë, thekson Adrian.
"Kjo fillon prej ofertës për vendstrehim të përshtatshëm e deri te kujdesi për fëmijët e tyre. Nëse duam të frymëzojmë njerëz nga e gjithë bota për të punuar në Gjermani, atëherë duhet t'u japim edhe mundësinë që të ndihen të mirëpritur në Gjermani."
Planet për lehtësimin e marrjes së shtetësisë

Planet aktuale të qeverisë federale përfshijnë edhe thjeshtimin dhe lehtësimin e marrjes së shtetësisë gjermane, pra shkurtimin e afateve për marrjen e një pasaportë gjermane, por edhe lejimin e mbajtjes së dy pasaportave. Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher, i ka mbështetur këto plane: "Problemi me fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani do të përkeqësohet masivisht për shkak të problemeve demografike dhe konkurrencës në rritje për punëtorët e kualifikuar. Ndaj politikanët duhet të veprojnë më me vendosmëri sesa deri tani", tha Fratzscher për gazetën "Handelsblatt". Një perspektivë e qartë për shtetësinë është një element i rëndësishëm për ta bërë Gjermaninë më tërheqëse për punëtorët e huaj të kualifikuar, thotë ai./DW
Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa, ka shpërthyer...
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, po shqyrton plan...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se “epoka e a...
Rusia ka kritikuar komentet e Papa Françeskut se disa grup...
Pas pothuajse tre vjetësh të kufizimeve të ashpra ndaj COV...
Një linjë e posaçme komunikimi, e krijuar midis ushtrive t...
Qeveria gjermane mbrojti të hënën planet për të lehtësuar ...
Gjeneral iranian Amir Ali Hajizadeh ka pranuar se më shumë...
Shtëpia e Bardhë iu bashkua të hënën kritikave të disa rep...
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me...
Rajoni Indo-Paqësor do të luajë një "rol të rëndësishëm dh...
Edhe pse në Europë ka nisur i ftohti, marrëdhëniet mes Hun...
Kombet e Bashkuara thonë se situata në qytetet jugore ...
Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund ndjekjes pena...
Administrata e Bidenit po planifikon një shitje të mun...
Kremlini njoftoi të hënën se centrali bërthamor në Zha...
Pentagoni po shqyrton një propozim të kompanisë Boeing...
Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësim për situa...
Në një referendum të dielën sllovenët mbështetën një l...
Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...