Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sqaroi se grupi i punës ka një muaj kohë për të hartuar një dokument që do t'u mundësojë qytetarëve të komunave në veri shkarkimin e kryetarëve aktualë përmes konsultimeve publike dhe një peticioni të qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote në komunat përkatëse. Sipas tij, me këtë dokument pritet të përcaktohen rregullat se si mund të organizohet peticioni, i cili duhet të shprehë vullnetin e 20 për qind të votuesve të një komune për të pasur sukses.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në zgjedhje të parakohshme për kryetar komune mund të shkohet në rast se kryetari aktual jep dorëheqjen, në rast se qytetarët kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të komunës përkatëse, si dhe në rast se kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye.

Ministri Krasniqi, thotë se kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe nuk mund t'u kërkohet të japin dorëheqje, por sipas tij, "ata mund ta bëjnë këtë me vendim individual”.
"Peticioni është shprehje e vullnetit të 20 për qind të trupës votuese të një komune. Nëse në një komunë të caktuar qytetarët e asaj komune arrin t'i kenë 20 për qind të trupës votuese me kërkesën që të largohet kryetari i komunës, atëherë do të trajtohet si kërkesë, nëse nuk do të ketë atëherë kjo mbetet aty, kryetarët e vazhdojnë punën në komunë”, tha ministri Krasniqi.
Njëra nga partitë më të mëdha opozitare në kuvend, PDK, e ka vlerësuar si të gabueshme nismën që kryetarët e veriut të largohen përmes peticionit. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se opsioni i dorëheqjes së kryeytarëve është më i mirë në këtë rast.
"Personalisht e konsideroj gabim që të kërkohet rruga e peticionit të 20 për qind të atyre që janë në listën e votuesve, e cila i hap rrugë referendumit që do të duhej të kalonte me mbi 50 për qind të votuesve për shkarkimin e kryetareve. Kjo për dy arsyeje, e para që nuk ka bazë ligjor të qartë. Sepse Kosova kurrë nuk e ka miratuar ligjin për referendumin. Dhe e dyta nuk besoj që ne duhet ta krijojmë një traditë politike ku komunitet e caktuar etnike në Kosovë t'i arrijnë qëllimet e tyre politike përmes referendumit”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.
Zhvillimi i zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, është një prej hapave kryesorë për uljen e tensioneve që shpërthyen në veri pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillittë bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e njësive të policisë. Kjo pasoi reagimin e ashpër të serbëve lokalë, ku pati përleshje edhe me forcat paqeruajtëse të KFOR-it ku mbetën të plagosur mbi 30 ushtarë. Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ku parashihet edhe pjesëmarrja e pakushtëzuar e serbëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e parë të uljes së tensioneve, duke zvogëluar për 25 % praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri. Sipas njohësve të pushtetit lokal, janë dy rrugë për të mundësuar shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri; përmes dorëheqjeve të kryetarëve aktualë dhe përmes peticionit të qytetarëve.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha javën e shkuar se institucionet po përgatiten për mbajtjen e zgjedhjeve, por sipas tij zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të mbahen pa u shtensionuar plotësisht situata. Edhe përfaqësues të Listës Serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, kanë thënë se pa shtensionimin e situatës në veri të Kosovës është e pakuptimtë të flitet për zgjedhje të reja./ REL
Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi, u ka bërë thi...
Donald Trump është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave fede...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e ...
Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialo...
Mbetjet e një alpinisti gjerman, i cili u zhduk 37 vite më...
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi ...
14 persona u plagosën këtë të enjte pasi një burrë u fut m...
Policia e Kosovës ka ulur sërish me 25 për qind praninë e...
Kosova u ka ndaluar hyrjen në territorin e saj për 3 vi...
Në ditën e dytë të vizitës në Portugali Papa Françesku vaz...
Rusia ka shtuar Norvegjinë në listën e “shteteve jomiqësor...
Kush kërkon një banesë në një zonë të mirë banimi në Berli...
Gjykata Komerciale e Kosovës ka shtyrë ekzekutimin e vendi...
Përkeqësimi i kushteve të motit në të gjithë Evropën Jugor...
Vetëm 20,000 vizitorë në ditë do të lejohen të vizitojnë...
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij S...
Papa Françesku ka mbajtur një takim privat me viktimat e a...
Ngrohja globale e ka bërë korrikun më të nxehtë për katër ...
Të frikësosh Poloninë - ky ishte me sa duket qëllimi i fun...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump do të akuzohet e...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...